- Si quhej Faraoni i cili e luftoi Musain, alejhi selam?
– El Velid bin Mus’ab (ky është emri i vërtetë i Faraonit).
- Në kohën e cilit halife u bë çlirimi i Spanjës?
– Në kohën e halifes, Velid ibn AbdulMelikut.
- Kush ishte vëllai i Musait alejhi selam?
– Haruni, alejhi selam.
- Kush i tha Sulejmanit alejhi selam: ” Kam marrë vesh diçka që ti nuk e ke ditur”?
– Pupëza Hud Hud. (Shiko ajetin 22, të sures Neml).
- Si quhej nëna e Muavije ibn Ebi Sufjanit,- Allahu qoftë i kënaqur me të,- ?
– Hind bint (e bija) e Utbes Utbe.
- Kush ishte këshilltari kryesor i Faraonit?
– Hamani.
- Kush ishin dy melaiket që ua mësonin njerëzve sihrin (magjinë)?
– Haruti dhe Maruti. (Shiko: Bekare: 102).
- Kënd e dërgoi Sulejmani alejhi selam tek Mbretresha e popullit të Sebes?
– Pupzën Hud Hud. (Shiko: Sure Neml ; 22, etj).
- Cila sure paralajmroi afrimin e vdekjes së Muhamedit, sal-Allahu alejhi ue selem?
– Sureja en Nasr.
10.Kush janë zbukurim për Qiellin dhe gjuajtës të shejtanëve?
– Yjet.
11.Si quhej gruaja e Othman ibn Afanit, Allahu qoftë i kënaqur me të?
– Naile bint Ferafisa.
12.Kush është autor i librit: Rijadus Salihin?
– Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë.
13.Ceke një prej kushteve të pranimit të veprave?
– Nijeti (qëllimi) i mirë.
14.Allahu thotë në suren el Fatiha: ” Udhëzona në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që u ke dhënë mirësi, e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin tënd dhe as atyre që janë të humbur”, kush janë ata që janë të humbur?
– Krishterët.
15.Një nga mrekullit që Allahu ia zbriti Salihut, alejhi selam?
– Deveja. (Shiko: Hud-64, A’raf:73)
16.Pejgamberi alejhi selam thotë: ” Feja është………- si vazhdon hadithi?
– Feja është sinqeritet.
17.Cila ishte fitneja e parë e Beni Israilëve?
– Fitneja e Grave.
18.Kush ishte pejgamberi i parë i cili u dërgua tek jobesimtarët?
– Nuhi, alejhi selam.
19.Cila është sureja në të cilën përmendet Besmelja dy herë?
– Sureja en Neml.
20.Cila është sureja në të cilën janë përmbledhur të gjitha ajetet mbi trashigiminë?
– Sureja en Nisa.
Burimi: albislam.com
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.