Pasi ta fal vitrin me imam a lejohet të fal namaz nate me xhemat tjetër ose vet?

Pasi ta fal vitrin me imam a lejohet të fal namaz nate me xhemat tjetër ose vet?

0 2478

Përgjigje: Duke pasur parasysh hadithin: “Kush falet me imamin derisa ta përfundojë, i shkruhet sikur të jetë falur tërë natën” themi që nëse dëshiron të fitosh shpërblimin e gjithë natës, falu me imamin deri në fund pra, deri në namazin e vitrit, e pastaj nëse dëshiron të falësh ende namaz nate, fal por mos e fal vitrin përsëri sepse “nuk ka dy vitre brenda një nate” (Sahih Nesai nr. 1678)

Ndërsa metoda tjetër është: falesh me imamin derisa ai ta falë vitrin, e kur ai të jep selam, ti mund të ngrihesh dhe të shtosh një reqat, që pastaj ta falësh vitrin me xhematin tjetër. Të dyja këto forma janë të lejuara.

Komisioni i Përhershëm për Fetva ka thënë:

“Nëse e fal teravinë me imam, më e mira është ta falësh vitrin me të për të fituar shpërblimin e plotë, sipas hadithit: “Kush falet me imamin derisa ta përfundojë, i shkruhet sikur të jetë falur tërë natën”, e ka shënuar Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

E nëse ngrihesh në fund të natës dhe dëshiron të falesh, falu sa të dëshirosh por pa vitër, sepse nuk ka dy vitre brenda një nate siç shpjeguam”.

(fetva e nënshkruar nga shejh Abdulaziz ibën Baz, shejh Abdurezak Afifi, shejh Abdullah ibën Gudejjan, shejh Salih el Feuzan, shejh Abdulaziz Alu Shejh, Shejh Bekër Ebu Zejd)

(Fetava Lexhne Daime, tubimi i dytë 6/54)

Shejh Muhamed ibën Uthejmini, duke shpjeguar fjalinë e autorit të librit Zadul Mustekni: “e nëse e ndjekë imamin, atëherë e bën çift me një reqat” thotë: “d.m.th. nëse ai që falë namazin e natës ndjekë imamin dhe e falë vitrin me të: le ta plotësojë duke e bërë çift, duke i shtuar një reqat, kjo është metoda e dytë se çfarë duhet të bëjë falësi i namazit të natës; pra, e ndjekë imamin deri në vitër (tek) por e bën çift me një reqat – dhe kësisoj – ai ka mundësi që në fund të natës të falë vitrin, kjo është një punë e mirë…

Por nëse dikush thotë: Kjo a nuk bie ndesh me hadithin: “Kush falet me imamin derisa ta përfundojë, i shkruhet sikur të jetë falur tërë natën” themi: Jo, nuk bie ndesh, sepse Profeti nuk e kushtëzoi që edhe ky së bashku me imamin ta përfundojë por tregoi se duhet të qëndrojë me imamin derisa ai të përfundojë, e ky që shton pas selamit të imamit lirisht themi se është falë me imamin deri në fund”. (Sherhul Mumtië ala Zadil Musteknië 4/65-66).

Shejh Salih El Feuzan – Allahu e ruajttë – ka thënë: “Nëse njeriu e falë teravinë dhe vitrin me imam e më vonë ngrihet dhe falë namaz nate, nuk ka asnjë pengesë, por nuk duhet ta përsërisë vitrin, sepse mjafton vitri që e ka falur me imamin. Kurse nëse ai falet me imamin por nuk e falë vitrin me të, gjithashtu nuk ka pengesë, por i ikë shpërblimi i pasimit të imamin, sepse më e mira është që ta ndjekë imamin dhe me të ta falë vitrin, sepse Profeti, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush falet me imamin derisa ta përfundojë, i shkruhet sikur të jetë falur tërë natën”; shënon Tirmidhiu (806), Ebu Davudi (1375) Nesaiu (1605) dhe Ibën Maxhe (1327); pra le të falë me imamin edhe vitrin e kjo nuk e pengon që pastaj të falet prapë në fund të natës”. (Mexhmuu Fetava Shejh Salih el Feuzan 1/435).

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM