SI ARRIHET FALJA E MËKATEVE NË RAMAZAN?

SI ARRIHET FALJA E MËKATEVE NË RAMAZAN?

0 1087

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke thënë:

“kush falet gjatë Ramazanit, me besim (në Allahun) dhe shpresë (në shpërblimin e tij), i falen mëkatet e mëparshme”

E shënon Buhariu dhe Muslimi.

Ky hadith na mëson se shtimi i namazeve përgjatë muajit Ramazan, me namaz të teravive është një prej shkaqeve për falje të mëkateve …

Por, që kjo falje është e kushtëzuar me dy kushte, ato dy kushte janë:
1. Me besim (në Allahun); i bindur në premtimin e Allahut, dhe i bindur madhështinë e qëndrimit para Tij.
2. Me shpresë në shpërblimin e Allahut; laŕg syefaqësisë, dhe jo një ibadet thjesht adet.

Të jemi pak më të kujdesur për namazin e teravive, e nëse është mundësia të falen me imam nëpër shtëpitë tona, po edhe individualisht, të shfrytëzojmë këto pak dit, para se të kalojnë.

Në këtë mënyrë besimtari është në adhurim gjatë gjithë kohës, ditën me agjërim e në mbrëmje me namaz.

Ai që është u durueshëm dhe i kryen me përpikmëri të dyjat, atij shpërblimi i jipet me pa kufi.

#përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 596