MOSNXITIMI NË KORRJEN E FARËS

MOSNXITIMI NË KORRJEN E FARËS

0 1263

Mos xitimi në korrjen e farës

Mos e merr diturinë me ngutje, sepse ai i cili gjuan me nxitim e humb atë që e ka përshpejtuar, mirëpo pak e nga pak, me ditë e me net dhe shërohu me ilaçin e sinqeritetit me veprën tënde të vogël.

Kur të fillosh me nxënien e diturisë mos i lexo librat e krahasimeve, polemikave të gjata gjersa ti qëndron në fillim të rrugëtimin për drejt diturisë. Kur të fillosh të nxësh përmendësh tekstet e librave, mos nxë përmendësh tekstin e ndonjë libri vetëm për disa ditë, të cilën më të hershmit e kanë mësuar me muaj. Nga pedagogjia e dijetarit Muhammed Ibrahimit më nxënësit e tij ishte që çdo ditë të mësohen 3 vargje nga “El-filja” e Malikut, vetëm 3 hadithe nga “Bulugul-merami” si dhe vetëm 3 rreshta nga “Zadul-mustekni”, kështu që zadin e kryenin çdo tri vjet, madje me këtë metodë të ngadalshme të qetë e të sigurt dilnin nxënës të fortë në dituri, madje pati nga ata që u bënë edhe nga dijetarët më eminent e të shquar të kohës.

Prandaj dijetarët kanë ndenjur kohë të gjatë mbi librat e tyre.

Ibn Hazmi për një libër të tij që e ka shkruar thotë: “Dalja e këtij libri mua më ka kushtuar një pjesë të madhe të kohës sime.”1

Ibn Haxherit në përpilimin e librit “Fet’hul bari” komenti i “Sahihul Buhariut” i ka zgjatur 25 vjet duke e përpiluar.

Prandaj thirrësi nuk duhet që frytet e thirrjes së tij ti gjykojë me shumicën e atyre që i përgjigjen thirrjes së tij, mirëpo fokusimi i tij duhet të qëndrojë në sqarimin e thirrjes dhe në duhet ditur se ai nuk i ka në dorë zemrat e njerëzve që ai ti udhëzon ata. Allahu thotë: “I Dërguari i Allahut nuk ka tjetër obligim vetëm ta kumtojë shpalljen, Allahu di ç’publikoni dhe ç’mbani fshehtë.”2

Pra ti kumto, Allahu udhëzon, atë që dëshiron Ai me urtësinë dhe dijen e Tij. Allahu thotë: “Dhe ti nuk gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por Allahu (të ndihmoi) i gjuajti.”3 Sa e sa u mundua i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, që ta pranoj islamin xhaxhai i tij Ebu Talibi, mirëpo ai nuk e pranoi islamin edhe pse u vërtetua në shpalljen që i kishte ardhur nipit të tij. Pra nuk ndodhi ajo çfarë donte i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Ngase Allahu në Kur’an thotë: “Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për udhëzimin.”4

Madje ka pasur disa prej pejgamberëve që e kanë thirrur popullin e tyre me vite të tëra, kurse popujt e tyre nuk u janë përgjigjur thirrjes së tyre. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Më janë shfaqur mua shumë popuj, e pash një pejgamber me një njeri, një tjetër me dy e një tjetër me një grup, ndërsa kishte pejgamber i cili nuk kishte pas vetes asnjë pasues.”5

Këshilla e fundit është: vepro sinqerisht dhe mos u preokupo me frytin e veprës tënde.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_______________

1 Mudavetu-nufus fq. 5.

2 Maide: 99.

3 Enfal: 17.

4 Kasas: 56.

5 Transmeton Buhariu.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600