MREKULLIA E EMRIT HAMAN NË KURAN

MREKULLIA E EMRIT HAMAN NË KURAN

0 1254

Hamani është një figurë historike që është përmendur gjashtë herë në Kuran. Ka qenë i afërt me faraonin në kohën e pejgamberit Musa, alejhi selam.
Në surën Gafri, ajeti 36-37, Allahu thotë: “Dhe faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një kullë që t’i arrij rrugët. Rrugët e qiellit e të shoh Zotin e Musait, sepse jam i bindur se ai gënjen.”
Profesori francez Moris Bukaj (Maurice Bucaille) ka bërë një studim të thellë lidhur me këtë emër. Ai me këtë rast ,na tregon një ngjarje shumë interesante, duke thënë:
“Në Kuran është përmendur Hamani si kryetar i inzhinierëve dhe ndërtuesve. Në Bibël nuk është përmendur aspak ky personalitet në kohën e faraonit.
E shkrova emrin Haman me gjuhën e hieroglifeve (gjuhën e vjetër egjiptase), ia paraqita një ekspertit të historisë së vjetër egjiptase dhe duke dashur ta mbaj të pandikuar nga çfarëdo lloj ndikimi, nuk i tregova se është përmendur në Kuran por i thash që është gjetur në një dokument të vjetër arab i shekullit të VII-të gregorian. Eksperti më tha: është absurde të përmendet kjo fjalë në ndonjë dokumnet arab të shekullit të VII- të ngase simbolet hieroglifike nuk kanë qenë të deshifruara në atë kohë, por deshifrimi i parë ndodhi në vitin 1822¹ . Për ta vërtetuar këtë çështje më këshilloi ta konsultoj këtë fjalorë: “Die Agyptischen personennamen” (Fjalor i personaliteteve të vjetra egjiptiane) të autorit Herman Ranke. Iu referova këtij fjalori dhe pash se aty përmendej emir Haman i shkruar me hieroglife dhe në gjuhën gjermane si dhe përkthimi i kuptimit të tij e që ishte: kryetar i punëtorëve gurëthyes. Me këtë emër apo llagap në atë kohë është emërtuar kryetari i projekteve të mëdha ndërtimore. E fotokopjova atë faqe të fjalorit dhe shkova tek eksperti i cili më këshilloi t’i referohesha fjalorit në fjalë. E hapa Kuranin të përkthyer ne gjuhën gjermane dhe ia tregova emrin Haman aty. Ai u hutua dhe nuk mundi të thotë asnjë fjalë.”
Është një incizim në youtbe, ku prof. Moris Bukaj e tregon këtë rast në gjuhën angleze e titruar në arabisht.

Agim Bekiri
13.05.2020

¹Jean – François Champollion, në vitin 1822 zbuloi një shkrim të vjetër në një gurë i njohur si Guri i Rashidit ( the Rosetta Stone) i cili sot është në një muze në Britani ku shkruhej një tekst në tri gjuhë: me hieroglife, pastaj i njejti me shkronja heratikije (shkrim i vjetër poashtu egjiptas) dhe në pjesën e fundit i njeti tekst në gjuhën e vjetër greke. Kështu ky zbulim mundësoi deshifrimin e hieroglifeve. (Agim Bekiri)

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 593