22.8 C
Skopje
E hënë, 26 Maj, 2025

Pastrimi i trupit në Evropë konsiderohej blasfemi

Evropianët kishin erë të padurueshme pisllëku, aq sa i dërguari i Rusisë cariste e përshkroi mbretin Luis XIV të Francës.. se era e tij ishte më e pistë se ajo e një kafshe të egër dhe se njëra nga shërbëtoret e tij, De Montespame, zhytej në një legen me shafran të Indisë për të mos marrë erën e mbretit! As rusët nuk ishin në një gjendje më të mirë.

Udhëpërshkruesi Ahmed b. Fadlan i përshkruan ata si: “Krijimet më të ndyra të Zotit, nuk pastrohen pas kryerjes së nevojës fiziologjike”

Cari rus Pjetri urinonte në murin e pallatit në prani të njerëzve! Mbretëresha Isabella e parë, që vrau myslimanët në Andaluzi, është larë vetëm dy herë në jetën e saj! Ishte ajo që shkatërroi banjat andaluziane.

Mbreti spanjoll Filipi II ndaloi fare larjen në vendin e tij ndërsa vajza e tij Isabelle II u betua të mos i ndërronte të brendshmet deri në fund të rrethimit të njërit prej qyteteve që zgjati tre vjet, papastërti kjo që ia mori jetën!

Këtu bëhet fjalë për mbretër, e lëre më për njerëzit e thjeshtë! Parfumet franceze, për të cilat është i famshëm Parisi, u shpikën për të kapërcyer mu këtë erë të keqe. Për shkak të kësaj fëlliqësie, sëmundjet po përhapeshin në mesin e tyre, murtaja vinte dhe korrte gjysmën ose një të tretën e banorëve, herë pas here.

Mu për këtë, qytetet më të mëdha evropiane, Parisi dhe Londra nuk kapërcenin numrin e banorëve më shumë se 40.000, ndërsa qytetet islame tejkalonin shifrën e një milioni.

Historiani francez Drebar thotë: “Ne evropianët i detyrohemi arabëve ngaqë morëm prej tyre mjetet e mirëqenies në jetën tonë publike. Myslimanët na mësuan se si ta mbajmë trupin tonë të pastër. Filluam t’i imitonim në heqjen e rrobave dhe larjen e tyre.

Myslimanët mbanin rroba të pastra dhe të shndritshme, kështu që disa prej tyre i zbukuronin me gurë të çmuar si smerald, safirë dhe koral, dhe dihej se Kordoba ishte plot me treqind banjat e saj, ndërsa kishat e Evropës shihnin larjen si mjet blasfemie dhe një mëkat.

E tërë merita për këtë ju takon udhëtarëve dhe mërgimtarëve myslimanë.”Emri i vendit të larjes ‘bath-room’ në anglisht, është marrë nga emri i Muhamed Bath, muslimanit indian që i mësoi ata në epokën e tij se si të bënin dush dhe të pastroheshin.

Përktheu nga arabishtja:Agim Bekiri

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...