Falenderimi i takon Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet dhe përshëndetjet më të mira ia dërgojmë pejgamberit tonë Muhamedit alejhi salatu ve selem.
Fjalët e Allahut janë të vërteta dhe në to nuk ka fare dyshim. Megjithate Allahi i Madhëruar në disa vende në Kuranin famëlartë ka premtuar edhe duke e përmendur tërmin “v’ad” – premtim dhe poashtu në forma tjera.
Me disa fjalë do të përmend shkurtimisht një pasqyrë të premtive të Allahut të Madhëruar duke shpresuar që të plotësojmë atë që Allahu e kërkon prej neve dhe që pastaj Allahu të na i përmbushë premtimet e Tij.
Allahu i Madhërur ka thënë:
إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ
“ … premtimi i All-llahut është i vërtetë, …“Rum, 60
لَا يُخْلِفُ اللَّهُ وَعْدَهُ
“ … All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet… “ Rum, 6
Besimtari beson bindshëm në premtimit e Allahut dhe kjo e bën që ai të shpresojë në premtimet të cilat Allahu i Madhëruar i ka premtuar.
Prej tyre:
Premtime që Allahu u drejtohet robërve të Tij me fjalën ‘premtim’ :
p.sh.
وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُمْ فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَىٰ لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا ۚ يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا ۚ وَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ (55)
“All-llahu u premtoi atyre të cilët besuan dhe bënë vepra të mira prej jush, se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit. “ Nur, 55
وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ ۙ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ عَظِيمٌ (9)
“Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh. “ Maide, 9
وَعَدَ اللَّهُ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ ۚ وَرِضْوَانٌ مِّنَ اللَّهِ أَكْبَرُ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ (72)
“Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh “ Teube, 72
Ka disa premtime në Kuranin famëlartë në të cilat Allahu I Madhëruar premton me kusht. Prej tyre:
لَئِن شَكَرْتُمْ لَأَزِيدَنَّكُمْ
“ …Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, … “ Ibrahim, 7
وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا
“ … e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë “ Talak, 2
إن تنصروا الله ينصركم
“ … nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve …“ Muhamed, 7
فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ
“ Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim … “ Bekare, 152
ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ
“ … “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, … “ Gafir 60
ۚ وَمَا كَانَ اللَّهُ مُعَذِّبَهُمْ وَهُمْ يَسْتَغْفِرُونَ
“ … dhe All-llahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë) “ Enfal, 33
*****
Ashtu siç theksova më parë, premtimi i Allahut është i vartetë dhe do të realizohet. Kështuqë banorët e xhenetit do ta përmendin këtë premtim dhe atë në diskutim me banorët e xhehenemit.
Allahu i Madhëruar e përmendë këtë gjë në suren Araf. Ka thënë:
وَنَادَىٰ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ أَصْحَابَ النَّارِ أَن قَدْ وَجَدْنَا مَا وَعَدَنَا رَبُّنَا حَقًّا فَهَلْ وَجَدتُّم مَّا وَعَدَ رَبُّكُمْ حَقًّا ۖ قَالُوا نَعَمْ ۚ فَأَذَّنَ مُؤَذِّنٌ بَيْنَهُمْ أَن لَّعْنَةُ اللَّهِ عَلَى الظَّالِمِينَ (44)
“ “Ata të xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti ynë, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetë atë që ua pat premtuar zoti juaj?” Ata (banuesit e zjarrit) thonë: “Po”. Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: “Mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët! “ Araf, 44
Rasti në Bedër
Enes ibn Malik na përcjellë nga Ebu Talha se profeti i Allahut salallahu alejhi ve selem urdhëroi që njëzetë e katër veta nga udhëheqësit e kurejshëve ti hudhin në një gropë (pus) nga gropat e Bedrit që ishin të pista. Kur ngadhnjete kundër armikut, qëndronte aty tre netë. Kur u bënë në Bedër tre netë, urdhëroi tia pregatitin mjetin e transportit, pastaj eci tutje dhe e pasuan sahabët. Ata kanë thënë se nuk po niset, përpos se të kryej ndonjë nevojë. Ka ecur derisa është ndalur te skaji i gropës dhe ka filluar ti thërrasë me emra dhe emra të baballarëve të tyre. o filan i biri i filanit, o filan i biri i filanit. A kish pas dashur ti nënshtroheshit Allahut dhe ta respektonit të dërguarin e Tij. në e gjetëm atë që n aka premtuar Allahu të vërtetë, e ju a e gjetet atë që u aka premtuar Allahu të vërtetë?!
Omeri ka thënë: o i dërguar i Allahut, a po u flet trupave që skanë shpirt?!
I dërguari i Allahut salallahi alejhi ve selem ka thënë: Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, ju nuk ndëgjoni më shumë se ata atë që po ua them atyre.
Katade ka thënë: Allahu i ka ngjallur për ta ndëgjuar thënien e tij, për poshtërim, nënçmim, për hakmarrje dhe dëshprim e ndihen të penduar.
E lusim Allahun e Madhëruar që të bëj prej atyre që i nënshtrohen Atij dhe I binden, që besojnë në të dhe i besojnë premtimet e Tij. të qëndrojmë besnik ndaj Tij dhe të na I realizojë premtimet ndaj nesh.
Ali Shabani