15.8 C
Skopje
E martë, 27 Maj, 2025

Shpifjet e disa bidatçive ndaj Imam Muhamed bin AbdulVehabit –Allahu e mëshiroftë!-

Pyetësi:

-Tek ne në fshatin apo qytetin tonë, nëse dikush beson në Kur’an dhe sunet, por nuk beson në zotërit e sekteve të cilët i godasin vetet e tyre me hekur, atij i thonë: “Ti je vehabi” dhe pretendojnë se ky drejtim (vehabi), nuk beson Pejgamberin –salalallahu alejhi ve selem!-, andaj kërkojmë të na thoni diçka rreth kësaj, Allahu ju shpërbleftë me shpërblimet më të mira!

Përgjigje:

-Këta që i përmende, janë injorantë, apo janë fanatikë, devijues, mashtrues të njerëzve, këta janë mes injorancës dhe devijimit, mes mashtrimit dhe përzierjes së vërtetës me të kotën, sepse ai i cili e beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit dhe beson se Muhamedi –salallahu alejhi ve selem!- është i dërguari i Tij, e refuzon këtë vepër të keqe, e refuzon shpuarjen e trupit me thikë, apo hedhjen e vetes në zjarr, apo afrimin tek zotëritë e tyre me therje të kurbanëve apo me zotim (nedhr), të gjithë këto veprime refuzohen nga ata që e besojnë Allahun, poashtu refuzohen nga shokët e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, ashtu siç refuzohen nga Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ku thotë:

-“Kush shpik diçka të re, në fenë tonë, ajo është e refuzuar”.

-Një vepër të tillë nuk e ka vepruar as Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, e as shokët e tij, e as që ka vend në fenë tonë, andaj kjo vepër është e kotë.

-Ndërsa të ashtuquajturit “vehabi”, janë ndjekësit e Imam Muhamed bin AbdulVehabit –Allahu e mëshiroftë!-, i cili është Imam i njohur që bëri thirrje në fenë e Allahut azze ve xhel, në Nexhd në shekullin 12.

Thirri në Islam, në gjykim me Sheriatin e pastër, dhe ndaloi fanatizmin që patën ndaj pejgamberëve, njerëzve të devotshëm, adhurimit të varreve, drunjve dhe gurëve.

-U bëri thirrje udhëheqësve dhe popullit të asaj kohe, në teuhidin e pastër (Njësimin e Allahut në çdo aspekt të jetës), dhe ndjekwn e sheriatit dhe madhërimit të saj, bëri thirrje që pesë kohët e namazit të falen në xhami, dhe ruajtjes së simboleve të Allahut, e Allahu ia lehtësoi këtë duke i dalë në ndihmë, ndjekës nga familja Saud dhe kështu u ngrit feja e Allahut për shkak të thirrjes së tij në gadishullin Arabik, u shfaq dhe fitoi e vërteta dhe Allahu e mposhti të kotën.

E lus Allahun që të na forcojë në rrugën e vërtetë dhe të na e merr shpirtin në këtë gjendje, kështu që shejh Muhamedi –Allahu e mëshiroftë!- së bashku me ndjekësit e tij, janë ndihmësit e së vërtetës dhe prej thirrësve në udhëzim, ata janë të cilët e ndihmuan fenë në shekullin e 12, e ngritën fjalën e Allahut dhe luftuan për Të dhe e vendosën gjykimin e Allahut (Sheriatin) në këto vende.

-Ai i ishte i cili bënte thirrje që t’i dërgohet salavat Muhamedit salallahu alejh ve selem, që të madhërohet sheriati i tij, ndërsa disa njerëz gënjejnë për të dhe për ndjekësit e tij dhe thonë: Ai thotë: “Shkopi im, është më i mirë se Pejgamberi”, e gjithë kjo është gënjeshtër dhe e kotë që prodhohet nga armiqtë e Allahut.

Ai beson se i Dërguari salallahu alejhi ve selem, është njeriu dhe krijesa më e dashur te Allahu, është robi më i mirë i Tij dhe se ai është zotëria i bijve të Ademit, është ai i cili bëri thirrje në Sheriatin e tij dhe ndjekësve të tij,është ai i cili e madhëron urdhrin dhe ndalesën e Allahut, dhe në vendin e tij thirrte: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Tij”.

-Gjithashtu shejh Muhamedi e ka mendimin se gjatë qëndrimit të fundit në Etehijat, dërgimi salavat Pejgamberit salallahu alejhi ve selem është shtyllë e namazit, e pas gjithë kësaj si ka mundësi që të thuhet se ai nuk dërgon salavat Pejgamberit salallahu alejhi ve selem?!

Problemi është se armiqtë e Allahut gënjejnë, e maskojnë të vërtetën me të kotë, shpifin, dhe nuk përkujdesen ndaj urdhrave të Allahut.

S’ka mund dhe fuqi pos të Allahut.

Përktheu dhe pështati:

Mujdin Xh. Xhaferi

25.03.2013

13.05.1434

Shejh AbdulAziz Bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Fetva nga Nur ala darb – pjesa e parë

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...