ZBRITJA E KURANIT FAMËLARTË

ZBRITJA E KURANIT FAMËLARTË

0 6081

Kurani për herë të parë i zbriti Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, në natën e Kadrit në muajin e bekuar të Ramazanit, Allahu, xhele sha’nuhu, në lidhje me këtë thotë:

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ‌

“Na kemi filluar ta shpallim (Kuranin) në natën e Kadrit”.[1]

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُّبَارَ‌كَةٍ ۚ إِنَّا كُنَّا مُنذِرِ‌ينَ ﴿٣﴾ فِيهَا يُفْرَ‌قُ كُلُّ أَمْرٍ‌ حَكِيمٍ

“Na, me të vërtetë, e kemi shpallur (Kuranin) në natë të shenjtë, dhe Ne, me të vërtetë, jemi paralajmërues. Në atë (natë) zgjidhet çdo punë e gjykueshme (e paluhatshme).[2]

شَهْرُ‌ رَ‌مَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْ‌آنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَىٰ وَالْفُرْ‌قَانِ

“Këto ditë janë, ditët e muajit të ramazanit, në të cilin muaj ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me argumente të dokumentuara për rrugën e drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja”.[3]

Është diçka e njohur tek shumica e dijetarëve, madje janë të një zëri se, për të parën herë Kurani i ka zbritur të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem, atëherë kur ai ishte në moshën dyzetë vjeçare, e që ky mendim transmetohet edhe nga Ibn Abasi, Atau, Seid ibn Musejib, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. Dhe kjo moshë është mosha ideale kur njeriu arrin moshën e pjekurisë, të të menduarit e drejtë dhe bëhet plotësisht i vetëdijshëm në veprimet e tij.

Ai i cili u obligua që të përcjellë shpalljen nga Allahu deri tek Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte Xhibrili, alejhi selam, i cili është njëri prej melaqeve më të afërt tek Allahu, xhele sha’nuhu.

Allahu, xhele shanuhu, për Kuranin, ka thënë:

وَإِنَّهُ لَتَنزِيلُ رَ‌بِّ الْعَالَمِينَ ﴿١٩٢﴾ نَزَلَ بِهِ الرُّ‌وحُ الْأَمِينُ ﴿١٩٣﴾ عَلَىٰ قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنَ الْمُنذِرِ‌ينَ ﴿١٩٤﴾ بِلِسَانٍ عَرَ‌بِيٍّ مُّبِينٍ

“Dhe me të vërtetë, ai (Kurani), është Shpallja e Zotit të gjithësisë,atë e ka sjellë Shpirti i besueshëm (Xhibrili), në zemrën tënde që të bëhesh nga ata që paralajmërojnë,në gjuhën e qartë arabe”.[4]

Xhibrili është prej melaqeve më të veçantë si dhe me pozitë më të lartë ndër engjëjsh; Njashtu ai në mesin e melaqeve të tjera, gëzon respekt, ngase ai është engjëlli i cili i barti me besnikëri e pastërti amanetet e Allahut, e që kjo e bëri që të jetë bartësi i zbritjes së Kuranit nga Allahu, xhele ve ‘ala, deri tek Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem.

 Allahu, xhele sha’nuhu, thotë:

إِنَّهُ لَقَوْلُ رَ‌سُولٍ كَرِ‌يمٍ ﴿١٩﴾ ذِي قُوَّةٍ عِندَ ذِي الْعَرْ‌شِ مَكِينٍ ﴿٢٠﴾ مُّطَاعٍ ثَمَّ أَمِينٍ
“Me të vërtetë, Kurani është fjala e të Dërguarit fisnik (Xhibrilit), të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit, të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh)”.[5]

عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَىٰ ﴿٥﴾ ذُو مِرَّ‌ةٍ فَاسْتَوَىٰ ﴿٦﴾ وَهُوَ بِالْأُفُقِ الْأَعْ

“…E mësoi atë një (engjëll) me fuqi të madhe, me inteligjencë të lartë, e u paraqit (në formën e vet), duke qenë në sferat e larta (qiellore)”. [6]


قُلْ نَزَّلَهُ رُ‌وحُ الْقُدُسِ مِن رَّ‌بِّكَ بِالْحَقِّ لِيُثَبِّتَ الَّذِينَ آمَنُوا وَهُدًى وَبُشْرَ‌ىٰ لِلْمُسْلِمِينَ ﴿١٠٢﴾

“Thuaj: “E ka sjellë (Kuranin) Shpirti i pastër (Xhibrili) nga Zoti yt me të vërtetën, për t’i forcuar ata që besojnë – udhërrëfyes dhe sihariq për myslimanët”.[7]

Dhe kështu Allahu, xhele sha’nuhu, na i qartësoi cilësitë dhe pozitën e Xhibrilit, alejhi selam, i cili erdhi me shpalljen e Kuranit prej Allahut, xhele sha’nuhu, e që kjo aludon në madhështinë e madhe të Kuranit dhe përkujdesin e veçantë që ia bën Allahu, xhele sha’nuhu, këtij libri madhështor, si dhe na jep  të kuptojmë se Allahu nuk shpallë diçka të madhe, e në të mos të ketë porosi madhështore.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Kur’an, El Kadr: 1.

[2] Kur’an, Duhan: 3-4.

[3] Kur’an, El-Bekareh: 185.

[4] Kur’an, Shuara: 192-195.

[5] Kur’an, Tekvir: 19-21.

[6] Kur’an, En-Nexhm: 5-7

[7] Kur’an, Nahl: 102

GJITHASHTU NË ALBISLAM