“Selamu aljekum ve rahmetullahi ve bereketuhu”. Një fjali madhështore, e bukur, dhe shumë këndshme, me të cilën një musliman ndjen kënaqësi kur e shqipton apo e dëgjon atë. Ajo ka një pozitë të veçantë dhe të dalluar. E si jo, kur ajo është përshëndetje me të cilën është i kënaqur Allahu, i Lartësuar. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Selam, është emër prej emrave të Allahut të Madhëruar, Allahu e vendosi në tokë, andaj përhapeni selamin mes jush”.
Gjithashtu ka thënë: “Allahu e krijoi Ademin në një fizionomi, gjatësia e të cili ishte gjashtëdhjetë parakrah, kur e krijoi tha: Shko dhe përshëndeti me selam atë grup. Ata ishin një grup prej melaqeve, dëgjo përshëndetjen e tyre, ngase ajo është përshëndetje për ty dhe pasradhësit e tu. Shkoi dhe u tha: Selamu alejkum. Ata i thanë: Selamu aleje ve rahmetullah. Dhe shtuan: Ve rahmetullah”. E transmeton Muslimi.
I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk do të hyni në xhenet përderisa të besoni, e nuk do të besoni përderisa të duheni mes vete, a t’ju tregoj për një gjë që nëse e veproni do të duheni? Përhapeni selamin mes jush”.
Dhe ka thënë: “Njeriu më koprrac është ai që bëhet koprrac për selam”.
Umejr ibn Vehb, radijallahu anhu, kur hyri tek i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha: ‘Mëngjes të begatshëm’. Që ishte një përshëndetje e kohës injorancës. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem i tha: “Allahu na ka nderuar me një përshëndetje më të mirë se përshëndetja jote, o Umejr, (ajo është) Selami, përshëndetja e banorëve të xhenetit”.
Sahabët ishin shumë të përkushtuar në praktikimin e kësaj vlere dhe përfitimin e mirësive të saja. Abdullah ibn Omer kalonte nëpër treg, jo për ndonjë nevojë, por vetëm se për të përshëndetur me selam gjithë njerëzit, të miturit e të moshuarit, duke synuar shtimin e të mirave dhe shlyerjen e të këqijave, përfitimin e faljes, mëshirës dhe hyrjen në xhenetin e gjerë.
Sa krenar që duhet të jetë besimtari me këtë përshëndetje e të vepron në përhapjen e saj në gjitha vendet e kohërat, me përjashtim ndaj çifutëve dhe të krishterëve, ndaj tyre nuk fillojmë me selam, sikur që na ka mësuar i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem.
Është përshëndetje e cila nuk duhet përkufizuar me ndonjë mjet komunikimi, qoftë ballafaqimi me selam ndaj atij të cilin e takon, apo nëpërmjet telefonit, apo nëpërmjet mjeteve bashkëkohore të komunikimit, siç është ‘Skype’, ‘ËhatsApp’, e shumë të tjera. Që kohën e fundit kanë hasur pranim të madh në gjithë botën, gjithashtu në shoqërinë tonë, ka një ndikim të madh. Njerëzit, siç është e zakontë, dallojnë për nga përfitimi nga këto mjete, prej tyre që i përdorin për mirësi, e disa për ligësi.
Nga ndikimet më të rëndësishme pozitive është se lehtësojnë kontaktin mesfamiljar, shoqëror, si dhe kontribuojnë në shtimin dhe forcimin e lidhjeve, bile është bërë një mjet i thirrjes shumë i dobishëm. Sa të bukura që janë përshëndetjet e mëngjesit dhe mbrëmjes të cilat na vijnë gjithë neve! Por, po të kishin qenë këto përshëndetjen bazuar në metodologjinë e islamit dhe sunetit të pejgamberit, andaj, shumë prej përshëndetjeve të cilat përdoren “Mirëmëngjesi”, “Mirëmbrëma”, e të tjera. E duke dërguar njëri tjetrit kartela me të njëjtin kuptim, padyshim se këto janë shumë të bukura dhe kanë ndikim të madh tek njeriu,por sikur të ishin paraprij me përshëndetjen islame!
Komisioni i përhershëm për studime shkencore dhe fetva, në lidhje me këto lloje të përshëndetjeve deklaron: “Nuk ka gjë në to, por të jenë pas përshëndetjes me selam, dhe pas përgjigjes, nëse personi e përshëndet atë”. (24/115)
Gjithashtu është pyetur komisioni i përhershëm: “Tek ne në Egjipt, zakon është që në mëngjes të përshëndesim duke thënë: Mirëmëngjesi o filan! Cila është dispozita fetare në lidhje me këtë përshëndetje?
Janë përgjigjur: Falënderimi i takon Allahut! Përshëndetja e islamit është “Selam alejkum”, e nëse shton “ve rahmetullahi ve bereketuhu” është më me vlerë, e nëse e përshëndet pas kësaj me “Mirëmëngjesi” nuk ka gjë të keqe, por, të mjafton vetëm me përshëndetjen “Mirëmëngjesi”, pa mos thënë “Selam alejkum” ka vepruar gabimisht”. (24/119)
Pra, të kontribuojmë në përhapjen e kësaj përshëndetje në të gjitha mjetet e komunikimit. Duke shpresuar nga Allahu, mirësitë dhe begatitë, Ai me të vërtetë i përgjigjet lutjeve.
Huvejda Fevaz el Fevaz
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com