Ibn Uthejmini (rahimahullah) shkruan:
1. Miku i përfitimit (صديق منفعة):
Ky është ai që të shoqëron vetëm për sa kohë përfiton prej teje – me pasuri, pozitë apo diçka tjetër. Por kur përfitimi ndalon, ai të kthehet në armik, nuk të njeh më dhe as ti nuk e njeh. Këta janë të shumtë në numër.
Allahu e përmend këtë kategori njerëzish në Kur’an:”Dhe ka nga ata që të qortojnë për sadakatë (lëmoshat); nëse u jepet diçka prej tyre, janë të kënaqur, por nëse nuk u jepet, menjëherë zemërohen.” (Teube: 58)
P.sh. një mik i afërt të kërkon një libër që ke, dhe ti i thua: “Pasha Allahun, më duhet nesër.” Ai zemërohet dhe të armiqësohet. A është ky mik i vërtetë?Jo, ky është vetëm mik përfitimi.
2. Miku i kënaqësisë (صديق لذة):
Ky të shoqëron vetëm sepse kënaqet në muhabet me ty, në biseda e ndeja.Por as nuk të sjell dobi ty, as ti atij.Pra, është vetëm humbje kohe.Edhe nga ky lloj duhet pasur kujdes që të mos të të marrë kohën dhe energjinë pa dobi.
3. Miku i virtytit (صديق فضيلة):
Ky është ai që të shtyn drejt asaj që të hijeshon, të ndalon nga ajo që të shëmton.Të hap dyert e së mirës dhe të udhëzon drejt saj.Nëse gabon, të këshillon në një mënyrë që nuk ta lëndon dinjitetin.Ky është miku i virtytit, dhe ky është ai që duhet kërkuar dhe mbajtur fort.
Burimi: “Hiljet Talibil-Ilm”
Nga arabishtja: Hoxhë Agim Bekiri 01/05/2025
