Cila është e vërteta rreth Muhammed ibën Abdul Vehhab-it, Allahu e mëshiroftë

Cila është e vërteta rreth Muhammed ibën Abdul Vehhab-it, Allahu e mëshiroftë

0 1366

Muhamed ibën Abdul Vehhabi, është një prej dijetarëve rreth të cilit është folur shumë, shpeshherë në konotacion pozitiv dhe akoma më shpesh në konotacion negativ. Në situatë të këtillë jam i bindur  se mënyra më e mirë për të mësuar për realitetin e personit në fjalë është tu referohemi fjalëve dhe shkrimeve të tij e pastaj të njëjtat ti masim me peshoren e Kuranit dhe Sunetit.

Prej fjalëve që i ka thënë Ibën Abdul Vehhabi duke e përshkruar vetveten janë: Ju informoj se unë, elhamdulilah, me besimin dhe veprat me të cilat e madhëroj Allahun jam një prej ithtarëve të Ehli Sunetit ku bëjnë pjesë edhe imamët e muslimanëve, siç janë Katër imamët e shkollave juridike dhe pasuesit e tyre deri në Ditën e gjykimit. Jam munduar që njerëzve t’ua qartësoj se çfarë kuptim ka sinqeriteti në adhurim ndaj Allahut. I ndaloja që të mos u drejtohen me lutje të Dërguarve, alejhi selam, dhe të vdekurve, të mirëve prej tyre dhe tjerëve. I ndaloje që të mos i bashkëngjisin Allahut të barabartë në veprat që janë adhurime për Allahun si për shembull therja e kurbanit, zotimi, tevekuli, sexhdeja dhe veprat tjera që janë thjesht vetëm për Allahun dhe nuk i drejtohen as Melekut të afërt  e as pejgamberit të dërguar. Kjo është thirrja e të Dërguarve, nga i pari e deri te i fundi dhe mbi këto parime qëndron besimi i Ehli Sunetit.

Unë jam njeri që ka post dhe që i dëgjohet fjala në vendin ku jeton prandaj i urdhëroj ata që janë nën pushtetin tim me namaz, me zeqat dhe me kryerjen e obligimeve me të cilët na ka detyruar Allahu. E ndaloj kamatën dhe pirjen e pijeve dehëse. Luftoj kundër gjithë të ligave. Këto fjalë nuk u mirëpritën nga shumë kryetar (që nuk jetonin sipas mësimeve të fesë) të cilët pasi nuk mundën të na kundërvihen duke e kritikuar thirrjen tonë në teuhid dhe në luftë kundër shirkut, filluan të trillojnë shpfje duke ua turbulluar mendjen auamit (popullit të thjeshtë) dhe kështu u zgjerua fitneja.  (Ed Durer Es senije 1/64-65 dhe 79-80)

Ai që me drejtësi i analizon librat e tij do të bindet se ai ka qenë prej thirrësve që kanë thirrur në rrugën e Allahut me dituri, që ka përjetuar vështirësi dhe është ballafaquar me probleme në këtë rrugëtim jetësor që kishte për qëllim që Islamit ti kthehet pamja e pastër, shkëlqyese. Në atë kohë parimet e pastra të Islamit nuk u pritën mirë nga të mashtruarit më dynjanë të cilët e nxitën masën kundër tij për ta shpëtuar dynjanë, postet që i mbanin dhe të ardhurat. Sidoqoftë i këshilloj vëllezërit e mi me drejtësi, në çdo kohë dhe  ndaj çdo kujt e në veçanti ndaj atyre që kanë sakrifikuar shumë në rrugën e davetit. Kujdesuni ta mësoni fenë nga burimet e pastra, mësoni Kuranin dhe sunetin dhe mundohuni që besimi juaj t’ju bën dobi na dynja dhe në ahiret. Kush bën ixhtihad dhe ia qëllon ka dy shpërblime e kush gabon e ka një shpërblim ashtu na ka mësuar i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem.