KUJDESTARIA DHE JO PARTNERITETI

KUJDESTARIA DHE JO PARTNERITETI

0 728

Shtatë rregullat e kujdestarisë:

1. Martesa është kujdestari, jo partneritet;

2. Gruaja është bashkëshorte, jo partnere;

3. Marrëdhënia mes bashkëshortëve është bindja, jo mirëkuptimi;

4. Konsultimi me gruan është virtyt, jo detyrim;

5. Burri është i zoti i shtëpisë, jo shoku i jetës;

6. Marrëdhënia është hierarkike, jo horizontale;

7. Dashuria është përzemërsi dhe mëshirë që Allahu e krijon në zemra si shpërblim për marrëdhënien tuaj të mirë, jo kusht për martesë.

Islami e urdhëron burrin të jetë i sjellshëm dhe gruan të jetë e bindur, që do të thotë se marrëdhëniet i vendosin mbi parimin: bindje dhe dashamirësi. Ky parim është sistemi më i fortë administrativ që mund të drejtojë një institucion, me autoritet të qartë dhe moral të lartë. Nëse humbet autoriteti, humbet edhe institucioni dhe nëse ikën morali, ikën edhe prodhimi, humbet energjia dhe humbet qëllimi.

Mirëkuptimi mes dy njerëzve kërkon:

– një pikëpamje e përbashkët e gjërave;

– një gjuhë e përbashkët për të përshkruar gjërat;

– një vlerësim i përbashkët i përparësive dhe mangësive;

– ndjeshmëri e përbashkët ndaj emocioneve;

– prioritetet i përbashkët në vlerësimin e nevojave.

E gjithë kjo nuk ekziston mes një burri dhe një gruaje përveçse brenda kufijve të ngushtë, andaj si mund ta ndërtojnë jetën e tyre mbi një mirëkuptim pothuajse të pamundur?! Nuk ka stabilitet përveç se nëpërmjet kujdestarisë.

Me bashkëshortin nuk do të shkosh mirë sepse ai është bashëshorti yt dhe jo shoku yt dhe sepse është shkurt: burrë.

Kjo do të thotë se ju ndryshoni me të në: prioritetet, vizionin e gjërave, emocionet, gjuhën e dialogut, llogaritjen, fjalët, mënyrën e të menduarit, nevojat psikologjike, madhësinë e trurit dhe mënyrën se si funksionon truri.

Për sa kohë që jeni në gjithë këtë ndryshim, ndaloni së përpjekuri dëshpërimisht për të arritur një të kuptuar të tillë dhe bindjuni atij, do të hyni në Xhenet.

Bindja është një e vërtetë, ndërsa këshillimi është një virtyt dhe nuk ka konflikt midis së vërtetës dhe virtytit. Allahu i Madhëruar ka thënë: “E nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre.” [En-Nisa: 34].

Ne e dinim që feminizmi nuk është i përshtatshëm për martesë, pra si ta dimë që dikush është feminist? Këtu janë disa karakteristika:

– E shihni që ajo është partnere, jo grua;

– Bindja konsiderohet përbuzje dhe robëri;

– Angazhohen pas pavarësisë së tyre (punës);

– Ajo e urren kuzhinën dhe punët e shtëpisë;

– Vendimi në shtëpi konsiderohet burg për të.

Martohuni me femrat e dëgjueshme (siç i ka cilësuar Allahu në Kur’an) dhe kini kujdes nga feministet.

Nëse mendoni se bindja ndaj burrit është skllavëri, përbuzje dhe prapambeturi, atëherë jeni të infektuar me disa ide feministe dhe mjafton që t’i largoni këto mendime dhe të shikoni interpretimin e ajetit ku Allahu i Madhëruar thotë: “Gra të mira janë ato të dëgjueshmet.” [En-Nisa: 34]. Pra, gratë bindësa ndaj burrave të tyre.

Dhe Fjala e Tij: “E nëse të binden…”

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tha: “Dhe nëse ai e urdhëron atë, ajo i bindet atij.”

Kujdestaria është ajo që quhet sot arti i udhëheqjes, ku lideri zotëron pushtetin, por nuk ka nevojë ta përdorë atë, por udhëheq me dashuri, qëllime të përbashkëta dhe shpirt ekipor, ndërkohë që secili e njeh pozicionin e tij si lider, dhe nëse ndodh një ndryshim, ai e ka fjalën e fundit.

_________________

Shkroi: Dr. Hamed El-Idrisi

Përktheu nga arabishtja: Mr. Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573