10.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

MEDITIME KURANORE – 151

1. Frytet e devotshmërisë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ ۚ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ بَالِغُ أَمْرِهِ ۚ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْرًا

“E kush iu përmbahet dispozitave(tregohet i devotshëm ) të Allahut, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare. Kështu i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe Alllahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” (Talak; 2-3). Njëherë në jetën time mu ngushtua gjoksi (nga sprovat e ndryshme) dhe më shkoi mendja që kjo gjë do më mbjell mërzi dhe do mē humb lumturinë sa të frymoj në këtë jetë. Fillova të mendoj për ihlasin(sinqeritetin) që përmes tij të dilja nga kjo kohë e vështirë, por nuk munda edhe pse bëra përpjekje. Pastaj, një ditë duke lexuar Kuran, arrita tek ky ajet Kuranorë dhe e pash që devotshmëria ndaj Allahut është rrugëdalja e vetme nga çdo sprovë dhe mërzi. Nuk shkoi shumë kohë, e futa devotshmërinë në vetem time dhe erdhi rrugëdalja dhe zgjidhja e problemit!

Ibn Xheuzi, rahimehullah Sajdul Hatir; fq.143

2. Pas vështirësisë vjen lehtësimi! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; سَيَجْعَلُ اللَّهُ بَعْدَ عُسْرٍ يُسْرًا “Mirëpo pas vështirësisë Allahu sjell çlirim (begati).” (Talak; 7). Mos u qudit pse ka ardhur ky ajet menjëher pas rregullave dhe dispozitave të divorcit(talakut), ngase pas gjithë asaj periudhe të divorcit dhe sprovave të saj, ky ajet vjen si ngushllim dhe freski për ata që janë ndarë (divorcuar), pra ngushllim për ta se do vjen lehtësimi pas vështirësisë, pra kjo kohë e zymtë dhe e vështirë nuk do zgjasë shumë dhe do ketë zgjidhje për të mirë.

Shejh Dr. Omer el Mukbil

3. Jeta bashkëshortore! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

وَإِذْ أَسَرَّ النَّبِيُّ إِلَىٰ بَعْضِ أَزْوَاجِهِ حَدِيثًا فَلَمَّا نَبَّأَتْ بِهِ وَأَظْهَرَهُ اللَّهُ عَلَيْهِ عَرَّفَ بَعْضَهُ وَأَعْرَضَ عَنْ بَعْضٍ ۖ فَلَمَّا نَبَّأَهَا بِهِ قَالَتْ مَنْ أَنْبَأَكَ هَٰذَا ۖ قَالَ نَبَّأَنِيَ الْعَلِيمُ الْخَبِيرُ

“(Përkujto) kur Pejgamberi ndonjerës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e Allahu (Pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri me (asaj) me dije një pjesë të trgimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njohtoi atë (gruan) me atë (që kishte treguar), ajo tha: “E kush të tregoi ty këtë?” Ai tha: “Më tregoi i gjithdijshmi, njohësi i të fshehtave!” (Tahrim; 3). Lejohet që t’ia tregosh disa sekrete gruas apo grave t’ua dhe ato obligohen ta fshehin atë sekret dhe mos ta përhapin. E nëse ndodh që ndonjëra prej tyre nuk e mban sekretin dhe ia tregon dikujt, atëherë të lejohet ty që ta dënosh(të marrësh masa ndaj saj) por jo me dënim të tepruar dhe jo t’ia cekësh gabimin pastaj çdoherë gjatë jetës.

Shejh Muhamed el Hudajri

4. Frytet e Sabrit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

أُولَٰئِكَ يُجْزَوْنَ الْغُرْفَةَ بِمَا صَبَرُوا وَيُلَقَّوْنَ فِيهَا تَحِيَّةً وَسَلَامًا خَالِدِينَ فِيهَا ۚ حَسُنَتْ مُسْتَقَرًّا وَمُقَامًا

“Për shkak se duruan të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.” (Furkan; 75-76). I gjithë ky fitim i madh, i gjithë sukses i madh, pas gjithë sprovave, pas gjithë kësaj rruge të gjatë të mundimshme është arritur vetëm përmes Sabrit (durimit). Pjesa e ajetit: ” Për shkak se duruan.”

Dr. Ferid el Ensarij Mexhalisul Kur’an; fq. 272

5. Namazi! Një ditë prej ditëve Omeri, radijAllahu anhu, ishte duke falur namazi e duhasë (pasditës ) dhe e zgjati shumë. Pasi e kreu namazin, dikush prej njerëzve i tha, sot veprove diçka që nuk të kemi parë duke e vepruar më parë, e zgjate shumë namazin e duhas!? Omeri, tha: Më ka mbetur një pjesë nga Kurani ose nga namazi i natës pa e realizuar, e shfrytëzova rastin ta kryej tash, e pastaj Omeri, lexoj ajetin, ku Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَهُوَ الَّذِي جَعَلَ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ خِلْفَةً لِمَنْ أَرَادَ أَنْ يَذَّكَّرَ أَوْ أَرَادَ شُكُورًا ” Ai është që bëri natë e ditën zëvendsuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.” (Furkan: 62).

Ed durrul Menthur; 6/270

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...