Fëmijët janë kënaqësia e syve të prindërve të tyre, dhe mbi prindërit, bie përgjegjësia e edukimit të tyre. Projekti i edukimit është projekti më i rëndësishëm në jetën e prindërve! Në vazhdim do t’i sjellim disa rregulla, ku prindi, mirë kishte qenë që fëmijëve t’ua mëson, dhe t’ua bën ligj dhe rregull shtëpie:
- Namazi në kohën e vet.
- Fjalët, ju lutem dhe ju falënderit, janë me rëndësi.
- Pa rrahje, pa mallkim, pa sharje, dhe pa fjalë që e dëmtojnë moralin.
- Shprehu për ndjenjat e tua, me edukatë dhe me qartësi.
- Mbylle atë që e hape, dhe ngrite atë që e zbrite, dhe bëje vendin të jetë më mirë se që ishte.
- Dhoma jote është përgjegjësia jote.
- Kur tjetrit flet, dëgjoje, dhe mos e ndërpre atë që flet.
- Jep selam kur hyn dhe kur del.
- Kush nga shokët juaj na viziton duhet ti respekton ligjet e tona.
- S’ka ushqim brenda dhomës.
- Në gjumë para orës 10.
- Ndalohet përdorimi i çdo mjeti elektronik kur familja janë të ulur bashkë.
- Gjatë ushqimit s’ka vend për mospajtime.
- Secili e bart përgjegjësinë e ruajtjes së shtëpisë dhe gjërave të saj.
- Askush mos të hynë në dhomën e tjetrit kur është vet, pa leje dhe pa trokitur në derë.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com