A ka ndonjë vlerë të veçantë ai që vdes në ditën e premte?!

A ka ndonjë vlerë të veçantë ai që vdes në ditën e premte?!

0 3251

           Pyetje: Më intereson të di se a ka ndonjë vlerë të veçantë nëse dikush vdes ditën e premte?!

          Përgjigje: Ska dyshim se dita e premte ka shumë vlera dhe specifika, të cilat s’i kanë ditët e tjera të javës, dhe prej këtyre vlerave është, pra, se kush vdes në të, sigurohet nga sprovat e varrit, ashtu siç na është vërtetuar hadithi i të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ku thotë: “Kush vdes ditën e premte apo në mbrëmjën e së premtes, mbrohet nga sprovat e varrit!”[1]. Dhe ky hadith, -siç thonë ulematë-, është argument e shenjë, -inshaAllah!-, se ai që vdes në këtë ditë ka një përfundim të mirë.

          Dhe kjo vlen vetëm për muslimanët, e jo edhe për jomuslimanët, të cilët ndodhë të vdesin në këtë ditë. Pra nëse është musliman dhe vdes në këtë ditë, shpresohet për të një e mirë e madhe dhe kjo, -inshaAllah!-, është argument për përfundimin e mirë të tij.

 Shejh Dr. Abdulaziz El-Fevzan[2]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Shënon Ahmedi në “Musned” (6,470, 6,874), e të tjerë, nga hadithi i Abdullah ibën Amrit, -radijallahu anhu!-. E ka vlerësuar për hasen Ahmed Shakir në “Musned Ahmed” (12/13). Sh. P.

[2] Fetvaja me nr. 1, nga episodi me nr. 96, i programit televiziv “Fetava” në kanalin satelitor Delil, i mbajtur më datë 19.01.1431h.