7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Dua të vdes!!

Pyetje: Hoxhë i nderuar! Dua t’ju rrëfej se jeta ime për mua s’ka kuptim, gjithmonë kam probleme të ndryshme dhe çdo herë që më ndodh ndonjë fatkeqësi, unë i lutem Allahut që të ma mundësoj vdekjen sa më shpejt dhe të shpëtoj nga problemet që më kanë rënë mbi kokë, së paku unë e shoh këtë si rrugëdalje të vetme dhe qetësim për mua. Si qëndron ky veprim i imi në Islam, lejohet të veproj në këtë mënyrë apo jo ?!

Përgjigje: Sa i përket kërkimit të vdekjes nga ana juaj si shkak i fatkeqësive të shumta të cilat e godasin njeriun (muslimanin) duhet të dimë se një veprim i tillë është i ndaluar në Islam.

E themi këtë, sepse Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

“Askush nga ju nuk duhet ta kërkojë vdekjen e tij për shkak të ndonjë fatkeqësie, por nëse mendon se duhet ta kërkojë atë patjetër, atëherë le të thotë: O Zot! Nëse jeta ime është më e mirë për mua, atëherë më jep mundësi të jetoj, porse nëse vdekja ime është më e mirë për mua, atëherë më jep mundësi që të vdes”.

Si rrjedhojë e kësaj, muslimani duhet të shpresojë tek shpërblimi i All-llahut,- xhele veala!,- dhe të presë me durim dhe duke bërë dua kalimin e fatkeqësisë nga e cila është goditur.

Dije o musliman se, Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

“Fitorja vjen me durim, gëzimi vjen pas dëshpërimit dhe pas çdo vështirësie vjen lehtësimi”.

Në të njëjtën kohë, ne si musliman duhet të kemi parasysh se vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohet dhe goditet muslimani gjatë jetës, ato ia largojnë dhe pastrojnë një pjesë të gjynaheve dhe se vetëm me durim dhe shpresë arrihet tek shpërblimi i Allahut,- xhele veala!,- se përmes sprovave muslimani ngrihet në grada të larta tek Allahu,- xhele veala!

Dhe, mu për këtë arsye,- Allahu xhele veala!,- thotë:

الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّـهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَ‌اجِعُونَ ﴿١٥٦﴾

“Atyre të cilët kur i godit ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” (Kur’an: El-Bekare :156).

Krejt në fund, do dëshiroja që ti them pyetëses, lidhur me faktin se ajo thotë vdekja është rruga e vetme e qetësimit dhe shpëtimit të saj nga problemet dhe fatkeqësitë, sepse duhet ta ketë ne dije motra në fjalë se ky është një mendim tërësisht i gabuar dhe në kundërshtim të plotë me atë se çka na mëson dhe urdhëron Allahu dhe i Dërguari i Tij.

Motër e nderuar!

Mos harro se vdekja nuk i zgjidhë dhe largon problemet tuaja , porse ajo i shton edhe më shumë e sidomos kur njeriu vdes duke pasur gjynahe për të cilat nuk është penduar akoma nga ato.

Në këtë rast, vdekja juaj nuk do të bënte gjë tjetër pos që do të shpejtonte dënimin e Allahut,- xhele veala!,- ndaj jush.

Motër! Ti duhet të bësh durim, sepse çdo fatkeqësi e cila të godet, sado e madhe qoftë ajo, e ka edhe fundin e saj.

Argument për këtë se gjendja juaj do ndryshoj është se Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:

فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ‌ يُسْرً‌ا ﴿٥﴾ إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ‌ يُسْرً‌ا ﴿٦﴾

“E, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi (lumturi)!”. (Kur’an: El Inshirah: 5-6).

Allahu është më i Dituri !

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 12.05.2013

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...