PARIME PËR ZGJIDHJE TË PROBLEMËVE

PARIME PËR ZGJIDHJE TË PROBLEMËVE

0 1460

Hani Arefe
Përktheu: Amel Kurtishi
1. Mos i mendo hollësitë e problemëve:
Në vend të mendimit rreth hollësive të problemit mundohu të analizosh shkaqet e problemit në fjalë. Të menduarit rreth shkaqeve është pjesë e zgjidhjes së problemit, ndërsa shqyrtimi i detajeve dhe hollësive të problemit janë pjesë të problemit që e ndërlikojnë. Ndodh që personi të flet orë të tëra lidhur me detajet e problemit dhe kur pyetet për shkaqet, përgjigjet: nuk e di. Problemi që i njihen shkaqet është gjysmë i zgjidhur.
Kemi tri kategori të njerëzve në raport me problemet
a. Kategori e njerëzve që natë e ditë mendojnë rreth hollësive të problemit dhe të tillët kaplohen nga zhgënjimi dhe depresioni.
b. Njerëzit që e injorojnë plotësisht prboblemin dhe kështu ai ndërlikohet më shumë.
c. Ata të cilët mendojnë për shkaqet e problemit, që i shqyrtojnë hollësitë dhe që vazhdojnë jetën e tyre në mënyrë normale. Sipas tyre problemet janë pjesë e jetës por nuk janë jeta në tërësi. Bëhu nga ky lloj i njerëzve.
Shkurtimisht i suksesshëm është ai i cili i analizon shkaqet e ndodhive.
2. Zgjidhje reale:
Zgjidhja nuk duhet të jetë një lloj i qetësuesit. Sumica nga zgjidhjet që i shohim sot janë në realitet menazhim me simptomet dhe nuk e zgjidhn thelbin dhe esencën e problemëve. Ilaçi qetësues ndoshta e largon shpejtë dhimbjen por shkaku i dhimbjes mbetet i paprekur. Njerëzit janë të prirë për përtesë dhe zgjdhje të shpejta qetësuese. Shembull i këtij lloji të zgjdhjeve është kur mosmarrëveshjet në familje trajtohen me fjalë: duro ajo është nëna e fëmijëve tuaj, dhe ti duro dhe përballoje nervozizmin e burrit. Në këtë lloj të zgjidhjeve nuk adresohen shkaqet dhe nuk ofrohet zgjidhje reale për përfundimin e problemit në fjalë.
3. Zbulo zgjidhje alternativë:
Kjo pikë është e rëndësishme sepse pas zgjidhjes së propozuar, japim edhe alternativën në raste kur zgjidhja e parë nuk e ka efektin e pritur. Pa zgjidhje alternative personi rrezikohet me zhgënjim nëse zgjidhja e parë nuk është e suksesshme.
4. Konsulto njerëzit me përvojë:
Pas analizës, shkurtoje kohën/mundin dhe konsultoji ata që kanë përvojë për zgjidhjen e problemit që ke. Me këtë konsultim mendjes tënde do ti bashkohen edhe mendje tjera dhe bashkërisht do të mendoni rreth zgjidhjes nga pikëpamje që ndoshta ti si individ nuk i ke shqyrtuar.
5. Vendimi i prerë dhe pastaj zbatimi:
Mosnxitimi dhe analiza e problemit nga shumë aspekte është gjë e mirë para marrjes së vendimit. Pasi që është vendosur rreth zgjidhjes ngurrimi është qasje negative. Tani është faza e zbatimit, mbështetu tek Allahu dhe nis me realizimin e zgjidhjes. Qasja mesatare nënkupton fillimisht analizë shumëdimensionale dhe pastaj vendim të prerë dhe të paluhatshëm për mënyrën dhe veprimet për ta zgjidhur problemin.
6. Ki parasysh dhe ruaje të drejtën tënde:
Ke të drejtë të gabosh, nëse gabon mos reago në mënyrë të pamatur, mos u pikëllo dhe mos u zhyt në arsyetim para njerëzve. Do gabosh dhe do të mësosh nga gabimi yt. (Çdo njeri është gabimtarë)
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, na ka mësuar të falim namaz istihare dhe të konsultohemi dhe të mos shqetësohemi nëse vendimi që kemi marrë del gabim…(Mos thuaj sikur ta bëja kështu do ndodhte kështu, fjala sikur e hap punën e shejtanit)
7. Mos ik nga problemët e ndërlikuar:
Edhe problemët e komplikuar kanë zgjidhje ose së paku kemi mundësi ti zbusim efektet negative mbi jetën tonë individuale dhe shoqërore. Nëse i injorojmë këto problemë ndikimi negativ i tyre do të mbetet dhe nuk do ndërmerret asgjë që kemi mundësi për të eliminuar ose së paku për të zbutur efektet destruktive të problemëve.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 585