13.8 C
Skopje
E diel, 25 Maj, 2025

Monoteistët e krishterë të njohur si unitarianët

Historia e krishterimit është përplot sekte që mohonin origjinën e doktrinave të miratuara nga këshillat zyrtarë të kishës perandorake dhe vërtetonin vlefshmërinë e qëndrimit të tyre me argumente dhe prova. Ndër ato sekte ishte edhe sekti unitarian, i cili në historinë e krishterimit – pas shekullit të katërt pas Krishtit – mori shumë emra, ndër të cilët më i njohuri është: Arjusizmi.
Unitarianët vazhduan të jenë të pranishëm në historinë e Kishës Perëndimore, që nga dominimi i Kishës së Palit, e cila përvetësoi doktrinën e Trinisë, Mishërimit dhe vdekjes së Zotit, ose si vazhdimësi e rrënjëve të mëparshme monoteiste në krishterimin origjinal, ose për shkak logjikimit dhe të menduarit të shëndoshë që refuzonte idenë e Trinisë dhe përqafoi idenë e monoteizmit.
Në Epokën e Rilindjes dhe Iluminizmit e deri në epokën moderne, sektet monoteiste të krishtera u ripërtërinë, dhe siç thotë studiuesi Brandon Walker, ky sekt u konsiderua nga sektet e tjera se nuk u përmbahej mësimeve ortodokse të Trinisë dhe mohonte mëkatin e plotë të njeriu, dhe se ky qëndrim rrënjët i kishte thellë në filozofinë iluministe të arsyes dhe logjikës.
Unitarianët, siç konfirmohet nga studiuesi John Tollan, për devijimin e besimeve origjinale të krishtera, fajsuan perandorin romak Konstandin dhe Këshillin i Nikesë që u zhvillua në fillim të shekullit të katërt pas Krishtit. Në të vërtetë, shumë prej tyre akuzojnë Palin për bastardimin e krishterimit dhe konvertimin e fesë nga monoteizmi në Trinitet.
Sekti Unitarian u përhap në Evropë në Epokën e Iluminizmit dhe u zhvendos në Amerikë dhe u vendos në New England dhe Massachusetts. Filloi të rritet në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe u përhap në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Studiuesi Brandon Walker pohon se monoteizmi është feja e elitës së klasës së lartë dhe e të arsimuarve dhe intelektualëve atje.
Harriet Stowe (1896 pas Krishtit), shkrimtarja dhe aktivistja amerikane në lëvizjen për çlirimin e skllevërve, përmendi në një letër drejtuar vëllait të saj se të gjithë nëpunësit dhe profesorët e Kolegjit të Harvardit ishin Unitarianë ndër më të shquarit: Andrews Norton, Charles Chauncey, President John Adams, Daniel Webster dhe Alexander Hamilton.
Unitarianët theksuan përvojat e tyre me Zotin larg traditave zyrtare të kishës, përmes arsyes, logjikës dhe interpretimit të saktë të Biblës. Pavarësisht se kjo është e vërtetë, studiuesit perëndimorë kanë deklaruar se një nga fushat e panjohura të ndikimit në Perëndim është kontributi i Islamit në iluminizmin perëndimor për sa i përket besimit!
Studiuesi Humberto Garcia, si dhe studiuesi Kevin Barrett, deklaruan se disa nga paraardhësit e unitarianëve ishin në fakt muslimanë të fshehtë që fshihnin Islamin e tyre dhe se kontributi i tyre në korrigjimin dhe kritikimin e besimeve të frymëzuara nga Islami ishte një forcë kryesore që shtyu epoka e iluminizmit në drejtim të reformimit dhe korrigjimit të besimeve të krishtera.

Dr. Aid Deuserij
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...