Po të thërras duke të përkujtuar për vlerën e uljes në tubimet e diturisë, vendet të cilët Allahu, az-ze ue xhel-le i ka veçuar duke i përmendur në praninë e melekëve më të afër :
1) Dëgjimi i Kuranit famëlartë.
2) Devotshmëria e vërtetë buron nga dituria.
3) Përderisa kërkon dituri je në rrugë të Allahut.
4) Melekët i ulin krahët e tyre në shenjë pajtimi me veprën e kërkuesit të diturisë.
5) Krijesat kërkojnë falje për kërkuesin e diturisë.
6) Allahu zbret qetësi në zemrat e tyre.
7) I kaplon mëshira e Allahut.
8) Në praninë e tyre tubohen melekët.
9) Allahu, subhanehu ue teala, e përmend (duke u krenuar me të) këtë mexhlis në praninë e melekëve.
10) Përfitimi i dobive të reja.
11) Dërgimi i salavatëve mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue sel-lem,. Kush dërgon një salavat mbi të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, Allahu, subhanehu ue teala, mbi të dërgon dhjetë salavate.
12) Me pjesëmarrjen ne këto tubime pakohet rreziku nga koha e humbur.
13) Me pjesëmarrjen në këto tubime pakohet rreziku nga përgojimi (gibeti) dhe bartja e fjalëve (nemime).
14) Në këto tubime takohen muslimanët dhe duke u përshëndetur me selam shtohet dashuria mes tyre.
15) Kërkimi i diturisë është prej adhurimeve më të vlefshme
16) Dhe çdo hap drejt adhurimit konsiderohet adhurim.
17) Allahu, subhanehu ue teala, i ngritë në grada të larta dijetarët.
18) Dijetarët zbërthejnë shumë nga enigmat e jetës.
19) Nëse diturinë e mësuar ua kumton të tjerëve do të shpërblehesh. me të njëjtin shpërblim sikur ata që i kë mësuar çdo herë kur të veprojnë me atë.
20) Përkujtimi i gjërave të harruara.
21) Dijetarët janë dëshmitarët e Allahut në tokë.
22) Dijetarët janë ata që përmirësojnë kur përhapet fesadi.
23) Dituria është me madhështore se sa sundimi me botën.
Në librin “Sherefu es-habil hadith” është shënuar ky rast:
Një ditë Ferexh En-Nubi, miku i halifës El Me’mun, filloi që t’ia përkujton halifës begatitë e Allahut ndaj tij dhe i tha: “Allahu ta ka dhënë fitoren, sundimin dhe shumë vende që i kë çliruar. Ummeti të respekton dhe i bindet urdhrave që ti i jep. As hiseja e dynjasë që të është dhënë nuk është e vogël.
Kur Me’muni i dëgjoj këto fjalë tha: Vaj për teje Ferexh. A e di se cila gjë është më e dashur për mua se gjërat që i numërove?
Ulja në një vend pranë dijetarëve të hadithit është me e dashur për mua se gjërat që i numërove.
24) Dijetarët thonë: Dituria është arma më e fuqishme.
25) Në tubimet e diturisë njoftohesh me mikun më të mirë, Librin
26) Argumentet e Allahut nuk i kupton kush pos dijetarëve.
27) Allahu, subhanehu ue teala, në Kuran, të Dërguarin e tij, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, e urdhëron me këto fjalë: “…dhe thuaj: “Zoti im, shtoma diturinë!”
28) I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, thotë: “E mallkuar (pa vlerë) është kjo dynja dhe çdo gjë në të është pa vlerë përpos përkujtimit të Allahut e ngjashmja me të, dijetarit dhe kërkuesit të diturisë” Transmeton Ibën Maxhe.
29) Vetëm duke kërkuar dituri kemi mundësi që ta zbatojmë porosinë e të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë: “Transmetojeni (atë që e dëgjoni ) prej meje “ Transmeton Buhariu.
30) Kush merr pjesë në tubimet e diturisë merr një pjesë nga trashëgimia e Resulullahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem,.
31) Dituria që e ke lan pas vetes të bën dobi edhe pas vdekjes.
32) Selefi me vite kanë udhëtuar me qëllim të marrin pjesë në tubimet e diturisë. J’akub ibën Sufjan El Fesevi tregon se plot 30 vjet ka udhëtuar për të kërkuar dituri.
33) Dijetaret e selefit kanë bërë gara që të arrijnë më herët në xhami dhe të ulen afër mësuesit. I njohur është rasti i Ibën Xhendel El Kurtubi i cili është lënduar duke shpejtuar që të arrijë i parë në tubimin e diturisë.
34) Dituria të mbron nga lajthitja dhe devijimi
35) Dituria është pajisja më e mirë e thirrësit
36) Dituria shton bindjen e njeriut
37) I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Allahu, subhanehu ue teala, i jep shkëlqim fytyrës së njeriut i cili dëgjon fjalën time pastaj e transmeton ashtu siç e ka dëgjuar” Transmeton Tirmidhiu
38) I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, thotë: “Që të shtoj diturinë është më e dashur për mua se sa të falem nafile” Transmeton Bezzari dhe Taberaniu. Albani këtë hadith e ka vlersuar si sahih.
39) Hasan el Basriu thotë: “Ditën e gjykimit do të peshohet ngjyra e penës me gjakun e dëshmorëve dhe ngjyra e penës do ta peshon gjakun e dëshmorëve” shih librin “Ihjau ulumid-din” të Gazaliut.
40) Thotë Ibën Kajjimi: “kush kërkon dituri për ta ngjallur Islamin është në gradën e siddikinëve (të sinqertëve) e grada e tyre është e dyta pas gradës së pejgamberisë shih “Miftahud-daris-seade”.
41) Njohja e fitneve na mbron nga sprovimi me të. Për shembull fitneja e Dexhxhalit kush i njeh cilësitë e tij nuk do ti beson.
42) Kush nuk ka dituri nuk ka mundësi që t’i zbaton obligimet e tij.
43) Nëse nuk ke dituri për gjërat e ndaluara shejtani të mashtron më lehtë
44) Tubimet e diturisë janë kopshte ku tubohet njerëzit e mirë
45) Kush merr pjesë në tubimet e diturisë ndihmon në ngritjen e fjalës së Zotit.
46) Kush ulët në atë tubim nuk do të pendohet.
47) Prezenca në këto tubime është sikur shkuarja tek shitësi i parfumeve. Nëse nuk blejmë (përfitojmë) asgjë do na freskon aroma e këndshme.
48) Me uljen para mësuesit vazhdojmë vargun e diturisë. (As-habët janë ulur para të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, pastaj tabi’inët para as-habëve dhe kështu me radhë gjeneratë pas gjenerate deri sot vazhdon kjo mënyrë e kërkimit të diturisë).
49) Nëse i përton kësaj përkujtoje ditën kur shumë njerëz do të thonë: “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen”.
50) Nëse mendon se ka mjaft kohë dëgjoi këto fjalë: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi nuk përgatiten fare për të.”
Përpiloi
M-r. Talha Kurtishi
Burimi: albislam.com