Nuri El Maliki kryeministri i Irakut në një intervistë Gardianit britanik potencoi se ai fillimisht është shiit, pastaj është irakian dhe në fund është arab. Ne gjithashtu nuk harrojmë se Nuri El Maliki iki nga gjykimi me vdekje në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar fillimisht në Siri, prej të cilës emigroi në Iran ku u bashkëngjit me njësitë ushtarake të Hizbu Da’vetil Islamijje (shiit). Prej asaj kohe ai është i vendosur të jetë realizuesi i projektit iranian në Irak.
Në të njëjtën kohë instituti Karnagi për paqe publikoi se: Në zgjedhjet e fundit në Irak Uashingtoni e fitoi atë që e shpresonte dhe për të cilën punonte, qeverinë e pajtimit kombëtar që bashkon gjitha forcat e mëdha kombëtare, fetare dhe politike. Në pushtet erdhi një kryeministër që i përshtatet Amerikës përkundër notës së ultë për sundimin në mandatin e parë si dhe paraqitjes së shenjave të qasjes despotike në pjesën e fundit të mandatit si dhe në periudhën pas zgjedhjeve. Përfundimi i përgjegjësve amerikan ishte se ai ende është zgjedhja më e mirë e mundshme për momentin. Ajo që ndoshta e prish konceptin është fakti se El Maliki e gëzon edhe përkrahjen e Iranit. El Maliki si kryeministër është rezultat i bashkëpunimit faktik mes SHBA-ve dhe Iranit.”
Reporteri i Lindjes së mesme në gazetën Dejli Telegraf, në raportin e tij pas tërheqjes së amerikanëve shkruan: “gjendja e sigurisë në Irak e çon vendin drejtë konfliktit të pashmangshëm sektarin.” Ai pohon se vetëm pak orë pas largimit të ushtrisë amerikane El Maliki vendosi të lirohet nga udhëheqësit sunit në koalicionin qeveritar që ai e udhëheq.
Patrik Koburn në Indipendent shkruan se rendi me shiitëve, sunitëve dhe kurdëve, ashtu siç e kanë lënë amerikanët është i rrezikuar me shembje. Në pyetjen çfarë po ndodh ai thotë se është e mundshme që kryeministri shiit të “dekorojë” Saddamin si ”i fuqishmi i Irakut” në kohë që angazhon shërbimin e tij sekret kundër kritikuesve të tij me pretekst se solidarizohen me partin Ba’th ( e Sadamit).
Kur partitë konkurrente shiite e refuzuan zgjedhjen e tij si kryeministër ai disa herë i kujtoi irakianët se në kohën kur u zgjodh për kryeministër ai ishte komandant i forcave të armatosura. Përdorim i këtij fakti në kontekst të luftës së brendshme politike komentohet si kërcënim në formë jodirekte ndaj kundërshtarëve politik.
Në realitet Nuri El Maliki nuk është vetëm udhëheqës i forcave ushtarake. Njësiti Brigada e Bagdadit është nën komandën e tij direkte. Situata është e njëjtë edhe me disa njësi të inteligjencës prandaj është e vështirë të besohet se Maliki do të pranojë ndonjë marrëveshje politike e cila do ta kufizojë pushtetin që e ka.
Konflikti sektarian (sunit-shiit) është pjesë e historisë së hidhët të Irakut. Masakrat që janë kryer përgjatë historisë prej pushtimit të mongolëve deri te pushtimi britanik vetëtojnë momentin sektarian. Viktimë të vrasjeve dhe masakrave ishin sunitët që nuk i nënshtroheshin lehtë asnjë pushtuesit të vendit të tyre.
Lirisht mundet të thuhet se shkaku pse sunitët e përjetojnë padrejtësinë në Irak, është mungesa e shtetit që do ti mbrojë ata. Në anën e kundërt shiitët e kanë qendrën e tyre Iranin në të cilin i thurin komplotet e tyre që pastaj i realizojnë në Irak. Sipas librit “Arabët sunit në Irak” shumica kryengritjeve kundër qeverive të Irakut u dirigjuan nga Teherani.
Muhamed Hasenejn Hejkel në librine tij “Topat e ajatollasve” shkruan: “Iraku në vitin 1974 shprehi mospajtim me angazhimet amerikane për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes mes Egjiptit dhe Izraelit pas luftës së tetorit të vitit 1973. Në atë kohë Kisinxheri duke i bindur egjiptianët tha se këtë problem do ta zgjedh shahi i Iranit dhe vërtet filloi zënka mes Iranit dhe Irakut e cila rezultoi me luftën tetëvjeçare mes Irakut dhe Iranit.
Pas shumë ndodhive të njëpasnjëshme erdhi edhe okupimin amerikan dhe vuajtja e sunitëve arriti kulmin. Në vitin 2010 u organizuan zgjedhjet të cilët Asambleja e dijetarëve muslimanë i konsideroi joligjore sepse vendi ishte ende i okupuar. Arabët sunit vazhduan me qëndrimin e tyre refuzues ndaj zgjedhjeve që organizohen sipas draftit të kushtetutës i cili në esence është kopje e korrigjuar e ligjit për drejtimin e shtetit të cilin e aprovoi autoriteti i Pol Bremerit.
