RESPEKTIMI I PRINDËRVE

RESPEKTIMI I PRINDËRVE

0 4674

Falënderimet dhe Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjën e tij, shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij

Dhe më pastaj: Allahu i madhëruar na ka urdhëruar respektimin e prindërve si dhe na ka lajmruar për obligimet të cilat i kemi karshi tyre në shumë ajete Kur’anore:

“Adhuronie Allahun, mos i bëni kurrnjë shoq Atij; bëni mirësi prindërve.” (En Nisa: 36).

“Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti. Lëshoj para tyre krahët tuaj të përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë edukuar kur isha unë i vogël!” (El Isra: 23-24).

“Dhe, Ne, i kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka bartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. (Dhe i kemi thënë njeriut): “Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”. (Lukman: 14).

Këto ajete Kur’anore na mësojnë se obligohemi t’i respektojmë, të jemi bamirës, t’i falënderojmë prindërit tanë, sidomos kur kujtojmë vështirësitë e nënës e cila na barti në barkun e saj, vështirêsitë e lindjes, etj.

Dhe respekti ndaj prindërve, përmbledh furnizimin me ushqim, para, kur ata kanë nevojë për këtë gjë.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes’udi,- radijAllahu anhu!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- është pyetur se cila vepër është më e mira? Tha: Namazi në kohën e vet. U pyet prap: Pastaj cila? Tha: Respektimi i prindërve. U pyet prap: Pastaj cila? Tha: Xhihadi(Lufta) në rrugën e Allahut. (Buhariu: 2782, Muslimi: 85).

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amrun,- radijAllahu anhu!,- se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kënaqësia e Allahut qêndron në kënaqësinë e prindërve, kurse hidhërimi i Allahut qëndron në hidhërimin e prindërve.”  (Tirmidhiu: 1900, Ibn Hibani: 2026, Hakimi: 4/151-152,Shejh Albani e vlerêsoi hadithin si sahih(të saktë) në Sahih el Xhami: 3507).

Hadithe në lidhje me rrespektin dhe bamirësinë ka shumë.

Ndërsa, e kundërta e respektimit është mosrespektimi, dhe kjo është prej mëkateve më të mëdha, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit,- salallahu alejhi ue selem!,- ku thotë: ” A doni t’ju lajmrojë se cilat janë mëkatet më të mëdha? Këtë e përsëriti tre herë pejgamberi alejhi selam. Sahabët iu përgjigjën: Po, o i dërguar i Allahut. Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: T’i bësh ortak Allahut dhe mos t’i respektosh prindërit…….” (Buhariu: 2654, Muslimi: 87, prej hadithit të Ebi Bekretes,- radijAllahu anhu).

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amrun Ibn Asi,- radijAllahu anhuma!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Prej mëkateve të mëdha është sharja(ofendimi) i prindërve! Sahabët e pyetën: O i dërguar i Allahut, a ka njeri që i ofendon apo shanë prindërit e tij? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Po, e ofendon babën e dikujt, e ai ia kthen duke e ofenduar babën e këtij, e ofendon nënën e dikujt, e ai ia kthen duke e ofendu nënën e këtij.” (Buhariu: 5973, Muslimi: Muslimi: 90).

Obligim është për çdo musliman e muslimane që të kujdeset për respektin e prindërve të tij, t’i bëjë mirë atyre, sidomos kur ata janë në moshën e shtyer të pleqërisë, duke u larguar nga çdo gjë e cila shpie drejtë mosrespektimit të tyre, qofshin ato fjalë apo vepra.

Allahu është Ai i cili i forcon muslimanët dhe i shpie drejtê gjërave përmes të cilave kënaqet Allahu, i ndihmon atyre të kujdesen për prindërit e tyre, mbajtjes së lidhjeve farefisnore, dhe i qorton ata nga mosrespektimi i prindërve dhe i këputjes së lidhjes farefisnore . Njashtu i largon nga çdo gjë që e hidhëron Atë, dhe i ofron drejtë Rahmetit të Tij, Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua ue Mekalàt Muteneuiah: 8/306-308).

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 3123