13.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEKRUHET E NAMAZIT!

1. Mbyllja e syve gjatë namazit.
2. Ngritja e shikimit drejt qiellit, qoftë kur ngritesh nga rukuja ose gjatë qëndrimit në këmbë.
3. Parfymosja e sexhades apo vendit ku bëhet sexhdeja, me qëllim aromës së mirë(e si shkak aromës të qëndrojë më gjatë në sexhde apo të nuhasë më gjatë në sexhde).
4. Lidhja e kokës me shami ose mbështjellja e saj e mesi të mbetet i zbuluar.
5. Përgjigja në selam me isharet, qoftë me lëvizje të kokës apo dorës, kur dikush të përsjëndet me selam gjatë kohës kur je duke u falur, ngase kjo nuk është nga pjesët e namazit.
6. Të veshurit me rroba në atë mënyrë që vetëm të hidhet mbi supe, pa veshje të zakonshme ose mbulimi i kokës dhe i gojës.
Ngase i dërguari i Allahut ka ndaluar mbështjelljen në namaz dhe mbulimin e gojës.
Gjithashtu, me mbështjellje kemi të bëjmë me imitim të jobesimtarëve.
7. Falja vetëm me pantolona, edhe pse ekziston këmisha.
Ngase i dërguari i Allahut na ka thënë se asnjëri prej jush të mos falet vetëm në veshje njëpalëshe e që në supe të mos ketë asgjë.
8. Të kthyerit e mangëve, qoftë përvjelja e këmishës apo pantolonave.
9. Qëndrimi ulur me këmbë të lakuara dhe të kryqëzuara pa arsye, ngase me këtë lëshohet ulja, e cila është sipas synetit.
10. Shtrirja e bërrylave te meshkujt , lëshimi i tyre në tokë gjatë kryerjes së sexhdes.
11. Lëvizja apo kërcitja e qafës.
12. Vënia e duarve në bel.
13. Ulja në teshehud apo ndërmjet dy sexhdeve duke u ulur me të pasmet dhe duke hedhur këmbët anash.

14. Hapja e gojës gjatë gogësitjes ose ngritja e zërit, ky veprim është i qortueshëm edhe jashtë namazit, andaj qortimi në namaz është edhe më i madh.
15. Hapja pa kontroll e gojës, si shkak i lodhjes apo gjumit.
16. Luajtja me rrobe apo me gjëra tjera të trupit, ngase kjo e dobëson devotshmërinë e kërkuar në namaz.
17. Flladitja me këmishë apo faculet, duke i tundur ato, një, dy apo më shumë herë, si shkak i nxehtit apo djerësitjes.
18. Kërcitja e gishtave dhe gërshetimi i tyre, madje edhe kur falësi e pret namazit ose niset nga shtëpia për ta falur namazin në Xhami.
19. Kollitja e tepërt dhe pa kontroll, kërkohet të përmbajturit nga kollitja në namaz, nga frika se mund të ndodhë diç që e prish namazin, qoftë lëshimi i gazrave, etj.
Nëse bëhet kollitja pa arsye, qortimi bëhet edhe më i rëndë.

20. Është mekruh të falurit pa mbrojtje(sutre), pavarësisht a je imam i xhematit apo kur falesh vetëm, në vendin ku ekziston mundësia që dikush të kalojë para teje.
Mbrojtja (sutra) mund të jetë një shkop i vogël, të cilin falësi e ngulit para vetes duke lënë hapësirë për kryerjen e sexhdes, mund të jetë shkop sutra apo diç tjetër.
21. Mekruh është të lakuarit majtas ose djathtas në namaz.
22. Mekruh është qëndrimi në një këmbë dhe ngritja e tjetër në namaz.
23. Është mekruh falja në vendin në të cilin ka fotografi ose figura që kanë shpirt, sidomos nëse piktura është përball falësit të namazit(në këtë rast është mekruh tahrimen-afër haramit).
Nëse është prapa, djathtas apo majtas është mekruh më i lehtë se tahrimi.
24. Mekruh është që në namazet farze të lexohen suret me radhitje që janë në kundërshtim me radhitjen në Mushaf.
25. Është mekruh të recitojë një apo dy fjalë apo një ajet nga një sure, e pastaj të kalojë në suren tjetër në të njejtin rekat.

26. Është mekruh falja e namazit në momentin kur shtrohet sofra e ushqimit.
27. Është mekruh falja e namazit nën presionin e nevojave fiziologjike.
28. Është mekruh falja e namazin nën presionin e gazrave(qofshin ato gazra me zë apo pa zë).
29. Është mekruh që imami të qëndrojë në mihrabin i cili është i ngritur më lartë se vendi i namazfalësve(xhematit), dhe ky mekruh është mekruh tahrimen afër haramit, ngase me këtë imitohen ithtarët e librit(hebrenjët dhe krishterët).
Këtu bën përjashtin nëse kjo bëhet me domosdoshmëri(psh. Imami është shumë i vogël me trup).
30. Mekruh tahrimen, afër haramit është falja e namazit me xhemat duke qenë i vetëm në safin e fundit të xhematit.
31. Është mekruh tahrimen, afër haramit, falja e namazit të varreza(ngase me këtë bëhet imitim i hebrenjëve dhe krishterëve).
32. Është mekruh tahrimen, afër haramit, falja e namazit në thertore, falja e namazit në tokën e vjedhur, në stovarishten e deveve, në therrtore.
33. Është mekruh tahrimen, afër haramit, falja me gjëra në gojë(edhe nëse nuk i përtyp apo gëlltit), qoftë sakëz, bombone, etj.
34. Mosvëndosja e duarëve në gjunjë gjatë rukusë apo teshehudit është mekruh i lehtë(tenzihen).
35. Mekruh tahrimen, afër haramit është që imami tu prijë në namazin xhematit që shumicën nuk e duan apo e urrejnë atë(nëse 60 përqin ose 70 përqin e urrejnë imamin, më mirë është ta lërë detyrën dhe mos tu prijë imam xhematit në fjalë).
36. Mekruh është imami tu lexojë gjatë në namaz xhematit që janë shumica pleq apo të sëmurë, por edhe mekruh është ngutja e namazit.
37. Mekruh është që imami ta detyrojë xhematin tia kujtojë ajetin e harruar apo përmisimin e leximit në namaz.

Përmblodhi dhe Përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

#FikhuHanefi

#Mekruhet e namazit janë veprimet, kryerja e të cilave në namaz është e qortueshme, por që nuk e prish namazin, ia prish hijeshinë dhe nganjëherë ia ulë shpërblimin.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...