- Kush ishte komandant i muslimanëve në betejën e Kajravanit?
-. Handhale ibn Safuan.
- Kush është jobesimtari për të cilin pejgamberi, alejhi selam, bëri këtë dua: “O Allahu im, dërgoja një luan nga luanët e Tu”?
– Utejbe ibn Ebu Leheb (djali i Ebu Lehebit).
- Kur u zhvillua beteja e Hitinit?
– 1. Në vitin 583 Hixhri – 1187.
- Në cilën suren është përmendur emri i Allahut në çdo ajet ?
– Muxhadele.
- Cilën shprehje (lutje) e përdorte pejgamberi, alejhi selam, kur falte namaz gjatë luftës së Bedrit?
– “O Ti i Cili jeton përgjithmonë dhe Zotëron (mbi të gjitha krijesat).”
- Cila sure fillon pa Besmelen?
– 1. Maide 2. En’am 3. Teube (e saktë)
- Ceke një nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet?.
– 1. Zubejr Ibn Auam (e saktë) 2. Bilal Ibn Rebah 3. Halid Ibn Velid
- Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Merrne gjysmën e fesë suaj nga kjo bardhoke”, për kë është fjala ?
– Aisheja, radijallahu anha.
- Në cilën ditë Allahu i mbron dhe largon robërit e Tij nga zjarri i Xhehenemit?
– 1. Ditën e Arafatit (e saktë) 2. Ditën e Xhumasë 3. Natë e Kadrit
- Kush e tha këtë thënie: (I biri) tha: “Unë do të strehohem në bjeshkën, e cila do të më ruajë nga uji”?
– 1. Firaoni 2. Hamani 3. Kenani (djali Nuhit alejhi selam) – (e saktë) (Shiko: Hudë- 34).
- Për kë tha pejgamberi, alejhi selam: “Nuk ka mundësi të mos e ndrroj rrugën shejtani kur të sheh ty duke kaluar në të njejtën rrugë me të”?
– 1. Ebu Bekr es Sidikun 2. Omer ibn Hatabin (e saktë) 3. Othman ibn Afani
- Jahudija i cili e pranoi Islamin dhe e la amanet që t’ia dhuronin të gjithë pasurinë e tij pejgamberit, alejhi selam, nëse vritet në betejën e Uhudit, për kë është fjala?
– Muhajriki.
- Cila ishte sureja të cilën e lexonte pejgamberi, alejhi selam, në farzin e sabahut (rekatin e dytë) në sabahun e ditës së xhuma?
– 1. Mulk 2. Xhumua 3. Insan (e saktë)
- Kur ka ndodh beteja e Hunejnit?
– 1. Në vitin 8 Hixhri (e saktë) 2. 5 Hixhri 3. 9 Hixhri
- Sa herë është përsëritur në suren Rrahman ky ajet: فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ
E, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni (mohoni)?!
– 1. 17herë 2. 57herë 3. 31herë (e saktë)
- Sa ramazane agjëroi Muhamed, alejhi selam?
– 1. Shtatë 2. Gjashtë 3. Nëntë (e saktë)
- Ku u varros Othman ibn Afani?
– 1. Në Medine – varrezat e Bekijes (e saktë) 2. Në Meke 3. Në Taif
- Kush ishte pejgamberi i Allahut i cili nuk hante asgjë, pos atë që kishte punuar me duart e tij?
– 1. Jusufi, alejhi selam 2. Davudi, alejhi selam (e saktë) 3. Ibrahimi, alejhi selam.
- Kush ishte fëmija i parë i Ademit, alejhi selam?
– 1. Kabili (e saktë) 2. Habili 3. Shisi
Autor: Muhamed ibn Muhajfudh
Nga arabishtja: Suad B. Shabani
Burimi: albislam.com