9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

DEVOTSHMËRIA, POROSIA E ALLAHUT PËR TË PARËT DHE TË FUNDIT

S’kam hasur në Kuran e as në Sunetin e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, cilësi apo karakteristikë të dalluar, që i është dhënë aq rëndësi, aq respekt dhe pozitë të lartë, si devotshmëria.

Çka është devotshmëria?

Devotshmëria është mbrojtja e nefsit prej çdo të papëlqyer apo të keqe që mund ta godet. Ky është kuptimi i saj në aspektin gjuhësor. Thotë Ibën Rexheb el Hanbeli: “Baza e devotshmërisë, është që robi të vendos parambrojte mes tij dhe mes asaj që i frikohet dhe i ruhet”.

Në aspektin terminologjik fetar, devotshmëria e ka kuptimin e njëjtë s’i në atë gjuhësor, vetëm se i shtohet një realitetet i çmuar, e ai është se: Allahu, azze ue xhel, është ai që e meriton t’i frikohemi, t’i ruhemi dhe të largohemi dënimit të Tij, për shkak se në Dorën e Tij  janë çelësat e të gjitha çështjeve dhe me ato vepron s’i dëshiron, pa e pyetur askënd. Prandaj, droja prej Allahut, azze ue xhel, dhe ruajtja prej dënimit të Tij, janë fshehtësia e kënaqësisë së kësaj bote dhe botës tjetër.

Me këtë kuptim, Allahu i porositi të gjithë robërit e Tij me devotshmëri: “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve:“Frikësojuni Allahut!”. (Nisa, 131)

 Porosia e devotshmërisë në Kuran reflektohet dhe pasqyrohet në dy pamje kryesore:

 Në pamjen e parë devotshmëria i shtohet emrit të Allahut azze ue xhel, dhe atëherë merr kuptimin: frikohuni prej zemërimit dhe hidhërimit të Allahut, se këto janë shkak i dënimit tuaj në botë dhe Ahiret. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij”.(Ali Imran, 28 dhe 30) dhe “Vetëm Ai është i Denjë për t’u pasur frikë”. (Mudethir, 56)

 Pra, vetëm Ai, azze ue xhel, është që e meriton t’i frikohemi, ta respektojmë, dhe të madhërohet në gjokset e robërve, dhe pastaj Të adhurohet dhe T’i nënshtrohemi.

 Në pamjen e dytë devotshmëria i atribuohet dënimit të Allahut, vendit të tij dhe kohës së tij, siç thotë Allahu, azze ue xhel: dhe ruajuni zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët”. (Ali Imran, 131), “Ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët dhe që është përgatitur për të ndëshkuar mohuesit.” (Bekare, 24) “Frikësojuni Ditës kur askush nuk do të mund të bëjë asgjë për askënd”(Bekare, 48 dhe 123) Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi”. (Bekare, 281)

 Shihet qartë se ekziston një lidhje e ngushtë mes dy pamjeve.

 Në hijen e këtyre kuptimeve erdhën edhe porositë e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, për shokët e tij në lidhje me devotshmërinë. I përsëriste në raste të ndryshme, që tregon madhështinë dhe vlerën e këtyre porosive, veçanërisht kur ishte porosi lamtumirëse për shokët e tij dhe krejt Umetin. Në ditën e Haxhit Lamtumirës, kur Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i këshilloi njerëzit, ata i thanë: Na duket sikur se është këshillë e fundit, andaj na porosit. Tha: “Ju porosis për frikërespekt, dëgjueshmëri dhe nënshtrim”.

 Këshilla e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, për secilin që kërkonte prej tij këshillë, ishte devotshmëria. Kështu e porositi edhe Ebu Dher’rin, radijallahu anhu :

“Të porosis me devotshmëri ndaj Allahut, se ajo është koka e çdo çështjeje”. ( Ibni Hibani ).

 Me të njëjtën këshillë e porositi Ebu Seid el Hudriun, radijallahu anhu, të cilit i tha: “Të porosis me devotshmëri ndaj Allahut, se ajo është koka e çdo sendi”, dhe në një transmetim tjetër: “Të obligoj me devotshmëri ndaj Allahut, sepse ajo është përmbledhësi i gjitha të mirave”.

 Të parët tanë prej sahabëve, tabi’inëve dhe ato që vazhduan me mirësi rrugën e tyre në çdo shekull, e kuptuan vlerën e madhe të kësaj porosie dhe filluan t’i porosisin dhe këshillojnë ata që vinin pas tyre me të njëjtën porosi.

 Ebu Bekri, radijallahu anhu, e fillonte hutben e tij, duke thënë: “Ju porosis me devotshmëri ndaj Allahut”. Kur iu afrua vdekja, dhe kërkoi prej Omerit , radijallahu anhu, ta zëvendëson në post, çështjen e parë që e porositi ishte: “O Omer, bëhu i devotshëm ndaj Allahut”.

Kjo ishte porosia e katër halifeve dhe atyre që e pasuan rrugën e tyre prej dijetarëve të selefit.

Kjo porosi e fiton pozitën e lartë në mesin e porosive, ngase është nëna e porosive. Të gjitha porositë tjera janë shpjegim i hollësishëm i saj. S’ka porosi të mirë e që të mos jetë e përfshirë në devotshmërinë, duke filluar prej porosisë në njësimin e Allahut dhe realizimin e sinqeritetit, e duke mbaruar me porosinë e largimit të çdo të keqe prej rruge.

 Argument tjetër që aludon në rëndësinë e devotshmërisë, është se ajo është lutja më e madhe në Kuran, e ajo është fjala e Allahut, azze ue xhel, në fund të sures Fatiha, ku thotë: Udhëzona në rrugën e drejtë!” (Fatiha, 6)

 Përgjigja e saj erdhi në fillimin e sures Bekare: “Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshime. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit”.(Bekare, 2) Kjo do të thotë se ky Kuran udhëzon në rrugën e drejtë, por ky udhëzim është i veçantë vetëm për të devotshmit, dhe s’e fiton askush veç tyre.

 Thëniet e dijetarëve janë unike se devotshmëria ndaj Allahut, azze ue xhel, vjen s’i rezultat i pasimit të urdhëresave, dhe largimit të ndalesave.

 Muhamed ibën Ebi el Fet’h el Hanbeli thotë: Devotshmëria është: Largimi prej shirkut, dhe prej imoralitetit dhe mëkateve të mëdha.

 Omer ibën Abdulaziz thotë: Devotshmëria është: Largimi prej ndalesave që i ka ndaluar Allahu dhe veprimi me atë çka e ka obliguar Allahu.

 Disa dijetarë thonë: Ndjekja e rrugës së Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem.

 Disa të tjerë thonë: Largimi prej asaj që s’ka gjë, duke qenë i kujdesshëm prej asaj që ka gjë.

 Disa prej tyre thonë: Të gjitha që ceken në fjalën e Allahut, azze ue xhel: ” Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin” (Nahl, 90).

 Është një realitet i rëndësishëm në lidhje me devotshmërinë, dhe ky realitet theksohet dhe citohet në hadithin e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem: “Devotshmëria është këtu” , duke treguar dhe dhënë shenjë kah kraharori i tij tre herë.

 Kjo aludon në atë se vendi i devotshmërisë ndaj Allahut është zemra. Kur frikohet zemra, frikohen gjymtyrët. Në një transmetim tjetër citohet se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me të vërtet Allahu s’i shikon trupat dhe pamjet e juaja, por ai i shikon zemrat e juaja”.

Devotshmëria e zemrës është baza e sjelljes morale të drejtë, dhe ajo është e cila disa e quajnë ndërgjegje, e cila e qorton dhe ia tërheq vërejtjen njeriut kur bie në mëkate dhe gjynahe, dhe ajo është që e nxit njeriun për vepra të mira dhe arritjen e shkallëve të përsosmërisë.

 Prandaj, t’i frikohemi Allahut me frikërespekt të vërtetë, që të jemi prej atyre të udhëzuarve në rrugën e vërtet në dunja dhe botën tjetër, dhe të rikujtohemi se kjo porosi është porosia e Allahut azze ue xhel për ne, që e meriton ta madhërojmë.

 Shqipëroi: Irfan Jahiu

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...