I thotë nëna e djalit nuses së saj, pasi që kishin kaluar muajin e mjaltit: Ke arritur që biri im të jetë më i përkushtuar në namazin në xhami, ke korrur sukses për tridhjetë ditë, në atë që unë dështova për tridhjetë vite. E sytë iu mbushën me lot!
Ajo ia ktheu: A e di oj nënë, rrëfimin për gurin dhe thesarin? Rrëfehet se kishte qenë një gurë i madh në rrugë ku kalonin njerëzit, e një njeri morri iniciativë vullnetare për ta thyer e larguar nga rruga. U mundua ky personi dhe e goditi atë gurë me tokmak 99 herë, e u lodh. Më pas, kaloi një njeri, kërkoi prej tij që t’i ndihmojë, dhe me të vërtetë morri ky njeri tokmakun dhe goditi dhe e theu atë me një goditje.
Surpriza ishte, se aty ndër gurë ishte një paketë e mbushur me ari. E ky personi tha: Kjo është e imja, unë e theva gurin.
E të dy shkuan për tu ankuar tek gjykatësi.
I pari tha: Të më jep një pjesë të thesarit, unë e godita atë 99 herë e më pas u lodha.
Tjetri tha: Thesari është i imi, unë e theva atë.
Atëherë gjykatësi i dha të parit 99 pjesë prej thesarit, dhe atij që kishte thyer vetëm një pjesë. Dhe i tha: O filan, po të mos ishin 99 goditjet, nuk do të ishte thyer guri me të njëqindtën.
Shejh Aid el karni
Përktheu: Shpend Zeneli