17.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

GJYNAHET E MËDHA NË NJË GJYNAH TË VOGËL

Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿وَتَحْسَبُونَهُ هَيِّنًا وَهُوَ عِندَ اللَّـهِ عَظِيمٌ﴾

e keni konsideruar imtësi, por ajo tek All-llahu është e madhe”.(En-Nur: 15)

Ky është duhani. Disa mendojnë se është e thjeshtë, një cigare, mirëpo ja disa gjynahe të mëdha të cilat i sjell duhani për duhanxhiun duke mos e vërejtur ai:

  1. Të kryerit e gjynahut në sy të njerëzve: Transmeton Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, i cili thotë: Kam dëgjuar të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem, duke thënë:

“I gjithë umeti im është i falur, me përjashtim të atyre të cilët bëjnë gjynahe haptazi”.

Duhet të dish se çdo njeri i cili të shikon duke pirë duhan, do të dëshmoj kundër teje në ditën e Kiametit, andaj a ke mundësi të numërosh ata të cilët do të dëshmojnë kundër teje në këtë ditë të madhe?!

  1. Të vazhduarit në gjynah: Kjo ngase duhanxhiu mundohet të mbledhë rezerva të duhanit, para se ta kryej ndonjë punë për të cilën është përgatitur, me qëllim që të mos mbes pa të. P.sh: Nëse një duhanxhi udhëton në një shtet apo vend në të cilin nuk konsumohet duhani, do ta vëresh se ky njeri do të marrë cigare me vete aç sa të mos mbes pa të në vendin në të cilin qëndron. Kurse Ibnu Abasi, radijAllahu anhu, ka thënë:

“Nuk ka gjynah të madh nëse njeriu bën istigfar, ndërsa gjynahu i vogël shndërrohet në i madh, nëse është i vazhdueshëm”.

  1. Përsëritja e gjynahut: Gjatë njëzet e katër orëve, duke vazhduar kështu edhe tërë jetën. Duhanxhiu nuk përfundon thithjen e një cigareje vetëm se vendos apo e bën nijet ta ndez tjetrën.
  2. Mbytja e vetvetes, vetëvrasje e ngadalë: Mjekët janë unanim se duhani përmban elemente të cilat janë helmuese dhe vrasëse.
  3. Mos respektimi i prindërve: Sa nga prindërit kërkojnë prej fëmijëve të tyre lënien e duhanit, mirëpo ata refuzojnë, gjë e cila sjell dëshpërim dhe mërzi tek prindërit.
  4. Zhytja e shtëpive të Allahut: Si dhe të penguarit e muslimanëve dhe melaikeve me erën e keqe të duhanit. I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka ndaluar ngrënësin e qepës dhe të hudhrës të futet në xhami, andaj si do të jetë çështja e erës së keqe të duhanit?!
  5. Dëmtimi i muslimanëve: Si gruaja e tij, fëmijët e tij, dhe atyre të cilët nuk e konsumojnë duhanin. Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ‌ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُّبِينًا﴾

Kurse ata, të cilët, i ofendojnë apo dëmtojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetëm me shpifje dhe mëkate haptazi”.(El-Ahzab: 58)

Vëlla shitës i duhanit: Allahu të udhëzoftë, dije se ti je kryerës i një vepre të Iblisit (shejtanit) në mënyrën më të duhur të mundshme, dhe ajo është çrregullimi në tokë dhe të penguarit e njerëzve që ti binden Allahut të Madhërishëm.

Do të sjellim hisen tënde të thjeshtë nga shpërblimi i shërbimeve tua për armikun e Allahut, Iblisin:

  1. Në pasurinë tënde hallall, ke futur atë haram, dhe kjo pasuri haram ta shndërron edhe atë pjesë të hallallit në haram, pasuri nga e cila ushqehesh ti, familja dhe fëmijët tu.
  2. Zhvlerësimi i lëmoshës të cilën e dhuron për bamirësi, ngase Allahu është i Pastër dhe nuk e pranon vetëm se të pastrën.
  3. Çdo cigare e cila konsumohet, me të i behet gjynah Allahut, andaj ti ke hise në të, përveç kësaj ndoshta gjynahe të shumta të regjistrohen në të njëjtën kohë.
  4. Të privuarit nga dashuria e Allahut të Madhërishëm për ty. Allahu Fuqiplotë thotë:

“All-llahu nuk i do ngatërrestarët”.(El-Maide: 64)

Përktheu: Ramil Sherifi

 Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...