Këto zgjedhje ndërtoheshin mbi konceptin e tre subjekteve politike: Kurdët, shiitët dhe arabët sunit. Irani nuk ishte larg ndërhyrjes në çështjet politike arabe dhe e shfrytëzoi momentin për të ndërtuar një urë me anë të cilës do ta realizojë projektin e tij kolonizues të Irakut.
Edhe qeveria amerikane e kishte rolin e saj duke potencuar faktin shumica shiite dhe pakica suite si dhe duke dëshiruar ti shfaqin botës së shumica janë me projektin amerikan. Refuzuesit e këtij projektin emëroheshim si pakicë. Xhon Bajden nënkryetari i SHBA-ve deklaroi se Irani me 100 milionë dollarë ka ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.
Në anët tjetër partitë shiite e përdorën ligjin për çrrënjosjen e Ba’thit si mjet për të penguar politikisht arabët sunitë. Në krye të komisionit që e zbatonte këtë ligj ishte Ahmed Çelebi. Vetë SHBA-të e pranuan ndikimin e Iranit mbi këtë komision. Ky komision largoi nga jeta politike mbi 500 arabë sunit në mes të cilëve edhe shumë persona me ndikim si Salih El Mutlik dhe Dhafir El Ani.
Kaosi në vend ishte edhe mbulojë e mirë për eliminimin e personaliteteve sunit (fetarë, shkencorë dhe ushtarakë) në qytetin e Bagdadit si dhe në rajonet e jugut të vendit. U rrënuan qytete të sunitëve si Falluxha, Tela’fer, Samara, Ubejdi etj. Krahas spastrimit fizik u zhvillua edhe fushata e burgosjes dhe shpërnguljes me dhunë të familjeve sunite në veçanti prej Bagdadit.
Qeveria irakiane ushtroi presion mbi institucionet sunite që kishin ndikim që rezultoi me largimin e sunitëve nga pozitat drejtuese dhe qeverisëse.
Shiitët dominojnë në ministritë e punëve të brendshme dhe të jashtme, në ministrinë e naftës dhe në ministritë tjera. Forcat e armatosura që kontrollojnë Bagdadin janë kryesisht shiite. El Maliki i ka 17000 ushtarë që janë nën komandën e tij dhe nuk janë pjesë e ministrisë së mbrojtjes. Ata janë nënshkrues të marrëveshjeve për armatim me qëllim të koncentrimit të fuqisë ushtarake në duar të shiitëve.
Në fund shikoni tabelën e cila pasqyron padrejtësinë ndaj sunitëve në Irak sipas përfaqësimit në institucionet shtetërore në vitin 2009
Institucioni | Arabë sunitë | Shiitët | Kurdët
|
Ministria e arsimit | 8,33% | 70,7% | 4,16% |
Ministria e sportit dhe rinisë | 17,6% | 82,4% | 0% |
Ministria e bujqësisë | 7,7% | 79,6% | 0% |
Ministria e të zhvendosurve dhe të shpërngulurve | 8,3% | 83,% | 8,3% |
Ministria e energjetikës | 13,2% | 84,2% | 2,6% |
Ministria e shëndetit | 17,2% | 65,5% | 3,4% |
Ministria e planifikimit | 11,76% | 61,7% | 0% |
Ministria e punëve të jashtme | 33,3% | 50% | 12,5% |
Ministria e drejtësisë | 36,36% | 54,54% | 9,1% |
Ministria e tregtisë | 0% | 88,9% | 5,6% |
Ministria e ekologjisë | 12,5% | 75% | 0% |
Ministria e Naftit | 3,3% | 76,7% | 3,3% |
Ministria e industrisë | 37% | 51,9% | 8,6% |
Ministria e resurseve ujore | 5,3% | 42,1% | 0% |
Ministria e ndërtimit dhe akomodimit | 12,5% | 79,2% | 8,33% |
Ministria e punës dhe çështjeve sociale | 0% | 88% | 0% |
Ministria e transportit | Nuk dihet | 70% | 3,33% |
Ministria e arsimit të lartë | 36,8% | 57,9% | 5,3% |
Ministria e kulturës | 33,3% | 50% | 11,11% |
Ministria e komunikimit | 8,4% | 91,6% | 0% |
Ministria e të drejtave njerëzore | 16,6% | 58,3% | 0% |
Ministria e pushtetit lokal dhe administrimit të përgjithshëm | 10% | 90% | |
Këshilli i sigurisë kombëtare | 9% | Nuk dihet | Nuk dihet |
Ministria e sigurisë shtetërore | 4% në poste dytësore | Nuk dihet | Nuk dihet |
Ministria e mbrojtjes | 20% | Nuk dihet | Nuk dihet |
Ministria e brendshme | 2% | Nuk dihet | Nuk dihet |
Qyteti i Bagdadit | 12,5% | 79,16% | 0% |
Këshilli i lartë i drejtësisë | 0% | 100% | 0%
|
Sipas mesatares së përgjithshme në Irak me përjashtim të Kurdistanit 17% prej të punësuarve në institucionet e shtetit janë arabë sunitë, 68% janë shiitë dhe 5,4% janë kurdë.
Përktheu: M-r. Talha Kurtishi më shkurtesë
Revista El Bejan nr. 307