عن جابر بن عبد الله رضي الله عنهما قال: “كان رسول الله صلى الله عليه وسلم في سفر فرأى رجلًا قد اجتمع الناس عليه، وقد ظلل عليه، فقال: « ما له؟» قالوا: رجل صائم، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: «ليس من البر الصوم في السفر»” (رواه البخاري ومسلم).
Transmetohet nga Xhabir bin Abdilah radijAllahu anhuma se ka thënë:
I Dërguari alejhiselam ishtë në një udhëtim dhe pa një grumbull njerëzish dhe një person që po i bënin hije,
Tha: “Çfarë i ndodhi atij?”
Thanë: Është agjërueshëm.
Tha: “Nuk është prej devotshmërisë, agjërimi në udhëtim” (Buhariu dhe Muslimi)
- Dijetarët janë të një zëri duke u mbështetur në argumentet e përgjithshme, se udhëtarit i lejohet agjërimi nëse dëshiron, por i lejohet edhe mos agjërimi, me kusht që ato ditë ti kompensojë pas muajit të ramazanit.
- Por nëse agjërimi shkakton vuajtje e vështirsi për udhëtarin, konsiderohet vepër e urrejtur (mekruh) me konsensus të dijetarve islam, duke u mbështetur në hadithin e lartpërmendur dhe në rregullat e përgjithshme të islamit.