Allahun falënderojmë dhe vetëm prej tij ndihmë dhe falje kërkojmë, kërkojmë që Allahu t’na mbrojë nga të këqijat e veprave tonë dhe vetes sonë, përshëndetjet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundi, prijësin e pejgambereve, të dërguarin mëshirë për njerëzimin, Muhamedin, alejhi selam, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnikë dhe mbi të gjithë ata që ecin rrugës së tij deri në ditën e Fundit.
Prej veprave që janë të preferuara të veprohen mirëpo nuk janë obligative është:
Të ushqyerit në kohë të syfyrit, në fundin e natës, sepse i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Hani syfyr sepse në syfyr ka bereqet”. Mutefekun alejhi
Po ashtu në Sahihun e Muslimit nga Amr ibn Asi, radijallahu anhu, sëhnohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dallimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të librit (krishterët dhe çifutët) është ngrënia e ushqimit në syfyr”.
Dhe ka thënë: “I gjithë syfyri është kohë e bereqetit, mos e leni qoftë edhe më një gllënjkë uji, se Allahu dhe melaqet e Tij dërgojnë bekime për ata që hanë në syfyr”.
Se ai që hanë ushqim deri në fund të kohës së syfyrit që është sunet, padyshim është më i fortë dhe më i qëndrueshëm gjatë ditës se sa ai i cili nuk ka ngrënë asgjë në syfyr.
Pra duhet që me syfyrin tonë ta kemi qëllim të pasojmë sunetin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, që syfyri të jetë ibadet, e prej sunetit është edhe vonimi i syfyrit deri në kohën e sabahut. Kështu ka vepruar i Dërguari, salallahu alejhi ue selem. Në hadithin që transmeton Katade nga Enes ibn Maliku radijallahu anhu, shënohet se i Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe Zejd ibn Thabiti kanë ngrënë në syfyr, e kur e përfunduan syfyrin u ngrit i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem për namaz dhe u fal. E i thamë Enesit: Sa ishte hapësira mes ngrënies së syfyrit dhe fillimit të namazit? Tha: Aq sa njeriu mund të lexon pesëdhjetë ajete. Transmeton Buhariu.
Nga Aisheja, radijallahu anha,transmetohet se Bilali e thërriste ezanin natën, e i Dërguari salallahu alejhi ue selem thoshte: “Hani dhe pini derisa të thërret ibn Umi Mektumi se ai e thërret ezanin atëherë kur të del sabahu”. Transmeton Buhariu.
Vonimi i syfyrit është më mirë për agjëruesin dhe që atë të mos e zë gjumi pa falur namazin e sabahut. Pra agjëruesi mund të hanë e pinë deri sa të del sabahu, mbështetur në fjalën e Allahut: “Hani dhe pini derisa tu bëhet juve e qartë peri i bardhë nga peri i zezë”. Për daljen e sabahut e vërteton ose me pamje në hapësirë apo sipas ezanit, apo lajmit nga njeri i besueshëm, e kur të del sabahu njeriu duhet ndal nga ushqimi e pija dhe të bën nijet me zemër agjërimin, e nijeti me të shprehur me fjalë nuk është traditë e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.
Prej veprave të preferuara është edhe shpejtimi i iftarit, kur të vërtetohet perëndimi i diellit, për këtë tregon edhe hadithi që e transmeton Sehl ibn Sadi, radijallahu anhu se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Njerëzit do të jenë në mirësi përderisa e shpejtojnë iftarin”. Mutefekun alejhi.
Në një hadith kudsij Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Robërit më të dashur tek unë janë ata që përshpejtojnë iftarin”.
Prej sunetit është që njeriu të qel iftar, apo të nis iftarin me hurmë, e nëse nuk ka asnjë lloj të hurmës atëherë me ujë, siç transmeton Enesi radijallahu anhu: “I Dërguari salallahu alejhi ue selem bënte iftar para se të falte namazin me disa hurma të njoma, e nëse nuk kishte të njoma atëherë me të thata, e nëse nuk kishte as këtë, pinte ujë”. Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
E nëse nuk gjen asgjë, e bën iftar me zemrën e tij.
Duhet të bëhet lutje gjatë iftarit me lutjet që dëshiron. I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Agjëruesit në kohë të iftarit lutjet nuk i kthehen që i bën”. Në hadithin e ibn Omerit radijallahu anhuma transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, kur bënte iftar thoshte: “Shkoi etja u shuan damarët dhe fituam shpërblimin inshaallah”.
Prej veprave të preferuar gjatë agjërimit është edhe shpeshtimi i leximit të Kuranit, përmendja e Allahut, lutjes, namazi, sadakaja etj. Në sahihun e ibn Huzejmes dhe ibn Hibanit është shënuar se i Dërguari salallahua lejhi ue selem ka thënë: “Tre njerëzve nuk u kthehet lutja: agjëruesit kur të bën iftar, imamit të drejtë dhe lutja e atij që i është bërë e padrejtë, e ngre Allahu mbi mjegullat e i hapen gjitha dyert e qiellit e thotë Allahu: “Pasha krenarisë dhe bujarisë Time, do të ndihmoj qoftë edhe pas një kohe”. Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu.
