A lejohet të mësoj hebraishten?

A lejohet të mësoj hebraishten?

0 1277


Pyetje: Esselamu Alejkum, Allahu ju shpërblevtë për mundin që beni për këtë umet. Jam studente e gjermanistikës në perendim. Elhamdulilah studimet më shkojnë mbarë. Kam filluar të mësoj dhe arabishten (njëkohësisht edhe të mësoj për provime në fakultet të arabishtes). Kam tani një pyetje: a është haram të filloj të mesoj hebreishten,jo nga lakmia që kam për ata njerëz si popull mirëpo nga kurioziteti ose të jem e vyer për Islamin nëse i lexoj gjërat e tyre ose dicka të tillë? Ju lutem edhe të beni dua që sa më shpejt ta mesoj perfekt edhe arabishten!
Allahu ju shpërbleftë me xhenet firedus!

Përgjigje: falenderimi i takon Allahut të madhëruar. Lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Në fillim dua t’ju falenderoj për besimin që keni treguar duke na u drejtuar me pyetje dhe e lus Allahun që vperat tuaja të mira si dhe tonat t’i vendojë në peshoren e veprave të mira Ditën e Llogarisë.

Mësimi i gjuhës çifute merr dispozitën e qëllimit pse synohet një gjë e tillë. Kush e mëson atë për t’u siguruar nga kurthet e tyre, për t’i njohur fshehtësitë e fjalëve të tyre, të nxjerr në pah armiqësinë që kanë ndaj muslimanëve, në këtë rast mësimi i kësaj gjuhë është vepër e mirë për të cilën do shpërblehet. I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, urdhëroi Zejd ibën Thabitin të mësojë gjuhën e çifutëve për shkaqe sigurie, dhe e mësoi për disa ditë. Tregon Zejdi, radijallahu anhu: “I Dërguari më urdhëroi dhe mësova gjuhën e çifutëve. Ai dhe më tha: “unë, pasha Allahun, nuk ndihem i sigurt për librin tim nga çifutët” prandaj e përvetësova pa kaluar gjysma e muajit. Kështu shkruaja për të kur duhej të shkruante dhe lexoja për të kur i shkruhej” (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Albani e konsideron të saktë)

Për sa i përket atij që mëson gjuhën e tyre për t’u integruar në shoqërinë e tyre, për t’u shoqëruar me ta, për t’ju shërbyer, për t’i ndihmuar në mosbesimin, padrejtësinë dhe shtypjen e të tjerëve si dhe për t’i ndihmuar kundër muslimanëve, kjo llogaritet pasim  rrugës së tyre. Mu për këtë Allahu ka thënë: “Jut ë dy qëndroni ashtu siç jeni e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë” (Junus:89) po ashtu thotë: “Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.” (Xhathije:18)

Omeri, radijallahu anhu ka thënë: “ruhuni nga zhargoni i të huajve.” Ai që madhëron gjuhët e huaja dhe e përbuz arabishten, ai në fakt është prej miqve të kundërshtarëve të fesë.