PYETJET E PROVIMIT

PYETJET E PROVIMIT

0 3997

O ju njerëz keni frikë Allahun, keni frikë për ditën kur do të ktheheni tek Ai “Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.” “Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe”

O robër të Allahut, tema e kësaj hutbe është “Disa pyetje të njohura”.

Ne jetojmë me fëmijët tanë kohën e provimeve mësimore, po ju flas sot për një mësues që ka një ngjarje të çuditshme. U ngrit ky mësues t’i shpërndajë pyetjet nxënësve të tij shumë kohë para se të fillojë provimi, dhe i informoi se po këto pyetje do t’ju bien në provim, dhe se ato janë shtatë pyetje, tre në etapën e parë dhe katër në të dytën, dhe iu betua nxënësve në Allahun se këto pyetje do të jenë në provim, nuk do të ketë në to ndryshim e as korrigjim.

Pasi që mësuesi i informoi ata shumë kohë para provimit u ndanë nxënësit në dy grupe:

Grupi i parë përgënjeshtruan, ndërsa grupi i dytë qëndruan të sinqertë, e këta që qëndruan të sinqertë poashtu u ndanë në dy grupe; Grup që mësuan dhe praktikuan, e kaluan provimin e etapës së parë dhe po e presin etapën e dytë, dhe grupi tjetër thanë: Kur të afrohet provimi do të mësojmë e do të përsërisim, e u erdhi atyre provimi e ata ngelën të papërgatitur.

A e njihni këtë mësues? Do t’ju tregoj emrin e këtij mësuesi, dhe do t’ju tregoj për shtatë pyetjet e tij, jam i sigurtë se të gjithë ju e njihni këtë mësues, është mësuesi më i madh, mualimi fisnik Muhamedi i biri i Abdullahut i biri i AbdulMutalib, salAllahu alejhi ue selem, ai është i cili na tërhoqi vërejtjen për provimin, i cili na tregoi pyetjet për të cilat nuk mori pagesë, ashtu siç Allahu i madhëruar thotë: “Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë (komunikimin e Kur’anit) shpërblim prej jush.” I shpërndau pyetjet e nuk fshehi asgjë prej tyre, ashtu siç e urdhëroi Allahu i Madhëruar: “O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen).”

Ndërsa nga i dërguari alejhi salatu ue selem përcillet se çdo njeri do të pyetet me shtatë pyetje, në dy etapa; tre pyetje në varr dhe katër pyetje Ditën e Kiametit.

Tre pyetjet e varrit janë; Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është i dërguari yt?

Pyetje të lehta kur janë mbi tokë, por të rënda ndër te, mbi tokë përgjigjeja është e lehtë, e dinë i vogli para të riturit,  ndër tokë, në errësirat e vetmin e varreve, në ngushtësinë e tmerrin e saj, aty lëkunden mendjet, pos atij që e ka mëshiruar Allahu “Allahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. Allahu punon çka të dojë.” Të përkujtojmë o ju të dashur ditën kur i shohim djemt e vajzat tona, duke hyrë një prej tyre në klasën e provimit i vetëm, e nuk hyn me te as babai i tij e as vëllau, as i afërm as i dashur i tij, nuk i bën dobi në përgjigje pasuria, pozita, fizionomia e tij. Të kujtojmë atë klasë të errët, ku do të provohemi pas vdekjes, në atë çast kur çdo njëri nga ne do të hyn në atë gropë të ngushtë, e të fusin aty familja e të dashurit e tu, shpejt i shkundin duart e teshat e tyre, dhe kthehen në botën e tyre, mbetet robi i mjerë, i vetëm pa asnjë, e  përqafon ate varri, i zbresin dy melaqe dhe e pyesin atë dhe i bëjnë provim, Kush është zoti yt?  Cila është feja jote? Kush është i dërguari yt? Jobesimtari dhe i prishuri thonë: Ha, ha nuk e di, e thërrët një thirrës nga qielli, gënjeu robi im, bëni shtratin e tij prej zjarri, vesheni nga zjarri, dhe hapni atij një derë për në zjarrë, e i vie atij nga nxehtësia dhe uji i vluar, i ngushtohet varri derisa të gërshetohen brinjët e tij, i vie një njeri me fytyrë të keqe, tesha të këqija, erë të qelbur e i thotë: Të përgëzoj për një gjë që të dëshpron, kjo është dita që të është premtuar, ai thotë: Kush je ti? Fytyra yte është fytyrë që vie me të keqe, thotë: Unë jam puna jote e keqe, e thotë: o Zot mos e bë Kiametin, o Zot mos e bë Kiametin.

Por nëse robi është besimtar i mirë, i devotshëm e namazfalës, kur do ti thuhet atij: Kush është zoti yt? Ai me gjuhën e tij do të përgjigjet: Zoti im është Allahu, po pasha Allahun, gjuha do të flasë: Zoti im është Allahu i Madhëruar, i Urti, Fisniku, i Cili më dhuroi Islamin, besimin dhe Kuranin, më ruajti nga shirku dhe devijimi, më ndihmoi në mirësi e udhëzim, më largoi të keqen e devijimin, pa ndihmën e Tij do isha i devijuar e i keq, Zoti im është Allahu, sa gjatë të kënaqesha në dunja, Zoti im është Allahu të cilin e desha e rehatohesha në adhurim ndaj Tij, Zoti im është Allahu për të cilin e mbajta veten nga epshet, devijimet e saj duke shpresuar kënaqësin e Tij, për të Cilin bëja sexhde kohën kur jobesimtarët bënin sexhde idhujve të tyre, i erdha këtë ditë e unë më nevojtari që jam për Te, duke shpresuar mëshirën e Tij, duke kërkuar faljen prej Tij.

Po, Zoti im është Allahu, feja ime është Islami, i dërguari im është Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, pejgamberi më fisnik, dëgjoja urdhrin e tij dhe e realizoja, dëgjoja ndalesën e tij e prej tyre largoesha, e thërret një thirrës nga qielli, të vërtetën e tha robi im, bëni shtratin e tij prej xheneti, vesheni nga xheneti, dhe hapeni një derë për në xhenet, e i vie atij nga era e xhenetit, i zgjerohet atij varri aq sa i sheh syri, i vie një njeri me fytyrë të bukur, me tesha të bukura, me erë të mirë e i thotë: të përgëzoj me një gjë që të gëzon, kjo është dita jote e cila të është premtuar, e thotë: Kush je ti? Fytyra yte është fytyrë që vje me mirësi, thotë: Unë jam vepra yte e mirë, e thotë: O Zot bëre Kiametin që të kthehem tek familja e pasuria ime.

Kështu do të jetë etapa e parë e provimit me tre pyetjet e saja, derisa ti jep leje Allahu Israfilit të fryej në sur frymën e parë, vdesin banorët e tokës e të qiellit, pos atij që do Allahu, derisa të përfundon numri i të vdekurve, e nuk mbetet askush pos Allahut të Madhëruar, i jep leje Israfilit të fryjë në sur herën e dytë, ata ngriten duke shiquar, ngriten njerëzit para Zotit të botërave, ditën kur secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, atë ditë kur do të ikë vëllau nga vëllau i tij, nga nëna e babai i tij, nga shoku e fëmiu  tij, atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar, e xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. Kur një ditë do të jetë sa pesëdhjet mijë vite, do të qëndrojnë njerëzit në këmbë, këmbëzbathur e lakuriq të pabërësynet, është këputur lidhja farefisnore, kanë përfunduar krenimi me prejardhje, të gjithë të nënçmuar para  Zotit, është Dita e Gjykimit, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit? Eshtë dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!

