7.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

NXITJE PËR PENDIM

“O ju që kei besuar! Pendohuni sinqerisht te Allahu, se Zoti juaj mund t’ua shlyejë gabimet tuaja e t’ju shpiejë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt, në Ditën në të cilën Allahu nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që bashkë me të kanë besuar; drita e tyre ecë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata thonë: “O Zoti ynë, plotësona dritën tonë dhe falna neve, sepse, Ti, me të vërtetë, je i Plotëfuqishëm.” (Tahrim: 8).

“Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin!.” (Nurë: 31)

”Dhe ata, që kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun – dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre. E kush falë mëkatet përveç Allahut? – Ata nuk ngulmojnë në atë që kanë punuar, e ata e dinë këtë. Shpërblimi i tyre është falja madhështore (e mëkateve) nga ana e Zotit të tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenjt! E në to do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky, për ata që punojnë vepra të bukura!.” (Imran: 135-136).

“E, përse ata nuk pendohen, (të kthehen te Allahu) e të kërkojnë ndjesë nga Ai? Se, Allahu, është falës dhe mëshirues.” (Maide: 74).

“Allahu është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe prej padijenisë, e shpejt pendohen; e këtyre Allahu ua pranon pendimin. Se, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm. Nuk pranohet pendimi i atyre, që vazhdimisht bëjnë të këqija për derisa t’u arrijë vdekja; e atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë mohues, për këta, Na kemi përgatitur dënim të dhembshëm.” (Nisa: 17-18).

“E, ai që pendohet dhe punon vepër të mirë, është i kthyer krejtësisht kah Allahu.” (Furkan: 71).

“Ata (engjëjt) që e mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij, si dhe lypin falje (prej Allahut) për ata që kanë besuar (duke thënë): “O Zoti ynë, Ti përfshinë çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë; prandaj fali ata që janë penduar dhe që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të ferrit!.” (Gafir: 7).

“Përveç atij që pendohet, dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Allahu , ua ndërron veprat e këqia në të mira. E, Allahu është falës e mëshirues.” (Furkan: 70).

“Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar.” (Zumer: 53).

Transmetohet nga Ebu Musa,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Me të vërtetë Allahu aze ue xhele e shtrinë dorën natën që të pendohet ai që ka bërë mëkate ditën. Dhe e shtrinë dorën e Tij ditën që të pendohet ai që ka bërë mëkat natën, (kështu vazhdon) derisa të lind dielli nga perëndimi.”[1]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Me të vërtetë besimtari kur bën mëkat do t’i bëhet atij një pikë e zezë në zemrën e tij. Nëse pendohet, largohet nga mëkati dhe kërkon falje, atëherë i largohet pika e zezë (i pastrohet zemra). (Nëse nuk pendohet) Nëse i shton mëkatet, i zmadhohet pika e zezë në zemër,(vazhdon kështu) derisa t’i mbulohet zemra e tij me pika të zeza. E ajo është Rani (prishje) për të cilën Allahu tha: ” E, nuk është ashtu! Por, veprat e tyre (të këqia) i kanë ndryshkur zemrat e tyre (i kanë nxirë).” (Mutafifin: 14).”[2]

Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Me të vërtetë Allahu ia pranon robit të Tij pendimin, derisa t’i vijë shpirti në gargara (në fyt).”[3]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu aze ue xhele ka thënë: ” Un jam për robin Tim, ashtu siç mendon ai për Mua. Dhe jam me robin Tim, përderisa ai më përmend Mua. Pasha Allahun, nuk ka aspak dyshim se Allahu gëzohet më tepër për pendimin e robit të Tij, sesa ai që gëzohet në çastet kur e gjen kafshën e tij të humbur në shkretëtirë. Ai i cili më afrohet një pëllëmb, i afrohem atij në kut. Ai i cili më afrohet një kut, i afrohem atij një krah. Ai i cili drejtohet nga Unë duke ecur, Unë do drejtohem drej tij me vrapim (shpejtësi).”[4]

Transmetohet nga Ebu Dherri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kie frikë Allahun kudo që je, pas çdo vepre të keqe veproje një vepër të mirë, sepse ajo (vepra e mirë) do ta shlyej atë ( veprën e keqe), dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.”[5]

Transmetohet nga Imran Ibn Husajni,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se një ditë erdhi një grua tek Pejgamberi alejhi selam, e cila kishte mbetë shtatëzënë gjatë aktit seksual (por në imoralitiet- zina), dhe i tha: O i dërguar i Allahut, unë kam bërë mëkat, për të cilin ekziston denimi, andaj miratoe dënimin mbi mua. Pejgamberi alejhi selam e thirri uelijin (përgjegjësin) e saj dhe i tha: ” Përkujdesu për të derisa të lind fëmijën, e pastaj sille këtu pas lindjes.” Përgjegjësi i saj e solli, pejgamberi, alejhi selam, urdhëroi që t’i shtrëngohen apo lidhen mirë rrobet e saja, më pas dha urdhërin për gurrëzimin e saj dhe u gurrëzua. Pastaj, pejgamberi alejhi selam ia fali namazin e xhenazes, Omeri ( i habitur) pyeti: O i dërguar i Allahut, ia fale (namazin) xhenazen, kurse ajo kishte kryer imoralitet. Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj: ” Ajo ka realizuar pendim të sinqertë, dhe sikur të ndahej pendimi i saj ndërmjet shtatëdhjetë banorëve të Medinës, do të mjaftonte. Dhe a ke parë diçka më mirë sesa t’ia dhurojë Allahut të Madhëruar shpirtin me dorën e saj.”[6]

Autor: Muhamed Ahmed el Adeuiju.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (Shënon: Muslimi: 2759 dhe Nesaiu).

[2] (Shënon: Tirmidhiu: 3334, Nesaiu, Ibn Maxhe: 3244, dhe Ibn Hibani në sahihun e tij: 930. Tirmidhiu thotë se hadithi është sahih).

[3] (Shënon: Ibn Maxhe: 3425, Tirmidhiu: 3537, dhe thotë se Hadithi është Hasen(i mirë).

[4] (Shënon: Muslimi: 2675, Buhariu: 7405).

[5] (Shënon: Tirmidhiu: 1988, dhe thotë se hadithi është hasen).

[6] (Shënon: Muslimi- 1696).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...