6.8 C
Skopje
E hënë, 21 Prill, 2025

Cilat janë arsyet që e lejojnë prishjen e agjërimit?

  Cilat janë arsyet që e lejojnë prishjen e agjërimit?

Përgjigje: Arsyet që lejojnë prishjen e agjërimit janë sëmundja dhe udhë­timi, të cilat janë përmendur në Kur’an.

Arsye është edhe kur gruaja është shtatzanë dhe ka frikë për ve­ten apo foshnjën.

Arsye është edhe kur gruaja e ka fëmijën ende në gji, e cila po të agjë­rojë ka frikë për veten apo fëmijën e saj.

Arsye po ashtu është edhe kur dikush ka nevojë ta prishë agjë­rimin për ta shpëtuar dikë, të shpëtojë ndonjë të fundosur në det apo ndonjë per­son i rrethuar me zjarr. Kështu që do të ketë ne­vojë për ta prishur agjë­rimin që ta shpëtojë atë njeri.

Po ashtu lejohet prishja e agjërimit nëse ka nevojë për ngrë­nie për t’u përforcuar për xhihad në rrugë të All-llahut. Kjo është prej arsyeve që e lejojnë prishjen e agjërimit, sepse Resulull-lla­hu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, shokëve të tij në betejën e Fet’hut (Çlirimit) u tha: “Ju nesër do të takoheni me armikun, mos­agjërimi është përforcim për juve, pran­daj mos agjëroni”.[1]

Kur ekziston ndonjëra prej arsyeve që e lejojnë prishjen e agjë­rimit, dhe njeriu e prishë agjërimin, ai nuk e ka detyrim që pje­sën e mbetur të ditës ta agjërojë.

Nëse e zëmë se dikush e ka prishur agjërimin për të shpëtuar di­kë nga rreziku, ai vazhdon të hajë edhe pas shpëtimit të atij nje­riu. Sepse ai e ka prishur agjërimin për një shkak që ia lejon pri­shjen e agjërimit.

Pra, ky nuk e ka detyrim që pjesën e mbetur të ditës ta agjë­ro­jë, ngase shenjtëria e asaj dite zhduket me këtë shkak që ia le­joi prishjen e agjërimit. Duke u nisur nga kjo themi se mendimi i vër­tetë në këtë mesele është: nëse i sëmuri që nuk ka qenë duke agjë­ruar, shërohet gjatë ditës, ai nuk e ka detyrim që pjesën tjetër të ditës ta agjërojë.

Nëse udhëtari, i cili po ashtu nuk ka qenë duke agjëruar, arrin në vendin e vet gjatë ditës nuk e ka detyrim të agjërojë pje­sën e mbetur. E njëjta gjë është edhe me gruan, e cila është në hajz dhe nuk është duke agjëruar, mirëpo gjatë ditës pastrohet, edhe kjo nuk e ka detyrim që pjesën tjetër të ditës ta agjërojë.

Të gjithë këta e kanë prishur agjërimin për ndonjë shkak, i cili e lejon prishjen e agjërimit.

Kjo ditë, sa u përket këtyre personave nuk e ka shenjtërinë e agjë­rimit, sepse sheriati ua ka lejuar prishjen e agjërimit, prandaj nuk duhet që pjesën e mbetur të ditës ta agjërojnë.

Kjo mesele është e kundërt me rastin kur gjatë ditës mirret vesh se ka hyrë muaji i Ramazanit, ku të gjithë njerëzit pjesën e mbe­tur të ditës duhet ta agjërojnë, dallimi mes dy meseleve ësh­të i qartë. Sepse kur vjen lajmi gjatë ditës, atëherë dihet mirë se në këtë ditë është detyrim të agjërohet, mirëpo këta kanë arsye për pjesën e parë të ditës me mosdije për hyrjen e muajit. Pra, po ta kishin ditur fillimisht se kjo ditë është e Ramazanit, padyshim se e kanë detyrim ta agjërojnë.

Ndërsa ata të tjerët që i përmendëm më lart, atyre u është le­ju­ar prishja e agjërimit me dije, pra, ka dallim të qartë mes dy ras­teve.

përktheu: Omer B.

[1] Muslimi në kapitullin e Agjërimit (1120)

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutje për mbrojtje prej maxhisë

Një lutje e veçantë për tu mbrojtur prej magjisë...

Lutja e heshtur për evladin

Në historinë e artë të Islamit, gjejmë shembuj prekës...

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...