DOBITË E BESIMIT NË MELAIKE

DOBITË E BESIMIT NË MELAIKE

0 1710

Besimi në Melaike ka disa dobi të çmuara, e ato janë:

  1. Dituria në lidhje me madhështinë, fuqinë dhe mbizotërimin e Allahut, sepse madhështia e krijesës tregon për madhështinë e Krijuesit.
  2. Falënderimi i Allahut për kujdesin e Tij ndaj bijve të Ademit, saqë Allahu ka vendosur disa nga melaiket e Tij që të kujdesen për bijtë e Ademit (njerëzit), t’i ruajnë veprat e tyre (t’i shënojnë veprat e bijve të Ademit në regjistrat e tyre), etj.
  3. Dashuria e bijve të Ademit ndaj melaikeve për adhurimin e madh që ia bëjnë melaiket Allahut. Disa njerëz të devijuar nga binarët e Islamit e kanë mohuar faktin që melaiket e Allahut kanë trup.

Këta njerëz të humbur janë të mendimit se melaiket janë si forcë imagjinare e përkryer, e jo trup.

Dhe ky mendim i tyre përgënjeshtron qartazi librin e Allahut, sunetin e pastër Profetik dhe të gjithë muslimanët.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

Falenderimi qoftë për Allahun, krijuesit të qiejve, dhe Tokës, i cili i ka bërë engjëjt pejgamberë me krahë, me nga dy, tre dhe katër. Ai shtonë krijimtari çka të dojë. Allahu, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë.” (Fatir: 1).

“E sikur t’i shihje ti se si ua merrnin shpirtërat engjëjt – mohuesve, duke i rrahur në fytyrë dhe shpinë (para e pas) dhe duke (ju thënë): “Shijonie dënimin e zjarrit.” (Enfal: 50).

“Kush është më zullumqar i madh se ai, që trillon gënjeshtra për Allahun ose që thotë: “Mua më është shpallur”, por asgjë nuk iu ka shpallur atij. Dhe ai që thotë: “Unë do ta shpalli të njëjtën gjë çka ka shpallur Allahu”. Ah! T’i shohësh zullumqarët kur janë në mundimet e vdekjes, e engjëjt zgjasin duart (për t’ua marrë shpirtin, duke thënë): “Mirrni shpirtërat tuaj!” Sot ju do ndëshkoheni me dënim të poshtëruar për shkak të pavërtetave që i keni thënë për Allahun dhe që jeni krenuar (duke mos besuar) versetet e Tij.” (Enam: 93).

“Për dikë tek Ai nuk bënë dobi angazhkmi, përpos atij që i jep leje për të. E, kur të hiqet frika nga zemrat e tyre, i thonë (shoqi-shoqit): “Çka tha Zoti juaj?” Përgjigjen: “Të vërtetën!” Ai është i lartësuar dhe i madh.” (Sebe: 23).

“Xhenneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata, dhe prindërit e tyre, dhe gratë e tyre, dhe pasardhësit e tyre – ata ë kanë qenë të mirë (që kanë besuar), e engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë: (e ju thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, meqë keni duruar, e sa përfundim i bukur që është ky!.” (Rrad: 23-24).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse Allahu e do një rob, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: ” Allahu e do filanin, andaj duaje edhe ti! Dhe Xhibrili e do atë. Xhibrili i thërret melaiket (banorët) e qiellit dhe u thotë: Allahu e do filanin, andaj duajeni edhe ju atë! Dhe e duan banorët e qiellit dhe i vendoset pastaj atij pranimi në tokë.” (Shënon: Buhariu).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Në ditën e Xhuma, në çdo derë tek të gjitha xhamitë qëndrojnë melaike të cilat shënojnë në regjistrat e tyre se kush po hy i pari në xhami. Dhe, kur ulet imami, melaiket i mbyllin regjistrat e shënimeve dhe afrohen e dëgjojnë përmendjen e Allahut.” (Shënon: Buhariu).

Dhe në fund!

Këto argumente na mësojnë dhe tregojnë qartazi se melaiket janë trup dhe jo forcë imagjinare, siç mendojnë të devijuarit.

Dhe në përputhje me argumentet e lartëpërmendura muslimanët janë të një zëri se melaiket janë trup e jo forcë imagjinare.

Autor: Shejh Muhamed Ibn Salih el Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 586