Gjatë leximeve të mia, kam mësuar që kaptina “El-Enbija” është e njohur në mesin e dijetarëve dhe studiuesve, si kaptina e “Përgjigjjes”, por unë nuk e kuptova arsyen!
Kjo është e vetmja sure Kuranore në të cilën përmendet fjala “Ne iu përgjigjëm” më shumë se një herë, dhe në më shumë se një kontekst, kjo fjalë nuk u përmend në asnjë vend tjetër Kuranik përveç në këtë sure, dhe pyetja është; se sa herë është përmendur dhe në çfarë kontekste?
Për herë të parë është përmendur për Nuhun alejhi selam:
“Edhe Nuhun kur më parë – pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e ate dhe familjen e tij e shpëtuam nga ia tmerri i madh.”
Herën e dytë, për Ejubin alejhi selam:
“Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, ia dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bëmë përkujtim për të devotshmit.”
Herë e tretë për Junusin alejhi selam:
“Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.”
Herën e katërt për Zekerijan alejhi selam:
“Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij.”
Tani, kalojmë tek fjala “kështu që ne iu përgjigjëm atij” në cilat kontekste vije. A është e kufizuar vetëm për profetët? Dijetarët e interpretimit të Kuranit njëzëri thanë jo, dhe e argumentuan këtë me fjalën e Zotit kur iu përgjigj Ejubit alejhi selam, çfarë tha?:
“..dhe bëmë përkujtim për të devotshmit.”
Pra, në kontekstin e të gjithë adhuruesve(të devotshmëve), të gjithë ata që e adhurojnë Atë, janë afër mëshirës së Tij dhe përgjigjjes së lutjes sikuse Ejubi alejhi selam.
Më pastaj, pasi iu përgjigj lutjes së Junusit aleji selam, çfarë tha?
“..e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.”, dmth të gjithë ata që besojnë Allahun kanë të drejtën e përgjigjjes, dhe jo vetëm profeti Junus!
Studiuesit e interpretimit të Kuranit(tefsirologët) e interpretuan duke thënë se çdo lutje e këtyre të dërguarve e ka një çelës, dhe secili prej tyre e përdori njërin nga këta çelësa për të hapur derën e përgjigjes së Zotit të Plotfuqishëm, por cilat janë këto çelësa?
Çelësi i Nuhut ishte durimi, 950 vite durim duke ftuar popullin e tij që ishin jobesimtarë në Zotin. E kemi ne këtë çelës(durimin)?
Çelësi i Ejubit ishte edukata e lartë në komunikim me Zotin, kur tha:“Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”.
Studiuesit e interpretimit thonë:”më gjeti” ka ardhun në të panjohurën(në gjuhën arabe), sepse Ejubi u turpëruar t’i drejtohet Zotit të tij se Ti më preke(më sprovove) me dëm dhe sëmundje, prandaj gjeti fjalën e duhur dhe tha :” më gjeti belaja(sëmundja)”. Dhe iu drejtua Zotit si:”Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”, përkundër asaj që Zoti caktoi për të sëmundjen.
Është e njëjta shkollë që babai i profetëve, Ibrahimi,alejhi selam i drejtohej Zotit, duke thënë:”Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron.”
Ibrahimi alejhi selam ia atribuoi krijimin vetëm Zotit, dhe furnizimin gjithashtu, përveç sëmundjes, e la atë në të panjohurën, nuk tha: Ai që më ka sëmur, më shëron!
Kështu, profetët në komunikimin e tyre me Zotin e Lartësuar, ia atribuojnë të gjitha të mirat dhe duke larguar çdo mendim të keq edhe nëse ka të bëj me kadat e Tij.
Çelësi i lutjes së Junisit ishte:
“Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!”
Ndërsa kur Muhamedi salAllahu alejhi ue selam dëgjoi këtë, ai tha që është një nga lutjet më të mira sepse fillimi i saj është teuhidi(monoteizmit) mesi i saj lavdërimi apo lartësimi(i Zotit) dhe fundi i saj kërkimfalja.
Dhe sa i përket çelësit të Zekerijas, kjo sure na thotë me tekstin:”Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij.”
– Përse?
“Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh.”
Pra, këto vargje të cilat mund t’i përdorim si kode të shkurtëra, t’i mbajmë mend dhe t’i drejtohemi Atij, kur të na mbyllen të gjitha dyert, në kohën kur na duhet një derë nga qiell të na hapet me fjalën:
《Ne iu përgjegjëm atij》
Shkroi:
MajlindaRexhepi-Shabani