Në një kohë ku dija është bërë e përhapur, por durimi dhe morali rrallë shihen, na vjen si dritë në errësirë këshilla e një dijetari të shquar, Lejth ibn Sa’d – një prej imamëve të Ehli Sunetit.
Isa ibn Hamad transmeton:“Shpesh e kam dëgjuar Lejthin t’u thotë nxënësve të hadithit: ‘Mësoni butësinë (الحِلم) para dijes.’ (El-Xhami‘ – Ibn Abdilber, 1/250)
Ky është mësim i thellë dhe shumë i nevojshëm, meqë jetojmë në një kohë ku informacioni është i shpejtë e i pakufishëm, por edukata shpirtërore shpeshë herë gjendet në krizë. Ku njerëzit mësojnë për të dominuar, jo për të shërbyer. Ku fjala e ashpër është bërë normë, e durimi shihet si dobësi.
Por Islami nuk është vetëm dije – është butësi, maturi dhe karakter. Pejgamberi Muhamed (paqja e Allahut qoftë mbi të) është përshkruar si shembulli më i lartë i moralit.
Ai nuk ishte vetëm më i dituri, por më i duruari, më i mëshirshmi, dhe më i përmbajturi – edhe në situatat më të vështira.Butësia (الحلم) nuk do të thotë të reagosh me zemërim, porse të mbetesh i drejtë kur provokohesh, të qëndrosh i qetë në kaos, të falish kur ke mundësi të hakmerreh, kjo është forca e vërtetë e një individi i stolisur me urtësi dhe butësi!
Në shoqërinë tonë, kemi më shumë nevojë për njerëz me zemër të qetë sesa me gjuhë të mprehtë. Për të rinj që kërkojnë urtësi para famës, edukatë para debatit, përmbajtje para provokimit. Dija pa moral nuk ndërton, përkundrazi – mund të rrënojë.
Hoxhë Mr. Nusret Ramadani
15/05/2025