Ibn Abasi radijallahu anhu tregon për të Dërguarin salallahu alejhi ue selem dhe thotë: “Ishte njeriu më bujar, dhe më bujari ishte në Muajin e Ramazanit kur takonte Xhibrilin, i cili ia mësonte Kuranin.Bujaria e tij përfshinte gjithë llojet e bujarisë, duke dhënë dijen, shpirtin, pasurinë për Allahun subhanehu ue teala për ta shfaq fenë e vet, udhëzimin e njerëzve dhe të sjell dobinë në çdo mënyrë, duke mësuar të paditurit, kryerjen e nevojave të tyre, ushqimin e të uriturve. Bujaria e tij shtohej edhe më tepër në Ramazan për shkak bereqetit të kohës. Bashkimi mes agjërimit dhe ushqimit i të tjerëve janë shkak për të fituar xhenetin. Siç përmendet në sahihun e Muslimit nga Ebu Hurejra radijallahu anhu se i Dërguari salallahu alejh iue selem ka thënë:“Kush prej jush është agjërueshëm sot? Ebu Bekri tha: “Unë. Tha: Kush prej jush ka përcjell xhenaze sot? Ebu Bekri tha: “Unë. Tha: “Kush ka ushqyer ndonjë të varfër sot? Ebu Bekri tha: Unë. Tha kush ka vizituar sot një të sëmurë? Ebu Bekri tha: Unë. Atëherë i dërguari salallahu alejhi ue selem tha: “Te kush janë mbledhur këto gjëra vetëm se e ka fituar xhenetin”.
Prej gjërave të preferuara është që agjëruesi ta ndjen madhësinë e dhuntisë së Allahut me agjërim, që ia ka mundësuar dhe ia ka lehtësuar që ta përfundon ditën e muajin. Ngase shumica e njerëzve janë të penguar nga agjërimi, qoftë se ata janë të vdekur, apo nuk kanë mundësi, janë të paaftë të agjërojnë, ose janë prej të devijuarve dhe prej atyre që kundërshtojnë agjërimin, Allahu na ruajt neve e i udhëzoftë ata.
Të falënderon agjëruesi për këtë dhunti që është shkak i faljes së mëkateve dhe shlyerjen të këqijave, shkak për ngritjen e gradave në vendin e kënaqësive, në afërsi të Zotit të Botëve.
Vëllezër, merrni këto rregulla dhe vepra të agjërimit, e ikni prej shkaqeve të hidhërimit e hakmarrjes, pajisuni me cilësitë e virtytet e të parëve, se nuk përmirësohet i fundit i këtij umeti pos ashtu siç janë përmirësuar të parët e këtij umeti.
Ibn Rexhebi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Agjëruesit janë dy grupe: të parët janë ata që braktisin ushqimin, pijen dhe epshin për Allahun e Madhëruar, që shpresojnë te Allahu shpërblim në xhenet. Ky person ka bërë tregti me Allahun, e Allahu nuk e humb shpërblimin e atij që vepron mirë e as që e humb vepruesin e asaj vepre. Por fiton me fitim të madh. I Dërguari salallahu alejh iue selem i tha një njeriu: “Ti nuk do lësh një gjë që Allahu ka ndalu, e Allahu të mos e zëvendëson atë me më të mirë se ajo”. Transmeton Imam Ahmedi.
Agjëruesit i jepet në xhenet çfarë të dëshirojë nga ushqimi, pija dhe kënaqësive tjera, Allahu thotë:
“Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë” Haka 24. Muxhahidi dhe të tjerët në komentim e këtij hadithi ka thënë: ka zbritur për agjëruesit.
Dhe në hadithin e Abdrahman ibn Semure që i Dërguari salallahu alejhi ue selem e ka pa një ëndërr: “Kam parë njërin prej umetit tim, që gulçonte nga etja, sa herë që afrohej afër një pusi, pengohej dhe largohej prej atij pusi, e erdhi agjërimi i Ramazanit e i dha të pijë ujë”. E transmeton Taberani.
E grupi i dytë prej agjëruesve: kush agjëron në dynja për Allahun, e ruan kokën dhe çfarë ka në të, e barkun e çfarë ka në të, kujton vdekjen dhe belanë, dëshiron ahiretin, e le zbukurimin e kësaj bote, ky ditë të bajramit e ka takimin me Zotin dhe gëzimin e ka kur ta sheh Atë subhanehu ue teala.
Kush agjëron me urdhrin e Allahut nga epshet e tij në këtë dynja e arrin atë nesër në xhenet, e kush agjëron nga gjitha gjërat në këtë dynja për këtë bajram është kur ta takon Zotin e tij.
O ju që jeni penduar, agjëroni sot nga epshet dhe egot që të arrini takimin me Allahun subhanehu ue teala.
E lusim Allahun, që të na zbukuron me sinqeritet, të na mbarëson veprat tona me pasim të sunetit, e lusim Allahu të na zgjon nga shkujdesi, shkujdesi, të na shpëton nga fundosja, të na fal gabimet e të këqijat, neve, prindërve tanë dhe gjithë muslimanëve, me mëshirën e Tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundit.
Shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin
Përktheu: Shpend Zeneli