IMAM SHAFIU MBI RËNDËSINË E MJEKËSISË

IMAM SHAFIU MBI RËNDËSINË E MJEKËSISË

0 2067

Imam Dhehebui në “Al-Tibb al-Nabawi” shkruan (Dar Ihyaa al-Uloom, Beirut, fq. 228-229)

Kapitulli: Lidhur me inkurajimin e mësimit të shkencave të mjekësisë

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu nuk ka dërguar ndonjë sëmundje përveç se ka dërguar edhe kurën e saj” (Pra ajo veçse është  paraprirë nga shërimi)

Ne themi: Ky (hadith) kërkon mobilizimin e njerëzve për hir të kësaj fjale, pra ky hadith bën nxitje në një këndvështrim për studimin e mjekësisë dhe të shkencave të saj dhe tregon se tashmë mjekësia është një aftësi tej mase e kwrkuar nga muslimanët. Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu thotë: Unë nuk di ndonjë njohuri më fisnike se mjekësia pas hallallit dhe haramit në shëriat. – Dhe ai (imam Shafiu) shpesh ishte tej mase i shqetësuar dhe i trishtuar për atë se muslimanët e kishin lënë pas dore mjekësinë, dhe thoshte: Ata kanë lënë pas dore një të tretën e dijes duke ja besuar atë çifutëve dhe të krishterëve.

Ndërsa është transmetuar gjithashtu se ka thënë: Ehlul kitabët (çifutët dhe krishterët) kanë dominuar ne lidhje me mjekësinë. – Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, përveç njohjes së madhe që kishte mbi shkencat e sheriatit, aftësisë së madhe në gjuhën arabe, ai gjithashtu kishte njohuri tepër të thella edhe në shkencat mjekësore. Dhehebi-Allahu e mëshiroftë, madje shton dhe thotë: Dhe unë kam parë shejhun tonë, Ibrahim el-Rakijun që ishte tepër i thelluar në dijet e shkencave mjekësore, gjithashtu edhe shejhun tonë imam Shafiun, Tekijud-Din Ibn Tejmije madje edhe Imaad el-Din el-Uasitin, Allahu i mëshiroftë.

Kurse nga dijetarët e hershëm të Greqisë që janë marrë me shkencat mjekësore si Hipokrati dhe të tjerë, kanë thënë madje se: Mjekësia është frymëzim nga Allahu, ndërsa ne duke i vënë gjërat në vendin e vet themi se ajo është një dhunti, për ata që janë pajisur  me këtë dije dhe janë dalluar me të, duke mos e anashkaluar faktin se Hipokrati ka qenë një nga pishtarët e kësaj disipline. Shkolla e tij e të menduarit në lidhje me këtë shkencë është një nga shkollat më të saktë të mendimit, duke krahasuar kohën kur ai ka jetuar dhe vepruar. Ai madje u pasua nga Galeni që është nëse mund të themi dijetari kryesor i kësaj disipline pas Hipokratit, si dhe këta të dy janë që nderohet më së shumti nga ana e mjekëve për të ariturat e tyre në këtë lëmi.

Nga ky hadith ka disa përfitime të këndshme edhe atë:

  1. Që një musliman duhet të përpiqet të pajiset me dije dhe edukatë për veten e tij në lidhje me atë për të cilën shëndeti dhe mirëqenia e tij kanë nevojë për të, pra të ketë dije mbi bazat e mjekësisë. Një pikë tepër e rëndësishme fillestare për këtë është të pajiset me dije mbi bazat e biokimisë dhe të ushqyerit dhe kjo duhet të bëhet njohuri e zakonshme pothuajse për të gjithë besimtarët.
  2. Që dijetarët e mëdhenj të Islamit ishin tepër të ditur mbi njohuritë mjekësore, prej tyre Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, gjithashtu imam Shafiu, Ibn Tejmije dhe të tjerët, Allahu i mëshiroftë.
  3. Se dijetarët e këtij umeti janë shqetësuar tepër me faktin se muslimanët nuk ishin në ballë apo prijës të mjekësisë dhe të shkencave të saja, dhe ua kishin lënë këtë disiplinë, të tjerëve, duke qenë të vetëdijshëm për këtë fakt sa i përket atyre që ishin prijësit në këtë disciplinë.
  4. Dijetarët muslimanë pranojnë se medhhebi i saktë dhe i shëndoshë (shkolla e mendimit) në lidhje me mjekësinë (si në themelet e saj ashtu edhe në degët e saja) mund të gjenden në mësimet e Hipokratit dhe Galenit.
  5. Më pas nga pikat e fundit, se parimi bazë i mjekësisë është themeluar mbi të ushqyerit e shëndetshëm dhe një jetë apo mënyrë e shëndetshme e të jetuarit, dhe siç thuhet: Ushqimi është mjekësi dhe mjekësi është ushqimi.

Natyra e dietës së dikujt dhe të jetesës së tij gjithashtu përcakton llojin dhe natyrën e sëmundjeve që ai iu dorëzohet. Të ushqyerit e natyrshëm, dietat e shëndosha pa të meta, duke ofruar ushqim të shëndetshëm dhe të përshtatshëm ndonjëherë mund të, të çojnë në sëmundje të thjeshta të cilat janë jetëshkurtër dhe që zgjidhem me lehtësi, dhe të cilat mund të trajtohen me thjeshte, pra përmes ilaçeve natyrale. Ndërsa dietat komplekse të përbëra nga ushqime të rafinuara të cilat në realitet nuk mund edhe të thuhet se janë ushqime, jo ​​që duhet konsumuar, për tu thënë se duhet marrë sasia e nevojshme ushqyese, për të cilën ka nevojë trupi në mënyrë që ai të funksionojë siç duhet në nivel biokimik, porse duhet edhe evituar pasi që mund të çojë deri në sëmundje të ndërlikuara, komplekse, kronike, afatgjatë, duke mos përjashtuar madje në kurimin e tyre edhe ndërhyrjet komplekse. Masa paraprake në dietë është themeli i gjithë mjekësisë, dhe kjo është ajo që gjitha kombet, civilizimet dhe kulturat e afirmuara, përmes shekujve dhe përvojës në to, secili prej tyre ka zhvilluar format e tyre të mjekësisë natyrore mbi këtë themel bazë.

Për këtë mund të referoheni edhe në komentin e Ibn Rexheb el-Hanbelit në hadithin e Mikdamit dhe gjithashtu po këtij komenti nga Ibn Kajjimi-Allahu i mëshiroftë.

Përktheu dhe përshtati: Dr. Visar Xhaferi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 589