I mbledh Allahu të parët e të fundit në një vend, e njerëzit do ti godet brengë e agoni që smund të durojnë, e disa do tu thonë disa tjerëve: A nuk e shihni në çfarë gjendje jeni?! A nuk e shihni çfarë ju ka goditur?! A  nuk shihni  ndokend që do të ndërmjetësoj për ju tek Zoti juaj?! Disa do të thonë: Shkoni tek Ademi, e vinë tek  Ademi e i thonë: O Adem, ti je bab i njerëzimit, Allahu të krijoi me duart e Tij, e të frymëzoi nga shpirti Tij, i urdhëroi melaqet e të bënë sexhde, ndërmjetso për ne tek Zoti, a nuk  sheh në çfar gjendje jemi?! A nuk e sheh çka na ka goditur?! E Ademi thotë: Zoti im është hidhëruar sot hidhërim që asnjëher më parë nuk është hidhëruar e as që do të hidhërohet më pas, Ai më ndaloi mua pemën e unë e kundërshtova, vetja ime vetja ime.

Shkojnë për te Nuhu, më pas te Ibrahimi, pastaj te Musai, Isau e të gjithë do të thonë: Zoti im është hidhëruar sot saqë kurë nuk është hidhëruar e as që do hidhërohet më pas, derisa të përfundojnë tek prijësi i bijëve të Ademit Muhamedi salAllahu alejhi ue selem e do  të thotë: Unë jamë për këtë,do të ecë sa të arrijë ndër arsh, do të bie në sexhde, pastaj Allahu e mëson ate, dhe e frymëzon me falënderime të mira, që nuk ia kishte mësuar më parë ndokujt, pastaj thotë: O Muhamed, ngrite kokën, kërko do të ipet, ndërmejtso do të ndërmjetsohet, e ngrit kokën e thotë: O Zoti im, umeti im, umeti im, dhe ndërmjetson për gjykimin mes robërve.

Pastaj fillon pyetja në atë ditë të madhe “Pasha Zotin tënd, ata të gjithë do t’i marrim në përgjegjësi.Për atë se ç’vepruan.” Prej katër pyetjeve që do të pyetet robi, që na i ka treguar mësuesi i parë salAllahu alejhi ue selem, me thënjen e tij: “Nuk do të lëvizë këmba e robit Ditën e Kiametit derisa të pyetet për katër: Për jetën e tij ku e kaloi? Për rininë e tij ku e shfrytëzoi? Për dijen e tij, çfarë ka vepruar me te? Dhe pasurinë e tij ku e fitoi? Dhe ku e shpenzoi?

Pyetje të mëdha e frikëse, do të pyetemi para Allahut të Vetmit të Lartit, pyetje të ditura e të qarta tek të gjithë, mirëpo i lumtur është ai që i mundësohet të punon sipas porosive të tyre, që të ketë sukses për përgjigje të mirë.

Pyetja e parë: Për jetën, jetën tonë dhe kohën tonë, e ku e kemi harxhuar? A e kemi investuar këtë kohë për diç që do të jetë rezervë tek Zoti ynë? Ku jemi ne në fjalën e Allahut të Madhëruar “Thuaj, namazi im, sakrifica, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botërave

Pyetja e dytë: Gjithashtu për jetën, mirëpo për një veçanti të jetës dhe frytn e saj e ajo etapë ëshët rinia, ku janë të rijtë tanë nga kjo pyetje, a është e barabartë, një i ri është ritur dukeadhuruar Allahun, dhe nëj i ri që e pasoi epshin e tij, e u larga nga përmendja e Zotiti të tij.

Ndërsa pyetja e tretë, është për diturinë që e mësojmë, a veprojmë me te në jetën tonë, dhe e japim meritën e saj duke mësuar tjerët, apo ne po risim argumentet kundër vetes, e nuk veprojmë atë që mësuam.

Pyetja e fundit është mbi pasurinë, dhe është e përbërë prej dy vargjesh: e para: ku e ke fituar? Hallall? Apo haram, nga kamata apo ryshfeti, nga tradhtia apo mashtrimi, ndërsa vargu i dytë i pyetjes:ku e ke shpenzuar? A i bëre mëkat Allahut më ketë pasuri? Apo ke blerë gjë haram për vete dhe për fëmijët tu? A ke tepruar pa masë dhe shpenzove jo në vend të duhur? Prej tani përgatit për pyetje përgjigje, dhe për përgjigje të saktën.

përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600