13.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

A duhet të themi “sadakallahul adhim” pas leximit të Kuranit?

Pyetje: hoxhë i nderuar! Duam të na sqaroni se thënia “sadaka Allahul adhim” pas leximit të një pjese nga Kurani, a është bidat apo jo ?!

Përgjigje: kohëve të fundit, shumë njerëz e kanë bërë zakon që pasi të përfundojnë një pjesë leximi të Kuranit, të thonë “sadaka Allahul Adhim“ (All-llahu i Plotfuqishëm ka thënë të vërtetën“!), dhe kjo është duke u përhapur tek njerëzit me të madhe.

Porse kjo nuk ka asnjë bazë në Islam, sepse Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- asnjëherë nuk e ka bërë një gjë të tillë, e kjo njëherit nuk ishte as traditë e sahabeve,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- gjithashtu e ishte e panjohur tek tabi-inët (gjenerata pas sahabëve ).

Kjo traditë ka lindur dhe është përhapur në kohët e mëvonshme, pasi disa lexues të Kur’anit e përdorin këtë për shkak të ajetit të mëposhtëm:
قُلْ صَدَقَ اللَّـهُ

“Thuaj: Allahu ka thënë të vërtetën”.[1]

Si rrjedhojë e kësaj njerëzit filluan të praktikonin me të madhe si diçka e pëlqyer.
Mirëpo, ky Istihsan (të qenit diçka e pëlqyer) duhej refuar menjëherë nga muslimanët sepse, nëse do të kishte qenë diçka e vërtetë dhe e duhur për t’u vepruar, atëherë Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- sahabët dhe tabi-inet,- selefët (gjenerata e parë dhe më e mire dhe zgjedhur për tu pasuar nga ne), nuk do ta kishin neglizhuar veprimi e një gjëje të tillë.
Fjala e Allahut: “Allahu ka thënë të vërtetën” nuk do të thotë se këto fjalë duhet të thuhen çdo herë pas mbarimit të leximit të një pjese nga Kur’ani.

Nëse do të ishte ky pretendim i saktë apo i ligjësuar si thonë ata, atëherë Allahu,- xhele shanuhu!,- do të kishte thënë: nëse ke lexuar, në fund thuaj: “Allahu ka thënë të vërtetën”.

All-llahu,- xhele veala!,- ka thënë :
فَإِذَا قَرَ‌أْتَ الْقُرْ‌آنَ فَاسْتَعِذْ بِاللَّـهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّ‌جِيمِ ﴿٩٨﴾
“Kurdo që të këndosh Kur’an, kërko te Allahu mbrojtjen prej djallit të mallkuar.”[2]

Ajeti të cilin e përdorin bidatçinjtë për të mbështetur praktikën e kësaj thënie pas leximit të Kur’anit, do të shpallej në realitet për të vërtetuar atë në lidhje me të cilën është thënë më parë, për disa ushqime të beni israilëve të cilat u lejuan, përveç atyre që ata vetë kishin mohuar (ndaluar vetës së tyre që më parë).

All-llahu,- xhele veala!,- thotë :
قُلْ فَأْتُوا بِالتَّوْرَ‌اةِ فَاتْلُوهَا إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ ﴿٩٣﴾ فَمَنِ افْتَرَ‌ىٰ عَلَى اللَّـهِ الْكَذِبَ مِن بَعْدِ ذَٰلِكَ فَأُولَـٰئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ ﴿٩٤﴾ قُلْ صَدَقَ اللَّـهُ ۗ فَاتَّبِعُوا مِلَّةَ إِبْرَ‌اهِيمَ حَنِيفًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِ‌كِينَ ﴿٩٥﴾

“Thuaj “pra sillni ju Tevratin, lexojeni atë, nëse jeni të sinqertë. Kurse ata të cilët edhe pas asaj shfaqin gënjeshtra për Allahun, ata janë me të vërtetë mizorë. Thuaj: “All-llahu flet të vërtetën! Prandaj pasoni fenë e Ibrahimit, besimtarit të vërtetë, se ai nuk ka qenë politeist”.[3]

Pra, nëse ky ajet do të nënkuptonte se këto fjalë do të duhej të thuheshin pasi të përfundojmë leximin e Kur’anit, atëherë Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- do të ishte i pari të cilit do t’i duhej t’i bëhej e njohur dhe e qartë kjo çështje.

Ndërsa ky argumentim nuk është kështu sipas disave që pretendojnë të argumentohen me këtë ajet apo edhe ndonjë tjetër, unë e di që nuk argumentohet si mendojnë ata me këtë ajet.

Përmbyllje dhe Rezyme e asaj që cekëm me lart:

Duhet të kuptojë çdo musliman se thënia e “sadaka Allahul Adhim” pas leximit të Kur’anit është diçka e re (bidat) dhe muslimani nuk duhet ta thotë atë dhe duhet të largohet prej kësaj fjale.

Porse, të besosh se Allahu,- xhele veala!,- e ka thënë të vërtetën, është obligim për çdo musliman, e kush nuk beson apo dyshon në vërtetësinë e fjalëve të Allahut,- xhele veala!,- ai është në këtë rast qafir (mosbesimtarë), i cili ndodhet jashtë kufijve të Islamit.
E, për këtë ne kërkojmë mbrojtje tek Allahu,- xhele veala!,.

Nëse muslimani thotë në situate të ndryshme fetare, si vërtetim se “Allahu,- xhele veala!,- ka thënë të vërtetën” si p.sh. kur Allahu ka thënë se një gjë do të realizohet tash apo më vonë, e ajo pastaj realizohet, e me këtë muslimani dëshiron të pohojë se e është e vërtetë ajo çfarë, Allahu,- xhele veala!,- ka thënë, në këtë rast kjo lejohet, sepse diçka e tillë ka ardhur në Sunetin Profetik.

Njëherë Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- e mbajti një fjalim, e kur Hasani dhe Husejni kaluan aty pranë, atëherë Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- zbriti nga minberi, i mori ata dhe i vendosi para vetës së tij e pastaj tha:
“ Me të vërtetë Allahu,- xhele veala!,- ka thënë të vërtetën:
إِنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلَادُكُمْ فِتْنَةٌ ۚ وَاللَّـهُ عِندَهُ أَجْرٌ‌ عَظِيمٌ ﴿١٥﴾
“Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë kurse tek Allahu ka shpërblim të madh”[4]

Allahu është më i Dituri!

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi: albislam.com

[1] Ali Imran: 95

[2] Nahl: 98

[3] Ali Imran: 92-95

[4] Tegabun: 15

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...