Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Ngrihuni në syfyr, sepse bereqeti është në syfyr”
E shënon Buhariu dhe Muslimi.
Ndërsa në hadithin e Amr ibn Asit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thuhet: Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të librit, është ngrënia e syfyrit.
Syfyri arrihet edhe me një ushqim të thjeshtë, qoftë ushqim apo pije.
Bereqeti në syfyr nënkupton:
1. Ndjekjen e traditës profetike.
2. Të dalluarit nga ithtarët e librit.
3. Përforcimi për ibadet e shtimi i aktiviteteve.
4. Largimi i sjelljes së keqe që e shkakton uria.
5. Të ushqyerit bashkarisht me anëtarët e familjes.
6. Ngritja në syfyr shkak i shpeshtimit të lutjeve pasi që është momenti kur Allahu i përgjigjet lutjeve.
7. Falja e namazit të sabahut, ngritja në syfyr na ndihmoh që të falim sabahun me kohë.
O Allah, na jep bereqet në veprat tona, pasuritë e familjet tona.
Përkthim: Hoxhë Shpend Zeneli