9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

BURIMI I MORALIT TË LARTË

Nevas ibën Sem’an Elensarij, radijall-llahu anhu, thotë: E pyeta Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, për bamirësinë dhe mëkatin dhe më tha: “Bamirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të brenë në zemër dhe urren që ta shohin njerëzit.” (Muslimi)

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Pasha njeriun dhe Atë që e përsosi atë. Pastaj ia tregoi Atij çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për të.”  (Shems – 7,8)

Po ashtu thotë: “A nuk i bëmë Ne për të dy sy? Dhe një gjuhë dhe dy buzë? Dhe ia treguam atij dy rrugët (të drejtën dhe të gabuarën)?”  (Beled – 8,9,10)

Dijetarët thonë: “bamirësia” ka kuptim të gjerë, ajo ka kuptimin e: lidhjes farefisnore, butësisë, shoqërisë të sinqertë, sjelljes të mirë, respektit, të gjitha këto cilësi janë përmbledhje e normave të moralit të lartë.

Nga hadithi i lartpërmendur bëhet e qartë se burimi i moralit të lartë është natyrshmëria e pastër e njeriut. Kur’ani famëlartë sqaron faktin se shpirti i njeriut është depo e një sistemi ligjor moral dhe që prej krijimit të tij është frymëzuar me ndjenjën për të dalluar të mirën dhe të keqen, siç thotë Allahu, subhanehu ve teala: “Pasha njeriun dhe Atë që e përsosi atë. Pastaj ia tregoi Atij çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për të.”

Njeriu është udhëzuar që të dallojë moralin (ndershmërinë) nga amorali (pandershmërinë) nëpërmjet dijes së frymëzuar që e posedon, Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “A nuk i bëmë Ne për të dy sy? Dhe një gjuhë dhe dy buzë? Dhe ia treguam atij dy rrugët (të drejtën dhe të gabuarën)?” , po ashtu në një ajet tjetër kur’anor thotë: “Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë e ai do të jetë mirënjohës ose përbuzës.” (Insan – 3)

Pra njeriu posedon ndjenjë të brendshme me të cilën dallon të mirën prej të keqes. Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Njeriu është dëshmitarë i vetvetes. Edhe pse ai i paraqet arsyetimet e veta.” (Kijame – 14,15)

Megjithëkëtë, shohim se këtë dritë të mbjellur në shpirtin e njeriut e shuajnë zakonet shoqërore të trashëguara prej gjenerate në gjeneratë ashtu siç e shuan rrethi shoqëror. Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, duke transmetuar nga Allahu, subhanehu ve teala, thotë në një hadith kudsij: “Unë i krijova robërit e mij të gjtihë në fe të drejtë, mirëpo djajtë u erdhën atyre dhe i larguan nga feja e tyre dhe ua ndaluan atyre atë që Unë ua pata lejuar.” (Transmeton Muslimi)

Njashtu Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Çdo fëmijë lindet në natyrshmëri të pastër, pastaj prindërit e tij e bëjnë hebrenj, të krishterë apo adhurues të zjarrit, ashtu sikur kafsha e cila lindë viçin pa të meta, a mund të shihni në të ndonjë mangësi?” (Transmeton Buhariu)

Dritën e paraqitur në ndjenjë të brendshme te njeriu, për të dalluar të mirën prej të keqes e shuajnë edhe interesat personale dhe ëndjet e ulëta. Mirëpo, edhe nëse nuk janë prezente të gjitha këto pengesa të natyrshmërisë së pastër përsëri ajo mbetet e mangët në aspektin moral nëse mbështetemi vetëm në të. Për këtë shkak urtësia e Allahut, subhanehu ve teala, ishte që ta plotësojë këtë dritë me shpallje hyjnore: “Dritë përmbi dritë” (Nur:35)

Burimi: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...