Shihni për një moment duke rënë shi, një shi i madh. Prej brenda shtëpisë tuaj, qëndroni duke parë se si bie. Por imagjinonise është diçka shumë ndryshe në lidhje me këtë shi, është krejt ndryshe nga shiu i zakonshëm.
Kësaj here nuk bie shi – ujë, por bie diçka shumë më e çmuar për ju. Imagjinoni se kësaj here po bien qindra e mijëra dollarë.
Çfarë do të bëni? Çfarë do të ndodhë në lagjen tuaj kësaj here? Çfarë do të ndodhte në botë? A nuk do të qëndrojmë jashtëgjithë natën për të mbledhur sa më shumë para që të mundemi?
Këtë mund do të bënim vetëm për para, sepse paratë janë të çmuara tek ne. Por imagjinoni për një çast se po bie diçka tepër më e çmuar. Jo mijëra dollarë, jo triliona, por mëshira e Allahut, një ‘monedhë’ që asnjë monedhë njerëzore nuk mund tamasë.
Profeti, paqja dhe bekimi qoftë mbi të, thotë: “Ju ka ardhur Ramazani, muaji i bereqetit. Allahu ju ruan në këtë muaj, jua zbret mëshirën, jua fshin mëkatet dhe jua pranon lutjet. Allahu ju shikon si garoni në Ramazan dhe mburret me ju para melaikeve. Jepni gjithçka që mundeni që Allahu te ju të sheh vetëm të mira. Pa dyshim është fatkeq ai që është i privuar nga mëshira e Allahut në këtë muaj!” (Taberaniu).
Në këtë muaj, jemi të mbrojtur nga zjarri i Xhehenemit, të mbrojtur nga djalli i mallkuar, dhe mund të pastrohemi nga mëkatet tona. Profeti, paqja qoftë mbi të, thotë: “Kushdo që agjëron gjatë Ramazanit me besim të sinqertë, duke shpresuar për të arritur shpërblimin e Allahut, të gjitha mëkatet e kaluara do t’i falen.” (Buhariu). Në një hadith tjetër ai thotë: “Kur fillon muaji iRamazanit, dyert e Xhenetit hapen dhe dyert e xhehenemit mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhirë.” (Buhariu).
Në këtë muaj,është një natë që është më me vlerë se një mijë muaj (97:1-5 Kuran). “Është mbrojtje nga zjarri i xhehenemit, të paktën 70 herë shpërblim më shumë se zakonisht për veprat tona, dhe mundësinë që të gjitha mëkatet tona të fshihen.”(hadith). Pra, çfarë humbje të madhe mund të kemi nëse qëndrojmë duarkryq midis këtyre bekimeve që po bien dhe po zbresin nga ‘qielli’ (mëshira e Zotit), dhe nuk mbledhim dhe nuk përfitojmë asgjë.
Ndërsa ky rrebesh mëshire bie mbi ne gjatë këtij muaji të bekuar, dhjetëditëshi i fundit është edhe më me vlerë. Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmeton “Kur hynte dhjetëditëshi i fundit i Ramazanit Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, shtrëngonte izarin, falte namaz gjithë natën dhe për këtë zgjonte edhe pjestarët e familjes”. Transmeton Buhari. Ajo thotë gjithashtu: “Profeti e përziente, njëzetëditëshin e fundit me namaz nate dhe me gjumë, por kur hynte dhjetëditëshi, nuk flinte por shtrëngonte izarin”. Transmeton Ahmedi.
Por si mundemi plotësisht të përfitojnë nga ky muaj i bekuar, sidomos në dhjetëditëshin e fundit? Në vijim janë disa mënyra:
Bëj një takim privat me Allahun:
Cakto një kohë para ose pas syfyrit që të jesh i vetmuar me Allahun. Përdoreni këtë kohë për t’u lidhur me Atë duke u falur, duke bërë dua, apo duke lexuar Kuran. Nuk ka kohë më me vlerë se kjo kohë. Profeti, paqja qoftë mbi të, thotë në një hadith të vërtetë: “Zoti ynë zbret në qiellin e dynjasë çdo natë, atëherë kur ka mbetur një e treta e fundit të natës, dhe thotë: ‘Kush më lutet, që t’i përgjigjem, kush më kërkon, që t’i jap, kush më kërkon falje, që ta fal?” (Buhariu dhe Muslimi).
Caktoni një kohë për të reflektuar (medituar):
Në orarin tonë shumë të zënë, rrallë gjejmë kohë për tu ndalur dhe për tu çlodhur, e lëre më për të reflektuar mbi realitetin e jetës. Caktoni një kohë për ta bërë këtë. Lëreni për një kohë rutinën tuaj ditore dhe kthejuni vetes lidhur me atë se ku jeni dheku do të arrini. Reflektoni mbi krijimin tuaj dhe për realitetin e kësaj jete, vdekjen, dhe takimin me Krijuesin tonë. Caktoni më mirë kohën, e tillë si një e treta e fundit të natës, kur të gjithë flenë gjumë dhe nuk ka diçka që të tërheq vëmendjen.
Udhëto drejt Allahut:
Ne të gjithë kemi nevojë të ikim ndonjëherë. Përdorni Ramazanin si një shans për tu larguar me Allahun si shoqëruesin tuaj. Aishja transmeton se Profeti, paqja dhe lavdërimi qoftë për të, praktikonte Itikafin (izolimin në xhami) në dhjetë netët e fundit të Ramazanit dhe thoshte, “Kërkoni Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan” (Buhariu) .
Mos e humb Natën e Kadrit:
Është një natë në dhjetë netët e fundit të Ramazanit që është më e vlefshme se një jetë e tërë (1000 muaj, 83.3 vite). Profeti, thotë: “Kushdo që falet gjatë natës së Kadrit me besim dhe duke shpresuar për shpërblimin e saj do të ketë të gjitha mëkatet e mëparshme të falura.” (Buhariu dhe Muslimi)
Transmetohet se Aishja ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e përjetoj Natën e Kadrit, çfarë duaje të them?’ Ai tha: “Thuaj“Allahumme ineke Afuvun Kerimun tuhibbul afue fa’fu anni” (Tirmidhiu). “Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, andaj më fal mua!”
Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU