23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

TË LUTURIT PËR SHËNDET

Falenderimi i takon Allahut i Cili na krijoi në formën më të bukur dhe na dha shëndet dhe furnizim. Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin për pejgamberin tonë Muhamedin, të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për botrat, për familjen e tij, për sahabët e tij dhe për gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.

Në jetojmë në një botë me një jetë ku lindim, zhvillohemi, plakemi dhe vdesim. Dikush më parë, e dikush më vonë aq sa Allahu i ka caktuar moshat e njerëzve. Gjatë jetës kemi shëndet dhe ndonjëherë sëmuremi dhe sprovohemi me sprova të ndryshme. Andaj ne këmi nevojë të lutemi për shëndet, për të na mbrojtur Allahu nga sprovat e kështu me rradhë.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e ka pasur nga e përditshmeja e tij të lutet për shëndet dhe kështu e ka porositur umetin e tij.

Abdullah ibn Omeri r.a. ka thënë: I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem nuk i ka lënë këto lutje në mëngjes dhe as në mbrëmje:

اللهم إني أسألك العافية في الدنيا والآخرة، اللهم أسألك العفو والعافية في ديني ودنياي وأهلي ومالي، اللهم استر عوراتي، وآمن روعاتي، اللهم احفظني من بين يدي ومن خلفي، وعن يميني وعن شمالي، ومن فوقي، وأعوذ بعظمتك أن أُغتال من تحتي.

“O Allah, unë të kërkoj të më japësh shëndet në dynja dhe Ahiret, o Allah, unë të kërkoj të më japësh falje dhe shëndet në fenë time dhe në dynja, në familjen time dhe në pasuri. O Allah, mi mbulo të metat, më ruaj nga trishtimi. O Allah më ruaj nga para, nga mbrapa, nga e djathta, nga e majta. Nga lart dhe të kërkoj mbrojtje me madhërinë tënde të mos sulmohen nga poshtë.“ tra. Ebu Davudi

Poashtu në mëngjes dhe në mbrëmje ka thënë nga tre herë:

اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي بَدَنِي، اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي سَمْعِي، اللَّهُمَّ عَافِنِي فِي بَصَرِي، لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ، اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ الْكُفْرِ وَالْفَقْرِ، وأَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ، لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ

“ O Allah më jep shëndet në trup, o Allah më jep shëndet në ndëgjim, o Allah më jep shëndet në të pamurit, ska zot që meriton adhurimin, përpos Teje. O Allah, unë të kërkoj mbrojtje me Ty nga pabesimi dhe varfëria, dhe të kërkoj mbrojteje me Ty nga dënimi I varit, ska Zot, përpos Teje.“ tra. Ahmedi

I dërguari I Allahut I ka thënë xhaxhait të tij Abasit:

يا عم، أكثر الدعاء بالعافية

“O Xhaxha, shtoje lutjen për shëndet.“ tra. Taberani

Ebu Bekër Sidiku një herë kur ka hipur në minber, ka qarë dhe ka thënë se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem kur ka hupur në minber në vitin e parë, ka qarë dhe ka thënë:

اسْأَلُوا اللَّهَ الْعَفْوَ وَالْعَافِيَةَ؛ فَإِنَّ أَحَدًا لَمْ يُعْطَ بَعْدَ الْيَقِينِ خَيْرًا مِنْ الْعَافِيَةِ

“Lutne Allahun për ndjesë dhe shëndet, sepse asnjërit nuk i është dhënë hajr më i madh pas bindjes si shëndeti.“ tra. Tirmidhiu

iNuk duhet të anashkalohen lutjet për shëndet, se Allahu I ndëgjon lutjet tona dhe Ai është i Plotëfuqishëm.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka kaluar pran një populli që kanë qenë të sprovuar më sëmundje dhe ka thënë:

أما كان هؤلاء يسألون العافية

“A nuk ka qenë më mirë për këta ta të luten për shëndet.“ tra. Bezari

Enesi r.a. trego se I dërguari i Allahut e kishte vizituar një të sëmurë nga muslimanët që ishte ligështuar dhe ishte bërë si zog i trisht. I dërguari i Allahut i ka thënë: a je lutur më ndonjë lutje, apo ta lusësh për ndonjë gjë? Ka thënë: Po. Kam thënë: O Allah, me atë që ke pasur të më dënosh në Ahiret, ma përshpejto në dynja. I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem: subhanallah! Nuk mundesh ta durosh, apo nuk mundesh. Sikur të kishe thënë: Allahumme atina fid-dunja hasene, ve fil-ahireti hasene ve kina adhaben-nar (O Allah, na jep në dynja të mira, në ahiret të mira dhe na ruaj nga dënimi në xhehenem) ka thënë: pastaj e ka lutur Allahun për të dhe e ka shëruar.”

Tra. Muslimi

Begatia e shëndetit është begati e madhe që ta ka dhënë Allahu i Madhëruar.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

مَنْ أَصْبَحَ مِنْكُمْ آمِنًا فِي سِرْبِهِ، مُعَافًى فِي جَسَدِهِ، عِنْدَهُ قُوتُ يَوْمِهِ، فَكَأَنَّمَا حِيزَتْ لَهُ الدُّنْيَا بحذافيرها

“Kush gdhin nga ju i sigurt në pronën e tij, me shëndet në trupin e tij dhe e ka racionin e ushqimit për atë ditë, është si me poseduar dynjanë prej skajeve të veta.” Tra. Buhariu në Edebul-Mufred

E lusim Allahun të na jep shëndet dhe të na mbrojë nga sprovat e dynjasë dhe Ahiretit.

Ali Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...