A është i saktë hadithi “ne jemi një popull që nuk ushqehemi para së të ndjejmë uri, e kur ushqehemi nuk ngopemi”?

A është i saktë hadithi “ne jemi një popull që nuk ushqehemi para së të ndjejmë uri, e kur ushqehemi nuk ngopemi”?

0 3448

Pyetje: A është i saktë hadithi “ne jemi një popull që nuk ushqehemi para së të ndjejmë uri, e kur ushqehemi nuk ngopemi”?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Pas një kërkimi, nuk kemi gjetur se ky hadith përmendet në referencat e sunetit të Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Gjithashtu nuk kemi parë se ka përmendur këtë hadith përpos Burhanudin Halebij në librin “Siretul halebije” (3/295) pa zinxhirë transmetimi dhe pa ndonjë referencë. Për këtë, nuk është e vërtetë se kjo fjalë është prej haditheve profetike si dhe kuptimi i tij është jo shumë i qëndrueshëm.

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, shënon: “kjo fjalë të cilën ia përshkroi të Dërguarit, nuk ka bazë” (Silsile Sahiha nr: 3942)

Në fetfatë e Komisionit të Përhershëm qëndron: “kjo fjalë, sipas asaj që e dimë nuk është hadith profetik”

Allahu e di më së miri

Islam.info / albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri