LIDHSHMËRIA MES BESIMIT DHE MORALI

LIDHSHMËRIA MES BESIMIT DHE MORALI

0 574

Besimi (El-Akideh) është një ndër disiplinat më të rëndësishme të fesë. Ajo paraqet burimin, motivin dhe promotorin e çdo fjale apo vepreje që bën njeriu. Morali, nga ana tjetër, është një disiplinë e cila na mëson konceptin e ‘të mirës’ e ‘të keqes’ dhe si duhet të sillemi me njëri tjetrin. Besimi i vërtetë detyrimisht duhet të na vendojë në lëvizje drejt moralit, ndyshe, ai besim do ishte i zbehtë dhe jo në rregull. Të dyja këto disiplina krahas disiplinave tjera fetare e përbëjnë konceptin e fesë së plotë.
Në kohën bashkëkohore jemi dëshmitarë të një dukurie negative e cila fokusohet në marrjen e fesë në mënyrë selektive duke theksuar që Besimi është vija ndarëse mes atyre që kanë janë kapur pas fesë së drejtë dhe atyre të devijuar. Ky botëkuptim ka shkaktuar që ata të lënë menjëanë rolin e veprimit, praktikës dhe normave morale që duhet të na shoqërojnë në çdo moment.
Të parët tanë ishin shumë të ashpër kundrejt atyre të cilët hoqën veprën nga koncepti i imanit. Ata ndiqnin Kuranin dhe Sunetin jo vetëm në çështjet e besimit por në çdo pore të jestës. Rregullat e mirëfillta të besimit, sipas tyre, do jepnin frytet e moralit të mirë. Këtë qëndrim, ata e kanë mbështetur në Librin e Allahut dhe Sunetin pejgamberik. Po përmendim disa prej argumenteve që flasin se morali i lartë është atje ku duhet të arrijë besimtari në bazë të besimit të drejtë që ushqen në zemër.
Abdullah b. Mes’udi, r.a. ka thënë: kush dëshiron të sheh porosinë e Muhamedit që mban vulën e tij le të lexojë këto ajete:
“Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit; që të mos vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne ju ushqejmë ju dhe ata; që të mos i afroheni veprave të turpshme, qofshin ato të hapëta apo të fshehta dhe që të mos ia merrni tjetrit jetën, të cilën Allahu e ka shenjtëruar, përveçse kur e kërkon drejtësia (e ligji). Këto ju porosit Ai, me qëllim që të kuptoni.” Dhe mos iu qasni pasurisë së jetimit, përveçse për ta rregulluar, derisa të mbërrijë pjekurinë! Kryejeni drejt matjen dhe peshimin; Ne nuk ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij! Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj! Plotësojani besën e dhënë Allahut! Këto ju porosit Ai që të mos harroni.
Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur nga të këqijat.” En’am: 151-153
Nëse i analizojmë këto porosi, do vërejmë se shumica kanë të bëjnë me moralin apo sjelljen.
Muhamedi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtarët me iman më të plotë janë ata që kanë moral më të mirë”
Kjo është arsyeja përse shunë dijetarë, në librat e tyre të akides, në fund kanë cekur moralin që duhet të ketë një besimtar nëse dëshiron të jetë ithtarë i akides së vërtetë, duke sinjalizuar me këtë se një besim i vërtetë, i mbështetur në Kuran dhe Hadith, doemos duhet të çojë drejt një morali të lartë që në fakt buron nga po ai besim.
Nëse besimin e kuptojmë vetëm si informacion të thatë, ai njohuri e cila nuk e vë njeriun në lëvizje për të vepruar vepra të mira e për të patur sjellje të mirë, atëherë kemi devijuar nga kuptimi i drejtë i fesë së shpalluar nga Allahu i madhërishëm.

Agim Bekiri
31/01/2022

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592