9.8 C
Skopje
E diel, 25 Maj, 2025

Drejtësia e muslimanëve

Kjo është një nga ngjarjet më të mrekullueshme që kam lexuar..
Një histori e vërtetë e një prej gjyqeve më mbresëlënëse dhe më të drejta të njerëzimit:

“Haxhibi (përmbaruesi) thirri: Kutejbe! Kutejbe i cili ishte prijës i ushtrive muslimane, erdhi dhe u ul.
Gjyqtari tha: Cila është ankesa jote, samarkandas?
Ai tha: Kutejbe na pushtoi me ushtrinë e tij, nuk na ftoi në Islam dhe nuk na dha kohë të shqyrtojmë çështjet tona.
Gjyqtari iu drejtua Kutejbes dhe i tha: Çfarë thua për këtë, Kutejbe?
Ai tha: Lufta është një mashtrim, Samarkandi është një vend i madh dhe të gjitha vendet përreth tij po rezistonin. Ata (të vendeve përreth) nuk pranuan Islamin dhe nuk pranuan xhizjen.
Gjykatësi tha: O Kutejbe, a i thirre ata në Islam, pastaj për xhizje apo në luftë?
Kutejbe tha: Jo. Ne i goditëm në befasi, siç ju përmenda.
Gjyqtari tha: E shoh që e pranon.. Nëse i pandehuri aprovon akuzën, gjyqi ka mbaruar. O Kutejbe, Zoti nuk e ndihmoi këtë popull për diç tjetër përveç se me fe, shmangie të tradhtisë dhe vendosjes së drejtësisë – tha gjyqtari.
Gjykojmë dëbimin e të gjithë muslimanëve nga toka e Samarkandit, duke përfshirë sundimtarët, ushtritë, burrat, fëmijët dhe gratë, dyqanet dhe shtëpitë të lihen dhe askush të mos mbetet aty, me kusht që muslimanët t’i paralajmërojnë ata pas kësaj!!
Priftërinjtë nuk mund të besonin atë që kishin parë dhe dëgjuar; Nuk kishte dëshmitarë apo prova, gjyqi zgjati vetëm disa minuta dhe vurën re që gjykatësi, përmbaruesi dhe Kutejbe po largoheshin para tyre.
Disa orë më vonë, banorët e Samarkandit dëgjuan zhurma të forta, zëra në rritje, pluhur që mbulonte rrugët dhe flamuj që valëviteshin nëpër pluhur. Pyesnin ç’po ndodh…? Çështja është prerë dhe ushtria muslimane po largohej nga Samarkandi. Ata që panë apo dëgjuan ngjarjen u rënqothën. Deri në mbrëmje qyteti u boshatis nga muslimanët. Aty-këtu dëgjoheshin zëra vajtues sepse ai popull i drejtë dhe i mëshirshëm u largua nga vendi i tyre.
Priftërinjtë dhe banorët e Samarkandit kur panë këtë drejtësi nuk e mbajtën veten, dolën në grupe, kryeprifti ishte para tyre në drejtim të kampit të muslimanëve, dhe filluan të bërtisnin duke përsëritur shehadetin ((Nuk ka Zot të denjë për t’u adhuruar përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij)).

A e dini kush ishte gjyqtari?
Omer bin AbdulAziz, Allahu e mëshiroftë!”

Nga arabishtja: Agim Bekiri
25/07/2023

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...