NAMAZI TË LARGON NGA IMORALITETI DHE VEPRAT E SHËMTUARA

NAMAZI TË LARGON NGA IMORALITETI DHE VEPRAT E SHËMTUARA

0 2099

“…Dhe kryeje namazin! Namazi, me të vërtetë, të largon (pengon) nga imoraliteti dhe nga çdo vepër e shëmtuar’’.[1]

Imam Sheukani, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefisirin e tij, thotë: “Kurvëria është njëra ndër veprat më të shëmtuara, e punët e irrituara në islam nuk lejohen, kurse në të njëjtën kohë muslimani e ka për obligim të largohet dhe të ruhet nga punët e liga. Si element kryesor i cili ia mundëson muslimanit ruajtjen dhe largimin nga punët e ndyta është falja e pesë kohëve të namazit”.[2]

Ibën Abasi, -Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, thotë; “Namazi është mburojë e muslimanit nga ndalesat dhe gjynahet në përgjithësi”.[3]

Gjithashtu Ibën Abasi thotë: “Atë të cilin namazi i tij nuk e largon nga zinaja dhe gjërat e tjera të shëmtuara (haramet), ai me namazin e tij vetëm se largohet nga mëshira e Allahut”.[4]

Ibën Mes’udi, -Allahu qoftë i kënaqur me të!-, thotë: “Cilido që e falë namazin, e ky namaz nuk ndikon që të urdhërojë në të mirë, e të ndalojë nga e keqja, ai me këtë ibadet nuk afrohet tek Allahu, mirëpo përkundrazi, veçse largohet nga i Madhërishmi dhe Mëshirëploti”.[5].

Përktheu dhe Përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

[1] Kur’an, Ankebut: 45.

[2] Shiko: “Fet’hul Kadir”, 4/291, Tefsir Ibn Kethir, 3/456, Tefsir Abdurrahman Sa’dit, 689.

[3] Shiko: Tefsiri Taberiut, 20/99, botimi i Darul Marifeh, Bejrut.

[4] Shiko: Tefsiri Taberiut, 20/99, botimi i Darul Marifeh, Bejrut.

[5] Shiko: Tefsiri Taberiut, 20/99, botimi i Darul Marifeh, Bejrut.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 585