Allahu i madhëruar i furnizon njerëzit në përgjithësi me furnizime të llojllojshme, siç është ushqimi, pija, shëndeti e shumë furnizime të tjera, e ky është furnizim që përfshinë si muslimanët ashtu edhe jomuslimanët.
Allahu i madhëruar thotë:
{وَمَا مِن دَابَّةٍ فِي الْأَرْضِ إِلَّا عَلَى اللَّهِ رِزْقُهَا}
“S’ka asnjë gjallesë në tokë që mos ta ketë furnizimin prej Tij”(Hud/6)
- E disa njerëz të tjerë në veçanti Allahu i madhëruar i furnizon me furnizime të veçanta përshkak besimit dhe devotshmërisë.
Allahu i madhëruar thotë:
{و مَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا، وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ}
“Ai që është i devotshëm me Allahun, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga gjdo vështirësi) dhe do ta furnizoj prej nga nuk e pret”(Et-Talâk/2,3)
Gjithashtu Allahu madhëruar thotë:
{وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّئَاتِهِ وَيُعْظِمْ لَهُ أَجْرًا}
“Ai që është i devotshëm me Allahun, Ai do t’ia shlyejë veprat e këqija dhe do t’ia shtojë shpërblimin”(Et-Talâk/5)
Përgatiti Vedat Skenderi