Adhurimi në bazë të interesit

Adhurimi në bazë të interesit

0 349

Disa njerëz adhurojnë Allahun kur ndihen mirë e komod, e në rast se rrezikohet diçka prej interesave të kësaj bote i sheh se si largohen prej adhurimit ndaj Allahut, e kjo cilësi aludon në hipokrizi që shfaqet me anë të sprovave, kurse besimtarët e vërtetë vazhdojnë të e adhurojnë Allahun në çdo situatë, qoftë ajo situatë e mirë apo e keqe, Allahu na ruajt.

Allahu i madhëruar thotë:

﴿ وَمِنَ النَّاسِ مَن يَعْبُدُ اللَّهَ عَلَىٰ حَرْفٍ ۖ فَإِنْ أَصَابَهُ خَيْرٌ اطْمَأَنَّ بِهِ ۖ وَإِنْ أَصَابَتْهُ فِتْنَةٌ انقَلَبَ عَلَىٰ وَجْهِهِ خَسِرَ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةَ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ}

“Disa njerëz adhurojnë Allahun me kusht, nëse ju ecën mbarë janë të kënaqur, por nëse i godet ndonjë fatkeqësi kthehen në mohim, humbasin këtë jetë dhe tjetrën, kjo është humbja e qartë” (El-Haxh/11)

Gjithashtu Allahu madhëruar ka thënë:

﴿ وَمِنَ النَّاسِ مَن يَقُولُ آمَنَّا بِاللَّهِ فَإِذَا أُوذِيَ فِي اللَّهِ جَعَلَ فِتْنَةَ النَّاسِ كَعَذَابِ اللَّهِ وَلَئِن جَاءَ نَصْرٌ مِّن رَّبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمْ ۚ أَوَلَيْسَ اللَّهُ بِأَعْلَمَ بِمَا فِي صُدُورِ الْعَالَمِينَ﴾

“Ka Disa njerëz që thonë, Ne besojmë Allahun, por kur vuajnë për çështjet e Allahut, e quajnë sprovat e njerëzve (kërcënimet, sulmet) si dënimet nga Allahu, ndërsa kur ju vjen fitorja prej Zotit tënd, ata me siguri do të thonë: Ne kemi qenë me ju, Vallë! A nuk e di Allahu më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt”. (El-Ankebut/10)

Përgatiti Vedat Skenderi
20.07.2023

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590