9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

VLERA E DEVOTSHMËRISË

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “O njerëz! Frikësojuni Allahut, i Cili ju krijoi prej një individi, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë mashkuj e femra. Dhe frikësojuni(bëhuni të devotshëm) Allahut, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore. Se, Allahu, me të vërtetë, është përherë mbikëqyrës i juaji.” (Nisa: 1).

“O besimtarë! – frikësojuni Alahut ashtu si duhet t’i frikësoheni dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!.” (Imran: 102).

“O besimtarë, frikësojuni Allahut, dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen, duke mos e kundërshtuar Allahun, sepse, Ai di çdo gjë që punoni ju.” (Hashr: 18).”

“Tregoju (o Muhammed!) saktësisht atyre (popullit tënd) ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata therrën kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Tha – njëri: “Tu gjithsesi do të mbysë”. Tjetri tha: “ Allahu pranon (kurbanin) vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh(vetëm prej atij që është i devotshëm).” (Maide: 27).”

“E kush i frikësohet Allahut, Ai i bënë rrugëdalje atij, dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret.” (Talak: 2 – 3).

“Na u kemi rekomanduar (porositur) atyre, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe juve: “ Frikësojuni Allahut! E, nëse mohoni (do të ndëshkoheni).” (Nisa: 131).

“O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit (të bëni dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës), do t’ju mbulon mëkatet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu është bamirës i madh.” (Enfal: 29).

“Ky libër, është i padyshimtë, udhëzues për të(të devotshmit) gjithë ata që i frikësohen dënimit të Allahut.” (Bekare: 2).

“Ky është xhenneti që ia japim në trashëgim robërve Tanë, të cilët(janë të devotshëm) janë ruajtur nga mohimi.” (Merjem: 63).

“Dhe, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve(të devotshëm).” (Shuara: 90).

Transmetohet nga Ebu Dherri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” rikësoju Allahut kudo që të jesh, dhe pas çdo veprimi të keq pasoje një veprim të mirë (sepse veprimi i mirë e shlyen të keqin) si dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.” (Shënon: Tirmidhiu: 1987, dhe thotë se hadithi është hasen (i mirë).

Komentim i përgjitshëm:

Takvallëku apo devotshmëria është: Të vendosësh një perde mes teje dhe dënimit të Allahut, duke i vepruar urdhëresat e Allahut si dhe duke u larguar nga ndalesat e Allahut.

Devotshmëria është përmbledhja e çdo mirësie në dynja dhe ahiret.

Allahu i porositi ata që ishin para nesh, neve dhe ata që do vinë pas nesh që të pajisen me devotshmëri.

Allahu na lajmëroi se veprat e mira i pranon vetëm nga ata që janë të devotshëm.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Vlera e devotshmërisë në sheriatin e Allahut.
  2. Devotshmëria është pêrmbledhja e të gjitha punëve të mira.
  3. Devotshmëria është shkak i zgjerimit të rrizkut.
  4. Devotshmëria është shkak për tejkalimin e vështirësive dhe shpëtimin nga sprovat e ndryshme.
  5. Devotshmëria është nga shkaqet kryesore të fitmit (të Xhenetit) apo hyrjes në Xhenet.

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...