A lejohet fshehja e përkatësisë kombëtare?

A lejohet fshehja e përkatësisë kombëtare?

0 1495


Pyetje: Disa duke e ditur prejardhjen e tyre dhe përkatësinë kombëtare deklarohen se i përkasin një kombi tjetër. Çfarë thotë feja islame për këtë gjest?

Përgjigje: Nuk lejohet që njeriu duke e ditur se i takon një kombi, të deklarohet se i takon një kombi tjetër. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush thirret në emër të dikujt tjetër përveç babait të tij duke e ditur se nuk është babai i tij, xheneti është haram për të.”[1], gjithashtu ka thënë  “Kush thirret në emër të dikujt tjetër përveç babait të tij apo thotë se e ka liruar dikush tjetër nga robëria, atij i takon mallkimi i Allahut, i melaqeve dhe i gjithë njerëzve. Allahu nga ai nuk pranon, as farzet, as nafilet”.[2] Shejh Uthejmini rahimehullah ka thënë: Njeriu e ka për obligim të identifikohet sipas përkatësisë që i takon, familjes, babait, gjyshit dhe nuk i lejohet të identifikohet me fis tjetër.

[1] Sahihul Buhari nr.4326

[2] Sahihu Muslim nr. 1370